Partizani humbi në transfertën ndaj Laçit me rezultatin 1 – 0. Në ndeshjen ndaj kurbinasve trajneri i skuadrës kryeqytetase, Skënder Gega, nuk kishe në dispozicion mbrojtësin Lum Rexhepi. Qendërmbrojtësi u dëmtua në takimin e javës së 21-të kundër Kastriotit dhe humbi ndeshjen e fundjavës.
Fatmirësisht për Partizanin, 26-vjeçari e ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me grupin gjatë ditës së sotme. Lajmin e ka bërë të ditur klubi në një postim në faqen zyrtare.