Karate / Partizani 17-ë herë kampion (Video)
Karate / Partizani 17-ë herë kampion (Video) 26.10.2014 | 00:00

Në mesditën e së shtunës në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Karatesë për të gjitha grupmoshat. Dhe në përfundim të këtij aktiviteti është shpallur “kampion” Partizani, që është fitues i këtij trofeu kombëtar për të 17-tën herë.

Është klubi që ka organizuar për herë të parë sportin e karatesë dhe kjo ka qenë meritë e trajnerit Ramiz Ismailgecaj, që sot është drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Karatesë. Në këtë aktivitet kanë paraqitur formë të mirë dhe karateistët e Besëlidhjes, “Shotokan” Elbasan, Tiranës, Kamzës, “Wado Rui” Vlorë.

Ndërkohë që sportisti më i mirë është shpallur Erblin Kacnia. Sakaq karateja ka sjellë dhe medalje ndërkombëtare. Ndaj dhe është sporti më rezultativ në Shqipëri, ndërsa deri në fund të vitit do të ketë dhe të tjera paraqitje ndërkombëtare. Përfundimisht Partizani e ka merituar titullin kampion në karate.

Rezultatet teknike të kampionatit të karatesë 

Kata – Të rritur

Getoar Rexhepi (Partizani) 

Kata – Të rritura

Borbardha Sulaj (Besëlidhja) 

Kata – Të rinj

Stiven Rarani (Partizani) 

Kata – Të reja

Elvana Vukaj (Besëlidhja) 

Kata – Djem

Besian Vrapi (Partizani) 

Kumite – Pesha 52 kg, paratërinjtë

Markeljan Pepa (Shotokan, Elbasani) 

Kumite – Pesha 57 kg, paratërinjtë

Flori Kurti (Kamza) 

Kumite – Pesha 63 kg, paratërinjtë

Bekim Bashka (Tirana) 

Kumite – Pesha 70 kg, paratërinj

Gjolek Hoxhaj (Partizani) 

Kumite – Të reja, pesha 48 kg

Ervisjana Marqeshi (Kamza) 

Kumite – Të rinj, pesha 68 kg

Rajli Muçollari (Partizani) 

Kumite – Të rinj, pesha 76 kg

Klajdi Dalipi (Wado Rai Vlorë) 

Kumite – Të rinj, pesha+ 76 kg

Stelijano Cani (Elbasani) 

Kumite – Të rritur, pesha 67 kg

Xhino Toli (Elbasani) 

Kumite – Të rritur, pesha 75 kg

Spajdi Selamaj (Partizani) 

Kumite – Të rritur, pesha 84 kg

Erblin Kacnia (Partizani) 

Si ekip: Partizani

Sportisti më i mirë: Erblin Kacnia (Partizani)

SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015