Racic lojtari i muajit: Duam fitore me vlonjatet
Racic lojtari i muajit: Duam fitore me vlonjatet 03.10.2014 | 00:00
Sulmuesi serb i Partizanit, autori i tre golave deri më tani në kampionat, e pret me optimizëm përballjen e së shtunës me vlonjatët. Një kundërshtar i fortë dhe që ka kuotë pikësh të njëjta me “demat”, 11 të tilla.
 
“Mendoj që kaluam një test pozitiv në derbi dhe na pret një ndeshje e fortë ndaj Flamurtarit, i cili është kryesues si ne, por do synojmë fitoren në këtë përballje. Jemi përgatitur për një fitore duke parë dhe optimizmin që ekziston në skuadër. Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kampionati e ka treguar këtë në këto 6 javë, ku cdo përballje kërkon impenjimin maksimal. E vlerësoj shumë pritjen që më është bërë në këtë klub futbolli, si nga drejtuesit, edhe nga shokët e skuadrës. Po ashtu, dua të falenderoj trajnerin Shpëtim Duro për besimin e krijuar ndaj meje dhe frymën që ka krijuar në këtë grup, – ka thënë mes të tjerash shtatlarti serb.
 
Racic, lojtari i muajit
 
Shoqata “Sporti na bashkon”, në bashkpunim me gazetarët sportivë, ka hapur edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti, ku për muajin shtator futbollisti më i mirë i Kategorisë Superiore është shapullur Stevan Racic.
Sulmuesi i Partizanit, me performancën e tij, duke shënuar 3 gola gjatë muajit shtator, duke dhënë asiste dhe marrë penallti, bëri të mundur t’i akordohet një cmim i tillë. “Jam shumë i kënaqur që jam vlerësuar me këtë cmim të rëndesishëm, i cili është një motivim mjaft madh për mua për të vazhduar këtë ecuri pozitive. Është cmimi i parë me fanellën e kuqe, por nuk do të jetë i fundit për mua. Prisni të tjera,” – ka pohuar i emocionuar dhe i lumtur Racic.
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015