Mundje, Koçi fitues ne 130kg
Mundje, Koçi fitues ne 130kg 17.11.2014 | 00:00
Federata Shqiptare e Mundjes ul siparin e aktiviteteve kombëtare të vitit me garën më të rëndësishme, kampionatin e të rriturve. Ne kete kampionat mori pjese edhe Partizani ku arriti te nxjerre dhe nje mundes fitues. Ka qene Klodian Koçi, mundes ne peshen 130 kg ne stilin klasik, ai qe ka rreshtuar emrin e Partizanit mes fituesve. Por ekipet kampione jane shpallur Beselidhja dhe Teuta.
 
Edhe në këtë epilog të suksesshëm të aktiviteteve kombëtare, Federata Shqiptare e Mundjes ka nderuar me pllakate mirënjohjeje disa prej figurave që kanë kontribuar në vite në sportin e mundjes, por edhe sipërmarrës, dashamirës të kësaj disipline. Nder ta, me pllakatë mirënjohjeje u vlerësuan edhe Ndoc Ndoci (pas vdekjes) si ish-mundës e trajner i Partizanit dhe Artan Mitro, ish-sportist i Partizanit, aktualisht gjyqtar pranë federatës.
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015