9 mijë “Guerrils”-a, skuqet “Qemal Stafa”
9 mijë “Guerrils”-a, skuqet “Qemal Stafa” 09.12.2014 | 19:05 Derbi i djeshem ka sjelle nje fitore magjike ne fushe, por njekohesisht edhe nje shfaqje te rralle ne tribunat e stadiumit "Qemal Stafa" qe kesaj rradhe eshte mbushur si te ishte nje ndeshje decizive e Kombetares shqiptare. padyshim qe shumica e stolave ishte me tifoze te kuq, me ne krye "Ultras Guerrils. Guerrilsat kane bere nej mbeshtetje pa pushim per skuadren me koreografi dhe flakadane te shumte, qe kane dhene pershtypjen se "Qemal Stafa" ksihte marre flake.

Tribuna D2 ishte e mbushur në kapacitetin maksimal nga tifozat e kuq, D3 gjithashtu dhe një pjesë e madhe e tribunës E, pa harruar ketu edhe 620 tifozët e tribunës B. Rreth nëntë mijë tifozë të Partizanit kanë skuqur dje stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, duke dhuruar spektakël.

Gjithçka që i është dashur një derbi e përgatitur në mënyrën më të mirë nga tifozët e kuq. Ka edhe sharje në distancë me kundërshtarët, por duhet thënë se gjithçka ka qenë brena kornizave të një derbi. Në fund ka festë të kuqe me një rezultat të siguruar që në pjesën e parë të takimit.

Ne fakt festa kishte filluar disa ore para ndeshjes, me nje marshim impresionues neper qytet, nga pallati i sportit "Asllan Rusi". Ndërkohë festa e tifozëve në pika të ndryshme në kryeqytet ka vazhduar deri në të gdhirë.
 
Kjo ndeshje ka treguar rendesine e Partizanit per Superligen shqiptare dhe njekohesisht ka qene reklama me e mire qe mund ti behet futbollit shqiptar, pasi kronika e ndeshjes eshte transmetuar edhe ne Sky Sport Italia. 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015