Pse Partizani duhet t’u besojë lojtarëve shqiptarë (Video)

Te Partizani kane kaluar shume lojtare nder vite, dhe sidomos pas viteve ’90 shume prej tyre kane qene te huaj. Megjithate nese beni nje liste per lojtaret me te mire qe kane veshur kete fanelle, veshtire se do te rendisni shume lojtare te huaj aty.

Lista sigurisht do te kete shume lojtare shqiptare nga Shqiperia dhe Kosova. Jane plot ata qe kane lene gjurme dhe me pas kane bere edhe karriera shume te sukseshme. Thjesht mund te lexoni historine e Partizanit ketu. Ose hidhini nje sy komenteve per lojtaret me te mire nga Kosova.

Keta kane treguar se nuk ka nevoje te besh shpenzime te medha per te gjetur lojtare te medhenj. Thjesht ne vitet e fundit jane shembuj si Alban Hoxha apo Xhuliano Skuka. Pastaj jane jane edhe Ramadani, Rrahmani, Trashi e shume te tjere. Jo vetem qe nuk ka pasur nevoje te shpenzojne shume per ti sjelle ne skuader, por Partizani edhe ka perfitur nga kartoni i tyre.

Kur Partizani kishte kompleksin e vet ishin dhe nje liste agjate lojtaresh qe u rriten ne ekipet e moshave. Kjo ka qene e veshtire ne vitet e fundit pa nje shtepi, por te shpresojme se kompleksi i ri do ta zgjidhe kete problem.

Shikoni dhe këtë video me poshte nga Andi Kasmi me argumente se pse Partizani duhet t’u besojë lojtarëve shqiptarë dhe para se të kërkojë të huaj të shtrenjtë që nuk e shtojnë cilësinë në skuadër, të shikojë nga hapësira vendase, në çdo kategori.

Si mendoni? Lini nje koment me poshte!

Komentoni!