Partizani Kampion 2015/16? FSHF kerkon dosjen e UEFAs para se te pronocohet
Partizani Kampion 2015/16? FSHF kerkon dosjen e UEFAs para se te pronocohet 07.07.2016 | 19:05
Pasi u dha vendimi i CAS ne lidhej me denimin e Skenderbeut dhe me pas ai i Panelit Emergjent te UEFA's per futjen e Partizanit ne Champions League, FSHF thjesht botoi nje lajm ne faqen zyrtare per te sjelle keto te reja qe ishin publikuar nga gjithe shtypi shqiptar. Por Federata nuk shtoi asnje fjale per te shpjeguar se si do te vijoje kjo histori brenda Shqiperise, pasi disa nga ndeshjet e permendura nga UEFA ishin dhe ne kampionatin shqiptar.
 
Interesimit të gazetarëve për vendimin e CAS në lidhje me dënimin për një vit të Skënderbeut nga Kupat e Europës, Sekretari i FSHF, Ilir Shulku i është përgjigjur se dje, është njohur me këtë vendim të Gjykatës së Lozanës, i cili i dënon korçarët me mospjesëmarrjen një vit, në Kupat e Europës. Sa i takon pyetjes, në se do të quhet Skënderbeu kampion i Shqipërisë apo do të ketë ndryshime, Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit sqaroi do te shihet njehere dosja e UEFA-s dhe me pas i mbetet ne dore Komisionit te Etikes per te vendosur.

“Ne u njohëm dje, me vendimin e KAS. I kemi kërkuar zyrtarisht UEFA-s, që të na sjellë materialet dhe vendimin e arsyetuar të Komisionit të saj të Etikës për këtë çështje. Këtë material do t’ja kalojmë menjëherë për shqyrtim Komisionit të Etikës, pranë FSHF dhe do të jenë ata që do të vendosin për këtë çështje”-përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku.
 
Kujtojme qe Kimisioni i Etikes ka dhene denime ekstreme vetem ne disa ratse te rralla kur behet fjale per ekipe te vogla, por per ekipet kryesore zakonisht ka heshtur, sidomos kur behet fjale per trukime. 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015