Skuka: Te Partizani më mikpritën, është një grup fantastik

Xhuliano Skuka

Futbollisti më i mirë në fitoren e Partizanit ndaj Teutës ishte pa dyshim Xhuliano Skuka. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, sulmuesi i të kuqve nuk i kurseu “shigjetat” për Dinamon, skuader ku luante deri ne fund te vitit te kaluar.

“Ishte ndeshje e mirinterpretuar nga të gjithë lojtarët, por kemi akoma shumë për të bërë”, tha ai ne intervisten e tij. “Nuk e meritojmë këtë vend. Na ndihmoi pak goli që e shënuam shpejt. Kush me ndjek më shumë nga të afërmit? Mami, pa dyshim.”

Ne lidhje me pozicionin e tij ne sulm Xhuliano tha se luan aty ku ekipi ka nevojë. “Te Dinamo kishte sulmues dhe duket se nuk kishte nevojë për mua”, thote ai me ironi. “Te Partizani kam gjetur mikpritje, të cilën nuk e prisja. Jam ndier siç isha në fillim te Korabi. Është një grup fantastik. Unë mendoj vetëm për Partizanin, jo për ta bërë Dinamon të pendohet.”

Skuka ka shenuar dy gola deri tani te Partizani. Goli i tij i pare erdhi ne fitoren 3-0 kunder Egnatias, ndersa i dyti nisi serine e golave ne fitoren 4-0 kunder Teutes.

Komentoni!