Partizani kualifikohet per ne gjysmefinale
Partizani kualifikohet per ne gjysmefinale 03.12.2014 | 16:24
Partizani eshte kualifikuar per ne gjysme finale e Kupes se Shqiperise ne basketboll per meshkuj. Te kuqte kane fituar ndeshjen cerek finale te luajtur dje ne pallatin e sportit "Asllan Rusi" kunder Apolonise me shifrat 76-71.
 
Ka qene nje ndeshje qe ka rezultuar me e veshtire nga sa pritej pasi Partizani e kishte mundur me lehtesi Apolonine ne kampionat. ka qene nje ndeshje e dobet nga te kuqte qe mbase dhe kane nenvleresuar kundershtarin. Skuadra ka pasur oshilacione te shumta gjate te kater periodave, por ka qene gjithnje ne kryesim duke mos vene ne dyshim fitoren, eshte pse miqte kane bere nje ndeshje te mire me dy lojtare qe shenuar nga 18 pike secili. Pikëshënuesi më i mirë për të kuqtë ishte Hamati, me 16 pikë. 
 
Tani Partizani eshte pjese e kater me te mirave dhe do te luaj ndeshjen e rradhes ne  18 dhjetor. Ne gjysme finale jane kualifikuar edhe Vllaznia e Kamza Basket, ndersa sot luajne Tirana dhe Studenti.

Kujtojme qe Partizani e ka fituar Kupen e Shqiperise 16 here, dhe per here te fundit ne 1995.
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015