Basket meshkuj, humbje e thelle ndaj Kamzes
Basket meshkuj, humbje e thelle ndaj Kamzes 02.02.2015 | 15:36
Partizanin pesoi nje humbje te thelle kunder Kamza Basket me rezultatin e thellë 76-37. Partizani e fillon ne menyren me te keqe keshtu fazen e trete, kunder nje kundershtari qe e kishte mboshut ne dy fazat e para. Fillimisht Ndreko e më pas Çaçi janë ata që shënojnë për skuadrat respektive. Rezultati në 5 minutat e para ishte i ngushtë dhe shkon në 9-9. Më pas janë Ndreko, Karaj e Shestani që kombinojnë bukur te kamzalinjtë. Më në fund perioda e parë u buzëqesh vendësve 19-13.
 
Edhe në të dytën skuadra e drejtuar nga Muhametaj luan bukur, edhe pse Fjolla për të kuqtë ka shënuar me fillimin e saj një trepikësh dhe më pas Merkaj për Partizanin. Këta nuk kanë mjaftuar për të përballuar periodën e dytë kundër kamzalinjve. Daliu bëhet protagonist. Në një kundërsulm, ai e ka marrë topin nga zona e tij dhe ka vërshuar drejt koshit të Partizanit pa u frenuar nga askush dhe ka shënuar. Po kështu edhe Shestani është mjaft aktiv dhe perioda e dytë mbyllet 22-11 dhe pjesa e parë, 41-24 qe e bene pothuajse te pamundur kthesen per te kuqte.

Edhe perioda e trete flet per vendasit. Kështu Daliu e nis bukur me një dypikësh, por Merkaj ka shënuar një 3-pikësh, e të njëjtën gjë bën edhe Ismeti për të kuqtë. Dukej sikur ka ndryshuar diçka në lojën e të kuqve. Muhametaj hedh në fushë Hoxhën, i cili nuk mundi ta kryejë funksionin e Shestanit dhe përsëri Muhametaj ndryshon mendim duke rifutur atë. Tashmë është Karaj që organizon bukur të tijtë duke lënë të vetëm nën tabelë Daliun dhe kombinojnë me topa të gjatë. Daliu nuk fal, duke u mirëkuptuar me njëri-tjetrin. Në dy minutat e fundit të së tretës Muhametaj fut në lojë Qehajaj, që shkëlqen duke i dhënë fitoren e së tretës 18-10.
 
Në periodën e fundit skuadra e kamzalinjve është lider në fushë, pasi ekipi i Partizanit nuk mundi të shënonte më shumë se 3 pikë, edhe pse tashme ishte me shume nje duel rezervash. Kështu Kamza Basket ka fituar edhe periodën e fundit 17-3 dhe gjithë takimin 76-37 me +29 pikë diferencë.
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015