Historike, kapiteni Hoxha kualifikon Partizanin ne Champions (Video)
Historike, kapiteni Hoxha kualifikon Partizanin ne Champions (Video) 21.07.2016 | 15:26
Një ëndërr që vazhdon! Partizani ben nje arritje historike dhe per me teper pas nje nisje te paqarte te aventures europiane, qe veshtiresoi jashtezakonisht pergatitjen per keto dy sfida kunder hungareveze. “Demat” kaluan në turin e 3-të eliminator të Ligës së Kampionëve duke mposhtur me 11-metërsha, 3-1, Ferencvaroshin në Hungari. Në një stadium ku dëgjohej mbështetja e tifozëve të kuq, gjatë gjithë 90-minutave. Ata kishin udhetuar per te mbeshtetur skuadren dhe jane falenderuar ne menyren me te mire nga djemte ne fushe. 90-minutat e ndeshjes përfunduan 1-1, ashtu si dhe ne Tirane. Dhe shtesa nuk solli dot nje fitues. U erdhi rradha penalltive dhe aty kapiten Albani ishte ylli i shfaqjes. Padyshim heroi absolut ne kete takim ndersa nis serine e penalltive duke dhenuar me nje "panenka" e me pas mes shtyllave pret tre nga kater penallti duke cuar te kuqte ne raundin e trete te Champions League.
 
Partizani e filloi takimin me një vendosje 4-1-4-1. Trajneri Sormani nuk kishte ndryshuar asgjë nga ndeshja e parë. Në fillim të lojës të dyja skuadrat e nisën vrullshëm dhe studionin njëra-tjetrën në mesfushë. Në minutën e 13-të qendërmbrojtësi i Partizanit, Gëzim Krasniqi, bëri një ndërhyrje të gabuar brenda zonës, duke shkaktuar 11-metërsh në favor të hungarezve. Ekzekutimin e këtij 11-metërshi e merr përsipër Gera, ku nuk gabon dhe e çon topin në aty ku portieri Hoxha e ka të pamundur ta arrijë.

Pjesa tjetër e lojës është e njëjtë për të dy ekipet. Partizani ka një mundësi të artë për shënim me Ekuban qe eshte futur ne pjesen e pare per Bathen, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën pingule të portierit mik. Të kuqtë duken këmbëngulës dhe në minutën e 41 vjen gëzimi i madh për skuadrën shqiptare. Pas një topi të harkuar në zonën kundërshtare Housing gabon duke e çuar topin në portën e tij. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë, me një Partizan premtues.

Pjesa e dytë fillon me të njëjtin ritëm si e para. Skuadrat kërkojnë më shumë të mbrohen se sa të sulmojnë. Partizani ka disa raste por pamundur t’i shfrytëzojnë si duhet. Hungarezët e Ferencvaroshit kërkojnë të mbyllin takimin brenda 90 minutave, por Hoxha është në ditën e tij me te mire edhe gjate kohes se rregullt. Takimi shkon dalëngadalë drejt përfundimit të ndeshjes, teksa Sormani përdor dhe kartën e fundit duke hedhur në fushë Bardhin në vend të Filit.

Skuadra e kuqe është kthyer në gjysmëfushën e saj, ku duket që kërkon të ruajë këtë rezultat për të shkuar në kohë shtesë. Dhe kështu ndodh, ndeshja shkon në kohën shtesë. Kohët shtesë nuk sjellin asgjë për ndryshimin e rezultatit pasi sulmet jane te pakta dhe pothuajse nuk ka asnje rast per shenim. Skuadrat duken më shumë të lodhura. Partizani kërkon ta çojë takimin te 11-metërshat, ndërsa Ferencvaroshi nuk pajtohet me këtë rezultat. Shumë faulla, shumë ndalime ka në lojë nga ana e gjyqtarit të ndeshjes. Hungarezët duken të ngarkuar psikologjikisht dhe nuk e prisnin këtë rezultat ndersa Partizani me shume mbron, me nje qetesi te admirueshme.

Kështu mbyllet ky takim për t’i lënë radhën 11-metërshve. I pari qe merr topin ne dore eshte Alban Hoxha, por jop per ti ber presion kundershtarit, por per te gjuatjur vete nga 11 metra. Ai shtang te gjithe me nje "panenka" perfekte ne mes te portes qe duket sikur eshte nje perseritje e ngadalte. Me pas i vjen rradha hungaerezeve dhe Hoxha ruan avantazhin duke pritur penalltine e Geras. Vila tenton cepin e portes, por gjuan jashte, akoma 1-0. Hoxha eshte serish heroi ndersa ruan edhe njehere avantazhin duke pritur penalltine e Sestak ne krahun tjeter. Kete here feston pasi duket qe ndjen eren e fitores. Trashi ka rradhen dhe nuk gabon me nje penallti ne qender dhe 2-0. Nagy shenon per miqte, 2-1. Me pas eshte Ekuban qe gjuan per here te pare nje penallti me unfiformen e kuqe dhe eshte perfekt me nje gjuajtje dherazi ne cep, 3-1. I vjen rradha Ramirez dhe nuk mund te kishte nje mbyllje me perfekte se kjo. Heroi i ndeshjesh Hoxha ben pritjen e trete dhe con Partizanin ne raundin e trete te Champions League.

Nje fitore historike dhe per me teper nje premio e majme per lojtaret dhe te ardhura stratosferike per te skuadren. Por me e rendesishmja eshte se endrra vazhdon. Ka te pakten edhe dy ndeshje te tjera ne Champions. Kundërshtari i radhës për Partizanin në raundin e tretë eliminator të Champions League do të jetë Red Bull Salzburgu, nje skuader qe ka dominuar futbollin austriak ne dekaden e fundit dhe ka bere emer dhe ne Europe ku ne 1994 jane mundur ne finale te Kupes UEFA nga Interi. Xhonatan Soriano është lojtari më i njohur në radhët e Salzburgut. 30-vjeçari ka luajtur më parë me Barcelonën dhe konsiderohet si lojtari më i shtrenjtë në radhët e austriakëve. Në organikën e klubit është edhe Hingereger, i huazuar nga Gladbahu. Në ekipin austriak aktivizohet gjithashtu edhe Valon Berisha, 23-vjeçari shqiptar që ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Norvegjisë.
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015