Partizani eshte skuadra qe ka arritur fitoren e pare te bujshme me nje skuader perendimore, dhe kjo ka ndodhur ne vitin 1968 kur te kuqtë munden Torinon me rezultatin 1-0. Me pas do te vinte eleminimi i dhimbshem ne Torino me nje humbje 3-1, ne total 3-2, pra vetem nje gol që mund te kishte sjelle kualifikimin e madh.

Ndeshja me Torinon ishte padyshim dicka e rralle jo thjesht per Partizanin por per gjithe Shqiperine. Impenjimi ishte maksimal, pėrkushtim deri nė blatim, nėse do tė shprehesha kėshtu. Do tė luanim aty, kur në fund të viteve ’40 ekipi i Torinos kishte mahnitur jo vetėm Italinë. Mijëra e mijėra evropiane qė kishin parė lojėn e torinezve e quanin atė pa asnjė pikė dyshimi ekipin mė fantastik tė kohės nė Evropė.

Mė 1949, pas njė katastrofe ajrore ata tė gjithė shkuan pranė fronit të Perëndisë… Lanė pas vetėm magjinė e lojės sė tyre, e cila erdhi deri nė kohėn tonė (vitet 1950-1970). Futbolli italian ngjiti nė yjėsinė e korifenjve tė futbollit tė famshėm Piola, Meazza, Maxola (babai) Zoff, Riviera, Maxola (biri) Faketi, Albertozi, Bonisenja Riva etj. Ata ishin tė mėdhenj.

Vetėm pas 33 vjet futboll u ndeshėm me ekipet kampion tė klubeve tė Evropës më 1962 dhe mė 1964. Partizani luajti me Norēepingun, Spartakun e Pllovdingut dhe me Këlnin, 17 Nėntori mė 1965 luajti nė Kilmornok tė Skocisë. Nuk u kualifikuam asnjëherë. Fituam vetëm një ndeshje nė Tiranė 1-0 me bullgarët. Spartaku ishte njė ekip i futbollit lindor. Sa pėr ndeshjet jashtë Shqipërisë ato ishin tejet të vështira dhe me humbje. Si ndeshje më të mira mbaheshin ajo e Partizanit nė Këln dhe e 17 Nëntorit në Skoci.

Nėse do t’u referoheshim fillmeve tė kėtyre ndeshjeve, pėrsėri do tė krenoheshim, sepse ato sollėn pėrballime plotė afsh e zjarr nė dyluftimet me futbollistėt e huaj tė kalibrit mė tė lartė europian. Faktikisht rezultatet janė humbje, gjithsesi unė i ngre ato lojėra nė nivelin e ajkės futbollistike europiane. Sa ėshtė e vėrtetė? Duhet tė kujtojmė qė nė shumė ndeshje, rezultatet e tyre mbeten pėrfundime tė gjykimeve pėrēmuese tė gjyqtarėve tė huaj, dukuri tė njohura jo vetėm ndaj skuadrave shqiptare. Sikur gjykimet tė kishin qenė mė tė drejta do tė fitonin pa diskutim ato lojėra ku ekipet tona feksnin me njė lojė virtuoze e mjeshtėri tė kohės.

Klubet e futbollit tė Evropes Lindore nuk kishin kėllqe tė ngjiteshin deri nė majėn e piramidės futbollistike evropiane. Partizani fitoi ndeshje me klubet lindore nė Lajpcing dhe Hanoi mė 1958 dhe mė 1963 fitoi edhe nė Kinė. Dinamo pati fituar nė RD.Gjermane, por edhe nė Ēekosllovaki mė 1956. Mė kujtohet kur nė korrik tė vitit 2009, skuadrat tona qė morėn pjesė mė garat e Evropės u mundėn 8-1, 5-0, 3-0 dhe 4-1 me ekipe qė nuk ishin elitė. Ndaj, duke e parë historikun e ndeshjeve ndėrkombėtare, rezultatet duhen vlerėsuar nė raport me vlerat dhe potencialet futbollistike tė ekipeve kundėrshtare. Ka shumė ndeshje tė ekipeve tona qė kanė luajtur me skuadra tė rangut tė dytė dhe tė tretė. Tabloja futbollistike qė po sjellim sot, paraqet rezultatet me ekipet ballkanike dhe evropiane qė kanė qenė kampione, fituese tė kupave ose ekipe futbolli nga qytete apo shtete me popullsi 50-fishin mė tė madh se ekipet e skuadrave tona.

