Skënder Gega, trajneri i Partizanit, pas ndeshjes me Laçin, nuk dëshironte të bënte shumë analiza. Loja efektive sipas tij ishte e vogël, ndërkohë që thekson se pas penalltisë u mbyll gjithçka. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, Gega foli për çështje të ndryshme.

skender gega 3

“Çfarë do ndryshonte opinioni im. E kam thënë ndeshjen e parë këtu që nuk merrem me gjykimin. Penalltia vendosi shumë gjëra. Më vjen keq për çunat, pasi erdhën dhe gjetën një ambient që e patë vetë. Pas penalltisë nuk pati më lojë. Kishte shumë ndërprerje. Jemi të parët, gjithsesi. Do shohim ndeshjen me cilësi. Nuk na interesojnë gjërat anësore, arbitri e të tjerat.

“Ekipi nuk u demoralizua, por u bë shumë e vështirë. Mund ta shikoni sa u luajt futboll. Kur shkurtohet ndeshja në gjysmë, nuk mbetet gjë tjetër. Kemi edhe ne gabimet tona. Jam krenar dhe të jemi të kënaqur që kemi ardhur deri këtu. Nuk është koha për të bërë analiza teknike”.

“Partizani e mori më lehtë? Jo. Kemi punuar gjithë javën, nuk ka lidhje me ndalesën e Kukësit. Nuk jemi të pagabueshëm. Niveli i vlerësimit ishte maksimal, duke parë vështirësinë e fushës. Në kuadrat një gjuajtje? Kemi gjuajtur, por jashtë. Ishte ndeshje e vështirë”.

“Goditjet standarde, jo të rrezikshëm? Arsyeja pse nuk luajtëm futboll ishte ajo që patë. Loja jonë nuk bazohet në goditjet standarde. Ne nuk e bëmë diçka të tillë. Ky është futbolli, kjo është Shqipëria. Shohim përpara, jemi profesionistë dhe jemi në gjendje të ringrihemi. E kam thënë se kjo ndeshje nuk vendos. Kemi ditë përpara që të përgatitemi për takimin me Flamurtarin”.

“Nuk vritej sot kampionati. Deri kur të mbarojnë të gjitha do shihet. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje. Janë edhe 14 javë. Të gjithë donim të fitonim. Ky është futbolli dhe ngec në ndonjë moment. Nuk dorëzohemi, kemi ardhur me meritë dhe puna jonë nuk mbaron këtu”.

Komentoni!

Abonohu

Abonohu që të marrësh të gjitha lajmet me email.

Komentet e fundit

  1. Presidenti dhe klubi duhet ta kundershtojne me force kete padrejtesi, sepse eshte bere si e modes qe arbitrat gabojne ndaj…

Lajme te Tjera

Homepage | About Us | Privacy Policy

Zbuloni më tepër nga Partizani.net

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin