Rexh Ndreu, trajneri legjendar i Qitjes së Partizanit

Nese ka trajner te madhe dhe te suksesshem te Klubit Sportiv Partizani qe ka nxjerre nenkampione dhe kampione te medhenj Europe dhe Ballkan, ky eshte padyshim Rexh Ndreu. Ky trajneri legjendar, teper profesional dhe i perkushtuar i Partizanit, njeri i thjeshte, fjale pak, e pune shume ka lene emrin ne rekordet e qitjes se kuqe dhe ate te Shqiperise.

Pak eshte shkruar per trajnerin me te suksesshem te klubit te kuq. Ai njihet nga shume sportdashesit per punen e madhe qe ka bere tek klubi i kuq qe prej viti 1961. Ai e ka nisur si sportist, si qites i kalibrit te larte, duke vazhduar super-trajner ne klubin e kuq, ku kapi sukesese shume te medha dhe te pabesueshme fale punes se tij te mahnitshme ne sportin e Qitjes.

Si sportist i sportit te qitjes, ku ai kushtoi tere karrieren dhe jeten, ka dale plot 17 here kampion i Shqiperise, ne ushtrimin pistolet 50m, nen-Kampion me pistolet ne Garat e Traktatit te Varshaves, si dhe 2 here fitues i medalies se Arte ne Spartakiaden e 5 Kombetare ne disiplinen Pistolete.

Ai ka pasur nje karriere te spikatur ku per 17 vjet ka fituar:

  • Medalje te arte ne Spartakiaden e 5-te Kombetare
  • 17 tituj kampion kombetar si trajner
  • 2 here kampion Ballkani
  • 2 here nenkampion Europe
  • 1 here kampion Europe me qitesen qe e rriti dhe e sterviti vete z. Elisabeta Karabolli

Ky trajner kaq i madh dhe i lavdishem ka marre akoma tituj e certifikata, si dhe vleresime te tjera pas daljes nga aktiviteti.

Ka qene trajneri i figurave te medha te qitjes se Partizanit per meshkuj dhe femra, nga ku rriti qites te kalibrit boteror e evropian si Karabolli, Shtrepi, Kucana, etj etj. Emri i tij eshte i pavdekshem per pune, rezultatet dhe kontributin per ekipin e Partizanit dhe ekipit kombetar.

Marre me disa ndryshime nga KS Partizani

Një koment

Lini një Përgjigje te Qq Anuloje përgjigjen