Partizani, nga e majta: Shllaku, Janku, Rragami, Jashari, M. Gjika, Bizi, Shaqiri, Vaso, Bajko S. Gjika, Pano.

Përballë Torinos në Tiranë

Viti 1968 solli rastin e dytė tė madh. Pas ndeshjes me kampionin e RF Gjermane me Kėlnin, shorti pėrcaktoi qė Torino do tė luante ndeshjen e parė nė Tiranė me Partizanin. Nuk mund ta harroj dot atė ndeshje. E arritėm fitoren e parė kundėr njė ekipi famėmadh perėndimor. Kapėm gjysėmėn e mundshme tė suksesit. Emocionet ishin tė pafundme. Gjysma tjetėr na priste nė lojėn e kthimit nė njė stadium pėrtej Adriatikut.

Botën sportive të Italisë fqinje nuk mundeshim kurrsesi ta pėrfytyronim me gjithë imazhin e saj tė plotė. Na dukej sikur ishte ėndėrr qė do tė luanim nė stadiumet italiane. E megjithatë ne ia dolėm mbanë nė Tiranë. Tre gazetarë sportivë (B. Dizdari I. Bellova, O Palushi) ndėrmjet të tjerave pėr ndeshjen me Torinon, shkruajnė nė librin “Sporti ynė” fq 205, botimi 1981: “Ishte njė nga takimet mė afirmuese tė futbollit tonė tė arritur pėrsėri ndaj njė kundėrshtari me tradita dhe me emėr, ku M. Janku, M. Gjika e nė mėnyrė tė veēantė T. Vaso dhe L. Shllaku qenė zot tė situatės, ndėrkohė qė R. Ragami dhe S. Bizi pėr 90 minuta mbajtėn plot siguri mbi shpatullat e tyre organizimin e lojės”. Pasqyrimi i vlerave tė vėrteta ėshtė produkt i aftėsive mendore pėr tė njohur, pėr tė dalluar pėr t’i klasifikuar, ato, sipas veēorive, veēantivė dhe madhėsisė sė tyre. Komentatori i shkėlqyer, I. Bellova dhe teoricieni me shumė zė i kohės M. Papadhopulli, shkruan pėr ndeshjen nė fjalė nė gazetėn SP, datė 24.9. 68: “Vaso erdhi duke e ngritur vazhdimisht nivelin e lojės sė tij aq sa u bė dominues i plotė nė anėn e vet”. Pena virtuoze e Besnik Dizdarit shkruan: “Partizani ndėrkaq pėrforcohet me Teodor Vason e Skėnderbeut dhe Ramazan Ragamin e Sabah Bizin e Vllaznisė dhe nė fushėn e blertė derdhet njė 11-she thuajse e pagabueshme, nė harmoni tė plotė, ku gjejmė plot 8 futbollistė tė kombėtares: M. Jankun, M. Gjikėn, T Vason, R Ragamin. L. Shllakun, Bizin, Panon dhe Jasharin. Forca dhe elasticiteti i portierit Mikel Janku, pėrballė tė cilit qėndronte 3-shja e pagabueshme e mbrojtjes, Mihal Gjika, Spiro Gjika dhe Teodor Vaso, e udhėhequr nga pėrvoja e pagabueshme e korēarit tė madh, pranė sė cilės do tė gjendej si gjithnjė 2-shja e gjysėmmbrojtjes L. Shllaku, Ramazan Ragami, e cila lidhej orė e ēast me Sabah Bizin e ri nė rolin e qėndėrsulmuesit tė tėrhequr. Ndėrkaq nė sulm luanin Neptun Bajko, Pėllumb Shaqiri dhe Robert Jashari qė me pjekurinė e tij dėrgonte topin te i papėrmbajtshmi P. Pano, gjithmon i aftė tė trondiste njė ekip tė tėrė”. B. Gizdari thekson gjithashtu se kjo ishte 11-shja e Refik Resmes, i cili pasi kishte lėnė pas karrierėn e tij magjike si futbollist, regjistronte nė historinė e tij kėtė kujtim madhėshtor si trajner. Fitorja e asaj loje u mbyll dhe me njė ēudi qė nuk harrohet kurrė. I madhi Pano, i ndodhur vetėm me topin qė i kishte kapėrcyer duart portierit Italian Vjerit, 6 m larg portės bosh, nuk e la topin nė rrugėn e vet qė tė pushonte nė rrjetė. E goditi duke ndryshuar trajektoren. Ideja qė tė gjuante rrepte pėr t’u flakėruar ndjenjat e sportdashėsve mė tundjen e fortė tė rrjetės e dėrgoi topin duke e kaluar mbi shtyllė tek ora e stadiumit. Kur Pano u nderua me titullin e lartė “Nderi i Kombit” (2009), mbreti i lojės shqiptare i tregonte nė fushėn e stadiumit “Qemal Stafa” gazeatarit Dėfrim Methasani se si kishte ndodhur ēudia.

