Java 15: Kryeqyteti vishet i kuq (Video)
Java 15: Kryeqyteti vishet i kuq (Video) 08.12.2014 | 15:45
(Votoni per lojtarin e ndeshjes)  Derbi i 140-te mbyllet me nje fitore fantastike 2-0 per Partizanin. Fitorja e 55-te historike kjo perballe rivaleve te Tiranes, ne nje ndeshje qe eshte luajtur ne njes tadium te tejmbushur me tifoze. Skuadra ka bere nje loje te mire duke qene menjehere ne kerkim te golit, gje qe e arriti shume heret.
 
Se pari ishte Nexhipi qe shenon qe ne minuten e pare me nje krosim te gjate qe perfundon ne rrjete pasi Racici sulmon topin dhe shtang portierin kundershtar. Me pas eshte  Mazrekaj qe shenon nga pika e bardhe e penalltise per te dyfishuar rezultatin dhe ndeshja pastaj eshte kthyer ne nje menaxhim loje, por ku rastet kane qene te shumta per te thelluar rezultatin.
 
Tirana pothuajse e humbet toruan, ndërsa të kuqtë jo pak herë fusin në kuadrat futbollistët bardheblu. Situatë kaotike për disa minuta për ekipin e Maganit, ndërsa lojtarët e Duros marrin lehtë krahun dhe gjejnë zonën. Mirëpo, duke parë që nuk kanë çfarë të humbin tjetër, të besuarit e Maganit hidhen në sulm. Bakaj, Taku e Ndikumana “kërcënojnë” portën e “demave”, por alban Hoxha qëndron në lartësinë e duhur. Edhe në minutat e mbetura të fraksionit të parë të lojës rezultati mbetet i njëjtë, 2-0 për të kuqtë. Por, bardheblutë krijojnë më shumë volum loje dhe, pothuajse e mbyllin Partizanin para portës së tij. Ndërkaq, Bushiç humbet disa raste përpara portës. 
 
Në pjesën e dytë të ndeshjes Tirana krijon volum loje, por është një skuadër pa ide. Nga ana tjetër, Partizani mbyllet në mbrojtie dhe bën lojë cinike. Ndërsa të kuqtë nuk harrojnë të kundërsulmojnë. Megjithatë, mbrojtjet respektive në 30 minutat e para të pjesës së dytë qëndrojnë të pamposhtura. Edhe zëvendësimet nuk qëndrojnë efikase, sidomos për Tiranën, përsa i përket Partizanit, mbrojtia është arma më e fortë e tyre. Trajneri Duro tregohet i qartë me zëvendësimet madje dy prej tyre, Shabani dhe Osmanaj per pak sa nuk kombinojne per golin e trete.
 
Minutat e fundit nuk sjellin shume rrezik dhe pas 95 minutash loje, gjyqtari mbyll ndeshjen. Shperthen stadiumi qe eshte pothuajse i teri i kuq. Fitore mese e merituar dhe madje nje detyrim per keta tifoze qe e kane mbeshtetur skuadren sot si rrallehere. Ky eshte Partizani i vertete, qe impresionion dhe fushe dhe tribuna. 
 
Tani jane 140 takime mes Partizanit dhe Tiranës në të gjitha kompeticionet: kupë dhe kampionat. Partizani ka fituar më shumë derbi, plot 55 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 43 fitore. 42 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. 199-159 golavarazhi ne favor te skuadres tone.
 
 
Prag ndeshje 
 
Jane shitur mbi 13 mije bileta dhe vazhdojne akoma te shiten me shumice. Derbi kesaj rradhe e gjen Partizanin ne krye te renditjes dhe Tiranen nje vend me poshte, keshtu qe interesi ka qene i madh. Pritet nje numer rekord tifozesh ne stadiumin "Qemal Stafa" dhe padyshim qe perqindja me e madhe e tyre do te jete veshur me te kuqe. 
 
