
Në minutat e fundit të ndeshjes Skënderbeu-Partizani, ku fituam me rezultatin 1-2, ndodhi një episod i shemtuar.
Pas përmbysjes së Partizanit, fansat vendës nisin të bëhen agresivë dhe dufin e shfryjnë te gjyqtari anësor, Orgest Grabova, i cili goditet me një send të fortë dhe pëson një çarje në kokë.
Ndalet loja dhe mjekët e Partizanit i mjekojnë plagën. Më pas vijon gjithçka normalisht.
Tifozët korçarë nuk janë mjaftuar me incidentet brenda fushës, por kanë vazhduar me trazira edhe pas 90 minutave.
Tifozët e Skënderbeut kanë goditur me gurë autobusin e skuadrës në momentin kur po afrohej në stadium për të marrë lojtarët miq. Fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa dëme materiale apo fizike në njerëz.
Burimi: Panorama Sport