Tifozët e kuq, një shembull unik
Tifozët e kuq, një shembull unik 26.11.2014 | 18:44
Në një periudhë disi të trazuar përsa i takon tifozerive të futbollit shqiptar, fansat e kuq vazhdojnë të dallohen për kulturën dhe qytetarinë e tyre. Aq sa pa frikë mund të cilësohen si Ultrasit më shembullor të kampionatit tonë. Për më tepër janë duke u bërë gjithashtu protagonistë të iniciativave tepër të veçanta, që ndoshta nuk janë pare ndonjëherë as nëpër stadiumet e Evropës dhe më gjerë. Madje as prej tifo-grupeve të skuadrave më të mëdha.
 
Ishte vërtet unike atmosfera e krijuar nën ideimin e "Ultras Guerrils 08-09", të dielën në stadiumin “Qemal Stafa”, për homazhin që iu bë të shoqes së Alban Hoxhës. Balonat me helium u ngritën paqësisht mbi qiellin e stadiumit të kryeqytetit, pikërisht nga tifo-grupi në nderim të nënës së ndjerë të Bekos dhe bashkëshortes së portierit të Partizanit. Nuk kanë munguar as komentet në rrjetet sociale, përsa i takon kësaj iniciative tepër të veçantë. “’Yjet’ udhëtuan paqesisht drejt qiellit për të formuar një yll të madh e të bukur, ashtu siç ishte në tokë!”, shkruhej në forumet e tifozëve ultras. (Sport Plus)
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015