Partizani, kampion për të 15-ën herë radhazi në karate
Partizani, kampion për të 15-ën herë radhazi në karate 01.10.2013 | 00:00

Nga 20 edicione të zhvilluar deri tani prej themelimit të Federatës Shqiptare të Karatesë, ka një dominancë të plotë ndaj kundërshtarëve në tapet nga skuadra e Partizanit. Historia është përsëritur edhe në fundjavë, në kampionatin kombëtar që u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë për kadetë, të rinj dhe të rritur. Sipas drejtorit teknik të Federatës Shqiptare të Karatesë, Ramiz Ismailgeci, në këtë kampionat morën pjesë 9 klube anëtare të federatës si Partizani, Kristaq Rama, Besëlidhja, Bijtë e Shqipes, Elbasani, Dardania, Ballkan Shitokai, Artan Tushe Tirana dhe Kamza Karate, ku 50 sportistë konkurruan në kategori të ndryshme.

Në përfundim të kampionatit ekipi i Partizanit u kurorëzua kampion për të 15-ën herë radhazi, duke dominuar në këtë sport në Shqipëri. Seria e superioritetit të klubit kryeqytetas nisi në kata individuale në kadetë për meshkuj me Besian Capin, e vijuar në kata individuale për të rinj dhe të rritur me Kushtrim Nasufin; në kumite për kadetë meshkuj në peshën -52 kg me vendin e parë e të dytë, Burhan Milla e Besian Capi; në kumite për të rinj në -61 kg me Rajli Muçollarin, ndërsa podiumi u plotësua me duetin e Besëlidhjes Altjon Marku dhe Ardian Hala. Ndërsa në kumite për të rritur titujt kampionë u ndanë mes Arjon Bibës të Besëlidhjes (pesha – 60 kg), Xhino Tolit të Elbasanit (pesha -67 kg), Erblin Kacnias të Partizanit (pesha -75 kg) dhe Herolin Nishevci po të Partizanit në peshën -84 kg.
 
Në klasifikimin e përgjithshëm Partizani do të blindonte edhe këtë vit kreun me 6 vende, 5 vende të dyta dhe 1 vend të tretë. Nënkampion në rang ekipor u shpall Besëlidhja me 5 vende të para, 3 vende të dyta dhe 3 të treta, ndërsa skuadra Bijtë e Shqipes e mbyllin kampionatin kombëtar të tretët me 1 kampion, 1 nënkampion dhe 3 vende të treta. Skuadra Kristaq Rama dhe Artan Tushe Karate ishin të vetmet nga pjesëmarrësit që nuk mundën të hynin në zonën e medaljeve.

REZULTATET
KADETË KATA INDIVIDUALE, MESHKUJ
1. Besian Capi Partizani
2. Redi Milloshi Kamza
3. Stiven Rarani Partizani
KADETË KATA INDIVIDUALE, FEMRA
1. Elvana Vukaj Besëlidhja
2. Ervisjana Marqeshi Kamza
3. Enkelejda Cani Kamza
TË RINJ/TË RRITUR KATA INDIVIDUALE, MESHKUJ
1. Kushtrim Nasufi Partizani
2. Arjon Biba Besëlidhja
3. Roland Mraca Ballkan Shitokai
KUMITE KADETË, FEMRA OPEN
1. Elvana Vukaj Besëlidhja
2. Ervisjana Marqeshi Kamza
3. Enkelejda Cani Kamza
KUMITE KADETË, MESHKUJ -52 kg
1. Burhan Milla Partizani
2. Besian Capi Partizani
3. Redi Milloshi Kamza
KUMITE KADETË, MESHKUJ -57 kg
1. Bekim Basha Dardania
2. Anderson Raska Kamza
3. Sulejman Muça Bijtë e Shqipes
KUMITE KADETË, MESHKUJ -63 kg
1. Julian Muça Bijtë e Shqipes
2. Stiven Rarani Partizani
3. Rigenc Kerçuku Bijtë e Shqipes
KUMITE KADETË, MESHKUJ -63 kg
1. Redion Rama Besëlidhja
2. Henrik Dedej Bijtë e Shqipes
3. Romario Meçe Bijtë e Shqipes
KUMITE TË RINJ, -61 kg
1. Rajli Muçollari Partizani
2. Altjon Marku Besëlidhja
3. Ardian Hala Besëlidhja
KUMITE TË RINJ, -68 kg
1. David Shaba Besëlidhja
2. Emiljano Gjergji Besëlidhja
3. Kelion Panxha Kamza
KUMITE TË RRITUR, -60 kg
1. Arjon Biba Besëlidhja
2. Roland Mraca Ballkan Shitokai
3. Olsi Kolaveri Kamza
KUMITE TË RRITUR, -67 kg
1. Xhino Toli Elbasani
2. Hamdi Halimi Partizani
3. Elvis Jaku Besëlidhja
KUMITE TË RRITUR, -75 kg
1. Erblin Kacnia Partizani
2. Spajdi Selami Partizani
3. Mario Ndoj Besëlidhja
KUMITE TË RRITUR, -84 kg
1. Herolin Nishevci Partizani
2. Daniel Hajta Partizani

SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015