Vlerësimet

Nė fund tė ndeshjes trajneri i Torinos Edmond Fabri u shpreh:”Vetėm humbjen nuk e parashikuam. Kur vendasit kaluan nė avantazh e kuptova se jo vetėm s’mund tė fitonim, por as pėr barazim s’bėhej fjalė. Mė ka pėlqyer e gjithė skuadra juaj. Luajti me ritėm, na imponoi vullnetin e saj dhe diti tė fitojė”. Vlerėsime nga tė huajt do tė merrnim edhe mė pas. Sekretari i pėrgjithshėm i UEFAS, Hans Bangerter pas ndeshjes Shqipėri- Gjermani 17.02.1971 tha: “Pashė dy skuadra shqiptare tė zgjedhura nga dy milionė futbollistė”. Tė paktėn pėrfundimi mė i drejtė duhet tė ishte barazimi (flitet pėr dy ekipe pėrfaqėsuese dhe tė rriturit). Nė librin “Sporti ynė” botim i vitit 1981 fq 204, shkruhet: “18 Shtator 1968 Partizani – Torino 1-0. Partizani fitoi mbi ekipin e fituesve tė kupave tė Evropės, veēse ėshtė njė rezultat qė nuk pasqyron atė epersi tė dukshme, atė lojė aq tė bukur tė fitueses sonė tė kupės. Sidoqoftė ėshtė ndėr fitoret mė tėrheqėse nga skuadrat tona tė klubeve, sepse u arrit pėrballė njė skuadre fituese tė Kupės sė Italisė, pėrfaqėsuesesja e sė cilės vetėm 3 muaj mė parė ishte shpallur kampione e Evropės nė futboll. Gazeta ‘SP’ e dt. 5.07.2005 me titull: ‘Si gjunjėzova ekipin e madh tė Torinos nė Tiranė’ me nėn titull: ‘Flet ish-mbrojtėsi i tmerrshėm i Labinotit Mihal Gjika’, minimalisht duhet tė kishte pėrfundur 2-0 pėr ne.

