Disiplina përsëri gjoba dhe dënime për Partizanin

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë sot vendimet e rradhes dhe nuk mund te linte pa denuar Partizanin.

Ja cilat jane vendimet perkatese per skuadren tone:

  • FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  • Zyrtari i FK Partizani U-19, Reinaldo Kalari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Komentoni!