Basketboll Femra – Fitore në sekondat e fundit në derbi

Partizani ka arritur sot një fitore të vuajtur në Kategorinë e Parë për basketboll per femra. Vajzat e kuqe e kane filluar mirë takimin, por në fund jane detyruar të reziztojnë dhe të marrin një fitore shumë të ngushtë ne derbi me shifrat 94-93 kundër Tirana Barleti Basket.

Partizani ka fituar periodën e parë me rezultatin 22-18. Partizani vazhdon epersinë edhe në periodën e dytë duke thelluar avantazhin në 48-39.

Tirana zgjohet me pas dhe fillon të jetë më e saktë me gjujatjet. Ato ngushtojnë diference ne periodën e tretë dhe në të katertën. Partizani nuk është në një ditë të mirë me 3-pikësha. Ne minutat e fundit ndeshja bëhet shumë e bukur me emocione të jashtëzakonshme.

Tirana kalon ne avantazh kur kanë mbetur vetem 35 sekonda lojë, 92-93. Më pas eshte Ketjona Fekollari qe nuk arrin te shenojë me 12 sekonda të mbetura ne periodën e fundit. Partizani detyrohet të bëj faull që të ndalojë kronometrin. Barnes humb te dyja gjujatjet e lira per Tiranën, 8 sekonda nga fundit i lojës me rezultatin akoma 92-93.

Partizani merr pushim, dhe skema e pergatitur jep frutet e duhura. Dajana Baraj shenon nje 2-pikësh vetëm një sekondë nga fundi i lojës dhe Partizani është në avantazh 94-93. Tirana tenton një gjujatje ne fund por pa rezultat.

Partizani merr kështu një fitore dramatike në derbi kunder Tirana Barleti Basket. Më e mira në fushë është përsëri Ornela Balaj me 24 pikë, 17 ribaunde dhe 8 asiste. Ornela luajti 40 minutat e plota. Në formë shumë të mirë ishte edhe Aida Palko me 29 pikë dhe 9 ribaunde.

Partizani ruan kështu vendin e dytë me vetëm një fitore më pak se Flamurtari kryesues.

Statistikat

Renditja

Një koment

Lini një Përgjigje te mario Anuloje përgjigjen