Volejboll femra, kalendari i Kupes se Shqiperise
Volejboll femra, kalendari i Kupes se Shqiperise 02.12.2014 | 15:01

Volejboll i femrave duket se veprimtaritë e saj nuk do t’i ndërpresë me Kupën e Flamurit, që u luajt ne fundjave. Jo vetëm për të shtuar numrin e ndeshjeve, por dhe për të mos i lënë kohë të gjatë pushimi, Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra do të nisë me ndeshjet eliminatore prej së cilës do të dalin katër finalistët.

Janë zgjedhur 8 ekipe, që janë gjashtë të parat e grupit A1, si dhe dy të parat e grupit A2. Ndeshjet, edhe sipas shpjegimit të sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, do të luhen në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndërkohë që faza finale, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar, do të luhet në fund të janarit dhe fillim të shkurtit.

Partizani do ta nise aventuren ne Kupe kunder Vllaznise ne 11 dhjetor ne oren 17:00. Nje dite me pas eshte ndeshja e derbit kunder Tiranes po ne oren 17:00 dhe ndeshja e fundit do te jete kunder Apolonise ne date 13 dhjetor ne oren 14:00.

Kupa e Shqipërisë - Volejboll Femra 

Kalendari i i ndeshjeve në grupe:

Grupi A

  1. Barleti Volej
  2. Teuta
  3. Skënderbeu
  4. Elbasani

Grupi B

  1. Tirana
  2. Partizani
  3. Vllaznia
  4. Apolonia

(11 dhjetor 2014) 

Tirana – Apolonia                ora 15:00

Partizani – Vllaznia             ora 17:00

(12 dhjetor 2014)

Vllaznia – Apolonia             ora 15:00

Tirana – Partizani                ora 17:00

(13 dhjetor 2014)

Partizani – Apolonia                        ora 14:00

Tirana – Vllaznia                  ora 16:00

SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015