Partizani dominon ne Shkoder, vendos Mazrekaj
Partizani dominon ne Shkoder, vendos Mazrekaj 19.10.2014 | 16:00
Eshte rikthyer Superliga pas nderprerjes per ndeshjet e Kombetares dhe Partizani eshte rikthyer te fitorja. Ka qene nje ndeshje shume e mire e te kuqve ne stadiumin "Loro Borici" te Shkodres, ku ne asnje moment nuk eshte vene ne dyshim fitorja. Gjithecka eshet vendosur nga Mentor Mazrekaj ne pjesen e pare, me golin e tij te pare te sezonit.
 
Te tre lojtaret e Kombetares kane qene ne formacion, ashtu si dhe Cuculli (Maqedonia) dhe Mazrekaj (Kosova) qe ishin thirrur nga perfaqesueset e tyre. Keshtu Hoxha ka qene mes shtyllave te portes. Rrahmani e Vrapi ne qender te mbrojtjes me Cucullin e Fejzullahun nga krahet. Batha dhe kapiteni Nexhipi ne qender te mesfushes dhe Trashi e Mazrekaj ne krah. Perpara eshte Racic i mbeshtetur nga Vila.
 
Partizani eshte menjehere dominues dhe loja zhvillohet ne fushen e Vllaznise. Nuk ka tifoze ne stadium pasi Vllaznia eshte e denuar. Ne minuten e 16-te nderpritet ndeshja pasi mungon ambulanca ne "Loro Borici". Ndeshja rifillon pas 10 minutash dhe eshte Partizani qe vazhdon te jete me kerkues duke kontrolluar lojen me mesfushe fale dhe Nexhipit qe drejton skuadren me qetesi. Me ne fund vjen minuta e 33-te kur Mazrekaj gjuan nga e majta dhe topi perfundon ne cep te portes. Goli i pare i tij i szonit dhe mese i merituar pasi eshte nje nder me te miret ne fushe.
 
Pjesa e pare perfundon me kete rezultat edhe pse jane humbur disa raste shenimi. Ne fillim te pjesen se dyte demtohet Vrapi qe zevendesohet nga Daja. Partizani vazhdon dominimin por shperdorohen shume raste. Me flagranti eshte ai i Viles qe nuk shtyn topin ne rrjete nga disa centimetra. Levizjet e tij ne krahun e djathte jane shume te mira por ka shperdoruar sot disa raste shenimi.
 
Ne minuten e 75-te Shpetim Duro ben dy zevendesime. Dalin Nexhipi dhe Racic dhe ne fushe futen  Fazlliu dhe Dishliev. Partizani vazhdon te sulmoje dhe Hoxha eshte pothuajse i pashqetesuar. Disa minuta me pas fazlliu ka nje rast te arte por gjuan jashte pasi Mazrekaj "vallezon" ne krahun e majte dhe jep nej asiste perfekt. Me pas eshte Vila ne te djathe qe deperton dy here por merr vetem dy goditje denimi.
 
Ne minuten e 90-te vjen nje tjeter rast i paster. Fazlliu ne kundersulm kontrollon mire topin nen presionin e dy mbrojtesve por gjuajtja e tij godet shtyllen e djathte. Ai ka nje tjeter rast ne minuten e 93-te kur deperton ne zone dhe pengohet qarte ne menyre te parregullt, por jane sekondat e fundit dhe gjyqtari jep vetem nje goditje denimi.
 
Mbyllet ndeshja pas tre minutash shtese dhe Partizani merr nje fitore te rendesishme ne transferte, 0-1, fale golit te Mazrekajt. Perseri mbetet porte e paprekur dhe tashme Alban Hoxha ka plot 550 minuta ne kampionat qe nuk ka nxjerre topin nga rrjeta e tij. Me tre piket e sotshme Partizani ngjitet ne krye te Superliges me 15 pike nga tete ndeshje, po aq sa Tirana.
 
Ndeshja e rradhes do te jete ne Tirane kunder Elbasanit.
 
Vllaznia - Partizani 0-1
Golat: Mazrekaj 33'
Partizani: Hoxha, Cuculli, Vrapi (Daja 50'), Rrahmani, Fejzullahu, Mazrekaj, Nexhipi (Dishliev 75'), Batha, Trashi, Vila, Racic (Fazlliu 75')
 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015