Ultras Guerrils mbulojne qiellin me balona
Ultras Guerrils mbulojne qiellin me balona 25.11.2014 | 22:51

Tifozëritë e të dy skuadrave në “Qemal Stafa” janë bashkuar me dhembjen e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, bashkëshortja e të cilit u nda nga jeta para pak ditësh, duke mbajtur një minutë heshtje. Ultras Guerrils kishin përgatitur një mënyrë të veçantë për të nderuar bashkëshorten e Alban Hoxhës, e cila u nda para pak ditësh nga jeta. Ata kishin përgatitur balona të vogla me qirinj brenda, që janë ngritur në qiell. Në “Qemal Stafa” u mbajt një minutë heshtje, ndërsa më pas tifozët e kuq thirrën në korr “Alban Hoxha, Alban Hoxha”, për të inkurajuar portierin e “demave”, ndërsa tifozët kuksiane iu bashkuan të kuqve me duartrokitje.

Marre nga nje gazete e perditshme 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015