Drejt Torinos

Kishim mbėrritur nė aeroportin e Romės. Autobuzi na la nė qendėr tė qytetit te stacioni i ‘Termini’ Nė njė nga pallatet nė krah tė tij, ndėrtesa dallonte me njė korridor tė hapur nė tė dy anėt. Nė çdo 5-6 metra vijonin kollona tė gjerė sa shpatullat e njė burri. Nga sheshi i stacionit nuk shikoje se ēfarė kishte mbrapa kollonave. Sapo hymė nė korridor pėr tė kaluar nė krahun tjetėr u habitėm. Nė çdo kollonė qėndronte e mbėshtetur njė bukuroshe qė priste fatin e saj. Ndėrkohė, duke ecur ngadalė, duke u shtirur sikur asgjė nuk na bėnte pėrshtypje, me bisht tė syrit mundoheshim tė dallonim fytyrėn, veshjen, trupin, kėmbėt e femrave qė ishin nė pritje. Atė kohė, nėpėr Evropė, ne shqiptarėve na befasonin rrugėt e gjera, tė pastra, tė asfaltuara, ndėrtesat me stil qė nuk i kishim parė, por bota e Perėndimit pėrfytėrohej mė sė shumti me snobizėm. Aty ku shkuam patėm rastin tė shikonim jo vetėm Koloseun por edhe statujat mijėvjeēare, edhe ndėrtesat po aq tė moēme. Ndėrtimet anė e kėnd mbanin kostumin gri ose tė bardhė, dallonin vetėm ndėrtimet ku dominonte xhami. Shkėlqimi dhe farfuritja e beftė vinte kur gjendeshim nė rrugėt dhe zonat moderne me vitrina vezulluse, kėnde lojrash mbresėlėnėse dhe lokale luksoze. Pėrveē vitrinave dhe lokaleve, ngjyra e botės perėndimore nuk ofronte mė me ėndėrrimet tona lajle- lule. Në këtë ndeshje mungoi dhe një nga më të mirët e Partizanit, Robert Jashari.

Kanistrat me bukë çuditën italianët

Mė sė fundi mbėrriti koha e drakes. Katėr e nga katėr u ulėn nė tavolinat e njė restoranti tė vogėl afėr stacionit “Termini” E dini çfarė ndodhi? Kur tė gjithė kishim zėnė vend nėpėr tavolina, kamerieri njė djalosh qumėshtor vuri nė ēdo tavolinė kanistrėn me franxolla tė vogla. Ne filluam tė pėrtypeshim dhe tė bisedonim duke shtyrė kohėn nė pritje pėr tė ardhur pjata e parė e drekės. Kaloi vetėm njė ēat dhe kanistrat u boshatisėn. Kamarieri nxitoi tė mos i linte kanistrat bosh, solli franxolla tė tjera. Shefat pinin cigare. Kamerieri kaloi afėr tavolinave dhe ndaloi nė fund tė sallės. Vumė re se ai mbeti tejet i hutuar. Vėshtri nga tavolinat dhe nuk po u besonte dot syve. Kanistrat ishin boshatisur pėrsėri. “Ankora panine, foli njė nga djemtė e tavolinės”. Jemi nga fshati ne”, tha Gjergji Shule. Qeshėm. Djaloshi nxitoi pėr nga kuzhina. Pėrballė meje njė burrė i thyer nė moshė qė drekonte me njė fėmijė, pyeti diēka kamerierin. Dukej se po pyeste se kush ishim ne. Kur mori pėrgjigje, nėpėr fytyrė i kaloi njė nėnqeshje. I habitur, ai uli pak kokėn dhe filloi tė shikojė sipėr gjyslykėve nėpėr tavolinat tona. Fap, dhe radion e lokalit e fikėn.Transmetonte kėngė tė Domeniko Modunjos. Tek dera qė lidhte kuzhinėn me sallonin e lokalit u duk njė burrė trupmadh. Trupin ia mbulonte pėrparsja e bardhė. Nė vesh kishte harruar njė gjysmė lapsi. Kamerieri qė kishte fikur radion qėndronte nė krah tė tij. Ishte njė pėllmbė mė i shkurtėr se i zoti i lokalit. Ai herė ngrinte kokėn dhe shikonte pronarin, herė-herė hidhte shikimin nga tavolinat tona. Priste urdhėrin e ustait se ēfarė duhet tė bėnte. Pronari me duar nė bel, rroku me shikim gjithė tavolinat. Gjithçka kishte qenė e pabesueshme. Ne kishim konsumuar gjithė sasinė ditore tė bukės që harxhonte lokali pėr gjithė klientėt e tij. Xani (R. Ragami), mė tha me zė të ulët: “Me siguri që ata tani janė duke thënë: Ç’janë këta të babzitur”! Kaluan vetėm pak minuta dhe nė pamė nė mes tė sallės njė thes tė madh tė bardhė. Nga thesi dilte avull. Kursesi nuk na shkonte ndėrmend se ēfarė kishte ai thes brenda. Avulli qė dilte nėpėr plaēkėn e mbledhur tė grykės tė befasonte. Kamerieri i pėrveshi grykėn e thesit dhe nisi tė nxirrte qė andej franxolla tė vogla e tė rrumbullakta sa njė grusht foshnje. Duke ecur pėr nga kuzhina, djaloshi ndaloi, lėvizi papjongon drejt qafės, e la prapė nė qendėr dhe pastaj duke hedhur sytė nga ne, foli: “Tani merrni sa tė doni”. I mbushėm pėrsėri kanistrat. Nuk ndodhi ndonjė hata, por nė atė lokal, atė mbasdite ne ēuam njė copėz nga jeta e jonė shqiptare. Tė tjerėt u befasuan. Kur pėrfundoi dreka, dolėm nė rrugė. Ecnim duke folur, u takuam edhe me shqiptarė qė kishin mall pėr Shqipėrinė.

