Partizani eleminohet ne gjysmefinale
Partizani eleminohet ne gjysmefinale 22.12.2014 | 14:21

Vllaznia e ka pasur të vështirë triumfin me Partizanin ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise pasi djemt e kuq kane bere nje ndeshje shume te mire por en fund nuk kane arritur te mundin kryesuesit e kampionatit. 

Partizani ka arritur që në pjesën e parë e të kalojë në epërsi deri në 11-12. Por më pas ka përmbysur Vllaznia, e cila ka fituar 15-13. Në të dytën shkodranët kanë kontrolluar lojën dhe kanë fituar 18-10 dhe në pushim kryesojnë 31-23. Në kushtet kur pjesa e tretë ka nisur me trepikëshin e Çaçit, atëherë është menduar se të kuqtë do të rivalizojnë. Por në fakt nuk ndodh kështu.

Pavarësisht pikëve të ngushta në të pjesët, 19-16 dhe 17-15, në përfundim janë shkodranët fitues të ndeshjes, 67-54 dhe Partizani eleminohet keshtu nga Kupa, kompeticion te cilin e kane fituar plot 16 here.

Arman Byberi ka qene shenuesi me e mire per te kuqte ne kete ndeshje me 17 pike, por realizoi vetem gjashte nga 20 gjuajtjet e tij.

Vllaznia – Partizani              67-54

(15-13, 16-10, 19-16, 17-19)

Vllaznia: Saralija (11), Gavraniç (2), Rakaj, Pajoviç (1), Bërdica (11) / Shaqiri, Bekteshi (4), Llazani (18), Ndoja (13), Taraboshi (2), Arra (5). Trajner: B. Gjeçaj

Partizani: Gozhdari (3), Sukaj (9), Byberi (17), Ismeti (4), Divitaraj / Hamati (8), Hysa, Çaçi (8), Dervishi, Pregja (5). Trajner: E. Ismeti

Gjyqtarë: E. Koçi, G. Hoxha, A. Bejko (Tiranë)

 
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015