Partizani ne gjysmefinalen e Kupes
Partizani ne gjysmefinalen e Kupes 16.12.2014 | 15:06

Partizani i Roland Tares është kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. E kështu është kompletuar katërshja e ekipeve që do të kërkojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm të volejbollit shqiptar.

Partizani ka fituar ndeshjen e fundit me Apoloninëm, thellësisht 3-0. Fieraket kanë rezistuar vetëm në setin e parë, të cilën të kuqet e kanë fituar me vështirësi, 25-22. Më pas kanë dominuar totalisht dhe 3-0. Me pare Partizani kishte mundur Vllaznine 3-0 dhe me pas pesoi nje humbje te ngushte 3-2 ne derbi me Tiranen, pasi ishte ne avantazh 2-0 me sete.

Ne gjysmefinale jane kualifikuar nga Grupi A dhe Barleti Volej dhe Teuta, si dhe Partizani e Tirana nga Grupi B.

Kupa e Shqipërisë - Volejboll Femra 

Grupi B
Tirana 8
Partizani 7
Vllaznia 3
Apolonia 0

Partizani – Vllaznia 3-0 (25-16, 25-12, 25-19)

Tirana – Partizani 3-2 (24-26, 12-25, 25-11, 26-24, 15-3)

Partizani - Apolonia 3-0 (25-22, 25-16, 25-16)

SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015