Partizani, tani edhe me ekip boksi
Partizani, tani edhe me ekip boksi 29.01.2009 | 00:00
Klubi shume-sportesh i Partizanit do te kete ne vijim te Kampionatit Kombetar te Boksit, ekipin qe sapo eshte krijuar. Ekipi eshte formuar kete vit, prane klubit qe dikur shkelqente ne te gjithe drejtimet e mundshme. Pavaresisht krizes se fundit, drejtori i klubit "Partizani", Miriam Hakani eshte shprehur se boksieret qe kane formuar ekipin e ri, kane deshiren dhe cilesite e duhura per te perfaqesuar me dinjitet ekipin dhe klubin "Partizani".
 
Ne kete takim mori pjese edhe ministri i TKRS-se, Ylli Pango, si dhe presidenti i Federates Shqiptare te Boksit, Paulin Sterkaj. Ministri Pango u shpreh i bindur se, boksi ne Shqiperi shume shpejt do t'i rikthehet tradites dhe se keta boksiere, do te mund te perfaqesojne Shqiperine si duhet ne arenen nderkombetare.
 
"Boksi eshte nje sport burreror, Shqiperia eshte shquar vazhdimisht ne kete sport. Ekipi qe eshte krijuar dhe sportistet qe do te jene pjese e Partizanit, do te konkurrojne dhe do te ngrene me lart sportin e Boksit, per te perfaqesuar vendin tone ne evenimente te rendesishme", - theksoi ministri i TKRS-se, Pango.
 
Edhe presidenti i Federates Shqiptare te Boksit, Paulin Sterkaj, nje ish-boksier i njohur ne vend, vuri theksin mbi nevojen e te rinjve per te ushtruar sportin e preferuar dhe mundesine e zgjerimit te sportit te boksit, ne tere territorin ne nje te ardhme te shpejte. Gjate sezonit te fundit, klubi shume-sportesh "Partizani", si dhe te gjithe klubet ne Shqiperi, jane duke kaluar nje krize financiare, e cila gjithsesi nuk ka penguar sportistet dhe ekipet qe te organizohen, si ne rastin e fundit. 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015