Ultrasit e kuq, “djegin” stadiumin, ndërpritet takimi (Videoja e UG )
Ultrasit e kuq, “djegin” stadiumin, ndërpritet takimi (Videoja e UG ) 09.11.2014 | 21:39

Rreth 850 tifozë të skuadrës së Partizanit, kanë udhëtuar dhe drejt Korçës, për të mbështetur skuadrën e tyre. Edhe pse Partizani ka humbur, grupimi i “Ultras Guerrils”, në asnjë moment nuk i ka ndalur koret në drejtim të ekipit të tij. Ndërsa gjyqtari i takimit është detyruar si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën të ndërpresë ndeshjen, për shkak të mbulimit të fushës nga flakadanët e ndezur në stadium. Ndërkohë në stadium kanë qenë të pranishëm rreth 4 mijë tifozë në total. Edhe pse mardhëniet mes “Guerrils” dhe “Ujqërve të dëborës”, kanë qenë të mira, në ndeshjen e djeshme ato janë prishur, pasi mes palëve ka pasur edhe ofendime.

SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015