Ledia Allaraj, notarja rekordmene e Partizanit
Ledia Allaraj, notarja rekordmene e Partizanit 03.07.2014 | 00:00
Ledia Allaraj e Partizanit është nga notaret që, vazhdimisht kërkojnë të shkruajnë emrin në historinë e aktivitetit, qoftë kur ai zhvillohet në Shqipëri apo edhe në mitingjet ndërkombëtare. Ajo vendosi rekord të ri në 50m stil i lirë për moshën 11-12 vjeç me kohën 32.09. Rekordi i mëparshëm nga Klea Konoplevia 32.13 (2011).
 
“Koha ime e re ishte 32:02. Jam me të vërtetë e kënaqur dhe njëherësh e emocionuar. Ia dedikoj këtë rekord familjes dhe trajnerit tim, Dashamir Bregu”, - tha për notarja 11-vjeçare për gazetën “Telegraf”. Ledia stërvitet prej më shumë se dy vjet e gjysmë dhe gjatë karrierës së saj të shkurtër ajo ka thyer mbi dhjetë rekorde kombëtare në disa disiplina dhe ka koleksionuar mbi 100 medalje e diploma, si në aktivitet kombëtare ashtu dhe në ato ndërkombëtare ku ajo ka marrë pjesë.
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015