Mundje, Partizani kampion në stilin klasik
Mundje, Partizani kampion në stilin klasik 07.10.2012 | 00:00

Rikonfirmim i kampionëve të Partizanit në stilin klasik dhe Teutës A në stilin e lirë. Kampionati kombëtar i mundjes për të rritur shpalli për të pestin sezon radhazi kampion skuadrën durrsake të drejtuar nga trajneri Fuat Brahi dhe për të gjashtin sezon radhazi të kuqtë e trajnerit Ermir Hasa. Sportistët më të mirë të aktivitetit u zgjodhën Meraldo Ndoka i Partizanit në stilin klasik dhe Vilson Ndregjoni i Kamzës në stilin e lirë. Ndregjoni sakrifikoi mjaft për trofeun e kampionit dhe sportistit më të mirë, aq sa e sfidoi kundërshtarin në tapet edhe i fashuar në kokë. E me të drejtë meritoi përgëzimet në kor post-triumfit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Organizimit model të Federatës Shqiptare të Mundjes iu shtua edhe iniciativa po kaq model, por individuale e Ermir Hasës, trajnerit të shumëfishtë kampion dhe atij të Kombëtares shqiptare. Trajneri Hasa shpërndau premio nga 100 mijë lekë (të vjetër) për të 14 kampionët e 2012-ës (shtatë në stilin e lirë dhe shtatë në atë klasik). Emocione dhuroi në finalen e peshës 74 kg Sahit Prizreni, i cili dëshmoi se mbetet një kampion i padiskutuar. Ndërkohë, Federata do të shprehte mirënjohjen nëpërmjet pllakateve të mirënjohjes për disa nga figurat më të nderuara të mundjes, mes tyre sportistë dhe gjyqtarë të karrierës: Seit Fishta, Xhovalin Çuni, Zef Çupi, Shpëtim Kastrati, Besnik Rama, Rexhep Leka, Xhaferr Bogdani, Gani Gegolli, Ram Kasmi dhe Arben Fejzo. Ekipet pjesëmarrëse në stilin klasik ishin Partizani, MMA Tirana, Dinamo, Besëlidhja, Kukësi, Flamurtari, Valona, Vllaznia, Tomori, kurse në stilin e lirë Tirana A, Teuta A, Tirana B, Teuta B, Korabi, Kamza, Vllaznia A, Kukësi, Vllaznia B, Laçi, Puka, Apolonia, Burreli.

FITUESIT SIPAS PESHAVE
Stili klasik
Jurgen Uku (MMA Tirana) pesha 55 kg
Edison Therepeli (Tomori) pesha 60 kg
Dritan Therepeli (Tomori) pesha 66 kg
Meraldo Ndoka (Partizani) pesha 74 kg
Ergys Mirukaj (Partizani) pesha 84 kg
Klodian Koçi (Partizani) pesha 96 kg
Dorian Shehu (Partizani) pesha 120 kg
Sportisti më i mirë: Meraldo Ndoka (Partizani)
Renditja ekipore: Partizani 27 pikë, Tomori 21 pikë, MMA Tirana 16 pikë.

Stili i lirë

Islam Islamaj (Teuta A) pesha 55 kg
Emirjan Rabdishti (Teuta A) pesha 60 kg
Vilson Ndregjoni (Kamza) pesha 66 kg
Sahit Prizreni (Teuta A) pesha 74 kg
Edon Shala (Teuta A) pesha 84 kg
Egzon Shala (Teuta A) pesha 96 kg
Fation Baro (Tirana A) pesha 120 kg (e fitoi aforfe)
Sportisti më i mirë: Vilson Ndregjoni (Kamza)
Renditja ekipore: Teuta A 29 pikë, Tirana A 15 pikë, Teuta B 8 pikë.

SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015