Ndahet nga jeta ikona e boksit Ali Kastrati
Ndahet nga jeta ikona e boksit Ali Kastrati 11.03.2013 | 00:00

Ikona e boksit shqiptar, Ali Kastrati është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të pashërueshme. Kastrati, do të mbahet mend nga të gjithë për historinë e sportit shqiptar që ai zhvilloi ndër vite. Emri i Ali Kastratit është zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai ka zhvilluar mbi 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier. Në të gjithë karrierën e tij ai ka mundur të rrëmbejë 65 medalje si dhe titujt “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, etj.

Pasaporta e ikonës së ringut
Emri: Ali
Mbiemri: Kastrati
Datëlindja: 22.12.1922
Vendlindja: Dibër
Sporti: Boks, Mundje, Peshëngritje

Trofetë: 65 medalje të kampiot kombëtar, 15 herë kampion kombëtar në boks, 16 herë në mundje dhe 15 herë në peshëngritje si trajner. Fitues i të gjitha Kupave të Republikës në mundje (1951-1966), në boks (1951-1963) dhe në peshëngritje (1949-1966), si trajner me Partizanin. Fitues i 3 medaljeve të arta si trajner në Spartakiadën e parë Kombëtare me Partizanin në të 3 sportet. Mban 65 medalje të kampionit kombëtar. Ka zhvilluar 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier. Eshtë zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë për të gjitha kohët (1998).
 
Titujt: “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, “Nderi i Sportit Shqiptar” 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015