Dosja penale “Kompleksi Partizani” është përsëri në lajme tani, pasi politikanet e perdorin edhe njëherë për të sulmuar njeri tjetrin. Tani drejtojne gishtat e akuzojne njeri tjetrin per vjedhje, por rreth 15 vite me pare, asnjeri nuk ngriti zerin kur grabitja e terreneve po ndodhte para syve te te gjitheve. Njera parti drejtonte Shqiperine, e tjetra Tiranen.

Tifozët bënë protesta të shumta, por gjithshka ishte vendosur. Për 72 vjet aty u rriten sportistët më të njohur të Shqipërisë në shumë sporte të ndryshme. Dhe disa vite me pare i erdhi fundi kesaj epoke.

Kompleksi kishte një sipërfaqe prej 33,000 metër katror, dhe u shit për vetëm 100 milionë lekë. Ai ishte pronësi e Ministrisë së Mbrojtjes, por per fat te keq ishte ne nje pozicion te lakmishem, jo shumë larg nga qendra e Tiranës. Dhe kjo ishte arsyeja pse Partizani duhej te debohej. Tani aty jane 17 kulla me nje që vlejnë 4.000 herë më shumë se sa çmimi i shitjes së kompleksit.

Ishte dicka e rralle ne futbollin shqiptar. Nje skuader ne Superlige, apo edhe ne Kategorine e Pare, qe nuk kishte fusha ku te stervitej apo një stadium ku të luante ndeshjet e kampionatit. Këto ishin vite kur rrallehere presidentat e klubeve paguanin rrogat ne kohe. Dhe Partizani duhej të paguante çdo ditë për tu stervitur, dhe pastaj çdo dy javë te paguante klubin rival të Tiranës per të perdorur stadiumin që j’u fal nga bashkia.

Aty nisi dhe rënia e Partizanit, pasi jo vetem që u veshtirusuan financat, por dhe u shua e ardhmja pasi as ekipet e moshave nuk kishin terrene për tu stervitur. Shto ketu edhe sportet e tjera si volejbolli, basketbolli etj qe ngelën pa palestër. Keto probleme vazhdojne edhe sot, por duket se zgjidhja po vjen fale kompleksit te ri, te pakten per futbollin.

Shkruani mendimet tuaja në komentet e mëposhtëme!

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin