Guerrilsat masivisht drejt Durresit
Guerrilsat masivisht drejt Durresit 29.11.2014 | 00:00
Partizani do të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët në transfertën që do të luajë nesër ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana”, të qytetit të Durrësit. Klubi i kuq ka zyrtarizuar dje s do të jenë 10 autobusë me tifozë, ndërkohë që pritet që një numër i madh tifozësh të udhëtojnë me makina private. Gjithashtu një autobusë do të niset me tifozë nga Fushë-Kruja siç është bërë zakon kohët e fundit.
 
Klubi i kuq nëpërmjet një njoftimi për mediat, duke u koordinuar edhe me tifozët ka bërë me dije se grumbullimi i mbështetësve të kuq do të nisë rreth orës 14:30 në ambientet e Pallatit të Sportit, “Asllan Rusi” dhe nisja do të bëhet rreth orës 15:15, ndërkohë që takimi do të startojë në orën 17:00. Gjithashtu në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Policinë  e Shtetit janë marrë të gjitha masat që tifozët e Partizanit të shoqërohen nga uniformat blu që në hyrje të qytetit bregdetar dhe deri në dalje të tij.
 
Gjithashtu është kërkuar që të merren masa në sektorin ku do të vendosen tifozët e Partizanit, që të mos ketë incidentet me vendasit, siç ka ndodhur gjatë sezonit të kaluar. Bileta për këtë ndeshje kushton 2 mijë lekë të vjetra dhe për tifozët e kuq ajo do të shitet në mënyrë të organizuar. Ndërsa grupimi “Ultras Guerrils”, ka nisur nga puna për koreografinë që do të shfaqë në këtë takim.
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015