Site icon Partizani.net

Basketboll Meshkuj, Partizani humb 92-79 kunder Teutës

Reklama

Partizani ka humbur dje 92-79 kunder Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Kjo ishte java e parë e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar.

Pjesa e parë e lojës ishte e jashtëzakonshme, me shumë pikë të shënuara dhe rivalitet. Perioda e parë sinjalizoi një ndeshje të fortë dhe mbyll në avantazh të ekipit të Partizanit me vetëm dy pikë diferencë në shifrat 26-24.

Perioda e dytë, rezultoi edhe më intensive, me shumë sulme dhe pikë të realizuara, ekipi durrsak arriti ta mbyll këtë periodë në avantazh të tij me 4 pikë diferencë, 48-52.

Gjatë pjesës së parë në parket ka shkëlqyer Wilson me trepikëshat e tij për Teutën. Perioda e tretë ishte disi më e ekuilibruar por sërish Teuta ruajti avantazhin pre kater pikeve me shifrat 68-72. Ne pjesen e fundit Partizani mundohet te shkurtoje distancen me shume gjuajtje per 3 pike qe nuk kan nje perqindje te larte (vetem 32% ne kete ndeshje) dhe ndihmojne Teuten te shkeputet.

Ndeshja u mbyll në rezultatin 79-92. Partizani bie ne renditje duke shkuar ne vendin e trete me 18, pasi kalohet pikerisht nga Teuta qe ka tani 19 pike. Goga Basket eshte ne vend te pare me 20 pike.

Gjinaj ishte me i miri per te kuqte me 19 pike dhe 70% realizim te gjuatjeve. Lekndreaj shenoi 16 pike si dhe Jeaquan me 12 dhe Aqil me 11.

Renditja

Statistikat e ndeshjes

Exit mobile version