Perballja me Torinon

Nė stadiumet e Kėlnit, tė Mit’hat Pashės nė Stamboll, nė Dortmund , ku luajti kombėtarja gėlonin cep mė cep. Njerėzit qėndronin tė ngjeshur aq shumė me njėri-tjetrin sa dukej sikur sillnin pulsimin e njė gryke vullkani qė nga ēasti nė ēast mund tė shpėrthente. Ashtu ndodhi kur filluan golat. Stadiumet e lindjes fotografonin nė kujtesėn tonė shumė zbrazėti. Stadiumi i Torinos, me zona tė vogla pa spektatorė, mbante shumė mė tepėr njerėz se sa stadiumi “Qemal Stafa”. Stadiumi ynė ditėn e ndeshjes u mbush plotė e pėrplot, por nė Torino dukeshin mė pak njerėz, sepse stadiumi komunal ishte 3-4 herė mė i madh se kryestadiumi shqiptar.

Italianėt na goditėn 3 herė me radhė. U shokuam. Rezultati e shpėrbėhu befasisht tharmin zanafillės tė moralit dhe tė piksynimit tonė dhe siē thuhet, dhimbja duhej tė kthehej nė forcė. Si njė kafshė e egėr e goditur rėndė, u turėm tė tjetėrsuar pėr nga porta Torinase. S’kishte mė kuptim pėr tė mbajtur fishekėt qė na kishin mbetur. Filluam inkursionet pėr tė goditur portėn pėrballė. Ēuditrisht e kuptuam situatėn e vėrtetė. Tek ne gjendeshin forca tė ndrydhura. N. Bajko shėnoi golin tonė dhe rezultati kaloi 3-1. Ēasti kėrkonte sfidėn. Nėse shėnonim edhe njė gol, kulaifikoheshim pėr turin tjetėr. Iniciativa kaloi plotėsisht nė veprimet tona. Sulmi ynė me nė krye P. Pano, filloi tė alarmojė mbrojten torinase. Nė zonėn e rreptėsisė sė italianėve, dy mesfushorėt Z. Bizi dhe R.Ragami nxorėn shqetėsime tė tjera. Ne tė dy me M. Gjikėn nga pozicioni i mbrojtėsve anėsorė, filluam tė kalojmė dhe nė rolin e sulmuesve tė krahut. Pėr kėtė situatė, trajneri Loro Borici shkruan: “Nė kėto momente vendasit vunė nė veprim tė gjitha forcat pėr tė pėrballuar sulmin e tanėve qė nuk bėheshin vetėm nga sulmuesit tanė, por herė pas herė arrijnė tė marrin pjesė si M. Gjika ashtu dhe T Vaso”. (Gazeta SP 08.10.1968. Torino-Partizani 3-1). Deri pėrpara ndeshjes me Torinon, pata shėnuar mjaft gola me ekipin e Skėnderbeut. Nė ndeshjen me RF Gjermane nė Tiranė mė 17. 12 1967 u dėmtova nė sulm, afėr vijės fundore tė portės sė gjermanėve. Ka shumė ēaste qė lojtarėt janė afėr golit dhe ja dhe unė afėr fundit tė ndeshjes me italianėt kėrkova tė kėrcėnoja mbrojtjen e Torinos. Ia arrita qėllimit. Nė ēastin final mbėrrita Brenda zonės sė 16- metėrshit. Doli pėrpara dhe pak anash mbrojtėsi i fundit, i cili duke ndjerė rrezikun nga vrulli im thirri: “Mama mia!”. Shpejt u dublua nga njė mbrojtės tjetėr, i cili duke u larguar nga zona e tij, la tė zbuluar njė sulmues. Lojtari ynė ndodhej pėrballė ekranit tė portės kundėrshtare. U duk qė erdhi ēasti i golit, nuk e gjuajta topin, ia kalova sulmuesit tone, por ai u vonua nė gjuajte. Njėri nga mbrojtėsit italianė ndėrhyri dhe evitoi rastin pėr gol. Pak kohė mė parė kishte hyrė nė veprim rregulli qė goli i shėnuar nė transferte vlerėsohej dyfish. Ne kishim shėnuar njė gol nė Tiranė. Njė gol nė Torino i marrė dyfish na ēonte nė shifrėn 3-golėsh, aq sa edhe torinezėt qė kishin shėnuar atė ditė 3 gola. Kur ra bilbili i fundit, filloi hutimi. Ne prisnim tė fillonte shtesa e lojės. Asnjeri nuk na bėntė zė pėr t’u larguar nga fusha. Kur spektatorėt po boshatisnin shkallėt e stadiunit, filluam tė kuptonim se diēka nuk po shkonte. Problemi ishte shumė i thjeshtė: goli nė transfertė quhej dhe quhet akoma dyfish kur rezultati i dy ndeshjeve del i barabartė. Dy ndeshjet tona pėrfunduan me fitoren e Torinos 3-2. Nuk kishte barazim.

