Atletike, Partizani dominon te moshat
Atletike, Partizani dominon te moshat 10.10.2014 | 00:00
Federata Shqiptare e Gjimnastikës ka zhvilluar fundjavën e shkuar në datat 3-4 tetor, tre aktivitete të rëndësishme, përkatësisht “Kupa e Republikës” në Gjimnastikën Artistike, Gjimnastika e Përgjithshme dhe Aerobi Sportive. Aktiviteti i Gjimnastikës së Përgjithshme dhe Aerobisë sportive u mbajt në Arenën e Cirkut Kombëtar. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 100 sportistë nga 12 klube e shoqata, perfshi ketu edhe Partizanin, në grupmoshat, para të rinj, të rinj e te rritur. Ata konkurruan me dy ushtrime që ishin: Një kombinacion koreografik dhe një ushtrim teknik me element gjimnastikor me grup vështirësie. Gara u gjykua nga një juri që kishte në përbërje të saj koreografë të Operas dhe Baletit si dhe gjyqtarë profesionistë. Duhet thënë se rivaliteti mes grupeve pjesëmarrëse i ka dhënë aktivitetit shumë cilësi dhe bukuri në ekzekutimin e ushtrimeve.
 
Po gjatë fundjavës u zhvillua edhe gara në disiplinën “Aerobia Sportive” e cila është një disiplinë olimpike e ngritur në tre vitet e fundit në vendin tonë. Në Aerobi Sportive vendin e parë, në “Kupën e Republikës” e fitoi “KS Skënderbeu” por një përfaqësim shumë të mirë bën dhe ekipet e Partizanit, Vllaznisë si dhe Shoqata “Sportet Akrobatike”.
 
Ne ditën e dytë në Sallën e Gjimnastikës “K.S. Partizani” u zhvillua gara për Gjimnastikën Artistike për femra dhe meshkuj. Në “Kupën e Republikës”, individuale morën pjesë të rritur, të rinj e para të rinj, në total rreth 40 sportistë. Pavarësisht kushteve të vështira teknike të veglave gjimnastikore, gjimnastët ekzekutuan elementë të lartë vështirësie, si saltot dyshe e saltot me kthime 720 gradë, në ushtrime të lira, dalje me salto dyshe në paralele e tra ekuilibri kërcime kali etj. Këto ushtrime kanë pasur vështirësi të larta të elementëve me nivel ekzekutimi sipas rregullores ndërkombëtare.
 
Partizani ka qene dominues te para te rinjte. Per femra ka qene Megi Hamza qe eshte shpallur kampione ne kete moshe me 36.90 pike, ndersa te paraterinjte per meshkuj ka qene Saimir Zhupa po i Partizanit qe merr titullin ne shumëgarësh me 45.90 pike.
 

Renditje e garës fitues të Kupës së Republikës për Femra

Shumëgarësh për të rritura – Oneda Reci (KS Vllaznia, 49.60 pikë)
Shumëgarësh për të reja – Eralda Zemanaj (KS Vllaznia, 45.75 pikë)
Shumëgarësh para të reja – Megi Hamza (KS Partizani, 36.90 pikë) 

Renditje e garës fituese të Kupës së Rëpublikës për Meshkuj

Shumëgarësh për të rritur – Pandeli Kondi (KS Tomori, 61.10 pikë)
Shumëgarësh për të rinj – Bexhet Ruka (KS Tomori, 36.35 pikë)
Shumëgarësh para të rinj – Saimir Zhupa (KS Partizani, 45.90 pikë) 

SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015