Ne tribunen D2 jane shitur te gjitha biletat dhe tani po shiten masivisht edhe biletat e tribunes D3 qe do te jete gjithashtu e mbushur me tifozet e kuq. Interesimi per kete ndeshje  ika kaluar edhe kufijte shqiptare me grumbullime te tifozeve ne shtet et tjera per te pare ndeshjet, por edhe interes nga Sky Sport qe do te kete te derguarit e tyre ne stadium.
 
Marshimi i tifozeve te kuq ka nisur nga pallati i sportit "Asllan Rusi" dhe ndeshja do te filloje ne oren 18:00. Duel i mahnitshem qe e ka kthyer te henen ne nje dite pushimi ne Tirane. Mijera e mijera tifoze qe marshojne rrugeve te qytetit, te veshur te gjithe me te kuqe, duke kenduar pa pushim. Stadiumi eshte i tejmbushur me tifoze si asnjehere tjeter.
 
Nderkohe policia e shtetit sot ka lajmeruar se te gjithe tifozet duhet te jene te pajisur me karta identiteti per tu futur ne "Qemal Stafa", por vetem pak kohe perpara derbit e ka anulluar kete rregull.
 
Partizani  – Tirana 2-0
 
Golat: Nexhipi 1′, Mazrekaj 12′ (p)
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rahmani, Cuculi, Trashi, Batha, Daja, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Racic. Trajner: Shpëtim Duro
Tirana: Frashëri, Kërçiku, Muca, Kalari, Curri, Taku, Bulku, Karabeci, Ndikumana, Bakaj, Bushiç. Trajner: Gugash Magani
Gjyatqare: Kridens Meta, Ermal Barushi, Ridigert Cokaj

Minutat
 
95' - Mbaron ndeshja. Fitore!!!!!!! 
90' - Mbaron koha e rregullt. Akordohen pese minuta shtese 
84' - Shabani niset ne kundersulm por nuk arrin te pasoje sic duhet per Osmanaj. Rast i mire per te trefishuar avantazhin 
83' - Del kapiteni Nexhipi mes duartrokitjeve. Futet Osmanaj 
80' - Del Racic dhe futet ne fushe Shabani 
76' - Partizani prane golit por pasimi per Racic nuk eshet i sakte 
73' - Nuk jepet nje penallti per Racic qe ishte nje meter nga porta 
69' - Del Mazrekaj dhe futet Fazlliu. Mungojne tabelat elektronike ne derbi.
67' - Nje dron mbi stadium 
64' - Rrezikon Tirana, por gjuajtja kalon shume lart mbi traverse 
55' - Partizani kontrollon lojen 
46' - Fillon pjesa e dyte 
45' - Mbaron pjesa e pare ne ndeshjes. Partizani i mrekullueshem ne avantazh me dy gola nga Nexhipi dhe Mazrekaj me penallti si dhe raste te shumta shenimi 
43' - Perseri probleme per Racic qe ka koken e fashuar 
32' - Gjuan Kalari por pret bukur Alban Hoxha 
30' - Cuculi vendimtar me nje nderhyrje te mrekullueshme 
28' - Racic me nje rast te mire shenimi 
22' - Goditet me brryl Racic, nuk ka faull 
20' - Rrezik ne zone, por ne fund Hoxha kontrollon topin
15' - Gjuajte e miqve, pret Hoxha 
12' - GOOOL. Mazrekaj nuk gabon nga 11 metra
11' - Penallti per Partizanin 
07' - Racic asist per Nexhipin por del portieri dhe largon topin 
01' - GOOOL menjehere ne Qemal Stafa. Nexhipi me kros te gjate qe perfunon ne rrjete. 1-0
01' - Fillon ndeshja
 
Duro: jam shume i lumtur per kete fitore 
 
Trajneri i Partizanit u shpreh mjaft i lumtur mbas përfundimit të takimit. Në prononcimin e tij pas ndeshjes ai tha: “Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Skuadra sot meriton notën 10. Ishte shumë e rëndësishme që ky takim të fitohej si për nga ana morale por edhe për vetë gjendjen e klasifikimit në renditje. Javën e ardhshme në Vlorë na pret një ndeshje e vështirë por mbas kësaj fitoreje shkojmë më të qetë.”  
 
 
 
 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015