Kthimi në atdhe

B Disdari pėrcjell nė historik pėr sportdashėsit, duhet kujtuar se rezultati 3-1 i Torinos. mė 2 tetor1968, kishte patur dramaticitetin e tij dhe Partizani e kishte lėnė Stadio Comunale tė Torinos me kryelartė. Kėshu u mbyll kjo ndeshje futbolli. Krenarė sot e kėsaj dite pėr historinė modeste tė futbollit shqiptar, i cili, fal atij Partizani tė paharrueshėm dhe fitores sė tij tė bujshme, prekte me gjithė forcėn e talentit tė djemve tė tij tė pazėvėndėsueshėm Evropėn Perėndimore tė futbollit. B.Dizdari,”Futbolli Shqiptar”, “Magazinė” 8.10 2003. Njė ditė pas ndeshjes, treni do tė na ēonte nė romė, mė pas do tė niseshim pėr nė Tiranė. Kur lamė hotelin ishte mėngjes i freskėt vjeshtor. U futėm nė rrugėn kryesore tė qytetit. Disa ditė mė parė prezantuesi italian qė qėndronte nė krye tė autobuzit u kthye nga ne papritur, duke i mėshuar fjalėve.”Zotėrinj, rruga nėpėr tė cilėn po kalojmė ėshtė rruga kryesore e Torinos, quhet ‘Via Roma’. Brenda kufijve tė qytetit zgjaton 40 km”. Anės trotuarėve njerzit nguteshin tė mbėrrinin diku. Mijėra makina tė vogla e tė mėdha tureshin ngutshėm sikur t’i mbante dikush nga mbrapa. Teksa shikoja konturet e tij mė dukej sikur ai na shkujdeste me pamjen miqėsore. Ishte thjesht njė fakt i vetėm. Qyteti Italian nė veriperėndim tė gadishullit Apenin na nxori prej vetes faqebardhė. Autobuzi i klubit tė Torinos na lėshoi pėrpara hyrjes tė stacionit tė trenit. Njė sy praktik na dallonte lehtė qė ishim ekip me petka tė reja, disa me kėmisha tė kollarisura, u futėm nė platformėn e stacionit tė trenit. Ndaluam aty ku na ēuan shoqėruesit.

Video

(Marre pjeserisht nga shkrimi i Vepror Hasanit)

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin