Partizani Basket
Partizani Basket 19.09.2014 | 12:37
KB Partizani eshte krijuar ne vitin 1946 dhe i luan neshjet ne Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" ne Tirane qe ka nje kapacitet prej 3000 vendesh. 
 
Basketbolli eshte nje nga sportet kryesore te Klubit Partizani dhe madje Basketbolli i Meshkujve eshte skuadra e kuqe me e suksesshme me plot 30 tituj ne Shqiperi dhe me disa rezultate mbreselenese ne arenen nderkombetare. Vitet '70 dhe 80' kane qene nje dominim absolut ne basketbollin per meshkuj ku Partizani fitoi plot 18 tituj rresht.
 
Historia europiane e Partizanit fillon ne 18 dhjetor 1968. Kampionet e Italise Oransoda Cantu (tani Pallacanestro Cantu) mendonin se do te benin shetitje ne Shqiperi kur shorti i vuri perballe Partizanit ne Kupen e Kampione (kompeticioni kryesor i organizuar nga FIBA). Ndeshja mbaroi me nje barazim 73-73. Organizatori i Partizanit Agim Fagu shenoi 48 pike dhe ju akordua "FIFA Banner Badge" nga sekretari i pergjithshem i FIBA, William Jones.
 
Ne 1974 Partizani kalon raundin e pare me nje fitore te thelle kunder Sparta Bertrange te Luksemburbut me dy fitore 90-70 dhe 103-89 por ne raundin e dyte terhiqet nga ndeshja me Balkan te Bullgarise dhe i humbet te dy takime me rezultat 2-0.
 
Me pas Partizani vazhdoi te impresionoje ne kompeticionet europiane. Ne sezonin 1979-80 doli ne vend te dyte ne Grupin E (i perbere nga KK Partizan Belgrade, Budapesti Honvéd SE dhe Al Ittihad Aleppo) ne eleminatoret e Kupes se Kampioneve duke u renditur ne 12 skuadrat me te mira ne ketoj kompeticioni.
 
Ne sezonin 1983-84, Partizani mundi Inter Bratislava (88-80 dhe 83-91) dhe luajti ne raundin e trete te Kupes se Kampioneve ku u eleminua nga Virtus Roma (93-55 ne Rome, 69-78 ne Tirane). Partizani ishte serish pjese e 12 skuadrave me te mire te Europes ate sezon, ndersa Virtus Roma u shpall kampione.

Skuadra vazhdoi te ngrinte trofe edhe pas viteve 90' duek u shpallur kampion ne 1991, 1992 dhe 1996 si dhe duke fituar Kupen ne 1990 dhe 1995. Por me pas ka disa vite te veshtira per tu rikthyer disi ne vitet 2000. Skuadra rrin gjysmefinalet e Kampionatit ne 2005 dhe 2007 si dhe gjysmefinalet e Kupes ne 2004 dhe 2005. Ne sezonin 2012/13 Partizani bie ne Kategorine e Pare por qendron aty vetem nje vit dhe ngjitet serish ne Superlige per sezonin 2014/15.
 
Partizani ka pasur gjithnje edhe nje akademi te mireorganizuar persa i perket basketbollit ku ekipet e moshave kane fituar shpesh kampionatet kombetare dhe kane nxjerre talente te panumert.  
 
Europa
 
 Sezoni  tot.  Nd 1 Nd 2 Rnd
1968/69 Partizani Albania 136-163 Italy Oransoda Cantu 73-73 63-90 R1
1969/70 Partizani Albania 141-165 Romania Dinamo Bucureshti 65-70 76-95 R1
1972/73 Partizani Albania 4-0* Syria Alep  2-0 2-0 R1
  Partizani Albania  157-193 Socialist Federal Republic of Yugoslavia Crvena Zvezda 83-94 74-99 R2
 1973/74 Csepel Hungary  129-135 Albania Partizani 58-57 71-78 R1
  Partizani Albania  140-149 Austria UBSC Wienerberger 72-71 68-78 R2
 1974/75 Sparta Bertrange Luxembourg  159-193 Albania Partizani 89-103 70-90 R1
  Partizani Albania  0-4* Bulgaria Balkan Botevgrad 0-2 0-2 R2
 1978/79Partizani Albania grup Czechoslovakia Spartak ZJŠ Brno 79-100 83-104 R1
 Bosna Socialist Federal Republic of Yugoslavia grup  Albania Partizani 99-64 76-78 R1
 Partizani Albania grup  Cyprus AEL Limassol 151-58 100-55 R1
 1979/80Partizan Beograd Socialist Federal Republic of Yugoslavia grup  Albania Partizani 115-82 101-98 R1
  Partizani Albania grup  Syria Al-Ittihad 91-85 106-92 R1
  Honved Hungary grup  Albania Partizani 81-92 93-105 R1
 1980/81 Partizani Albania grup Italy Sinudyne Bologna 79-97 67-112 R1
  Partizani Albania grup  Bulgaria CSKA Sofia 89-83 91-110 R1
  Eczacibashi Turkey grup  Albania Partizani 96-88 81-85 R1
 1981/82 Squibb Cantu Italy grup  Albania Partizani 82-54 102-96 R1
  Partizani Albania grup  Austria UBSC Wien 79-88 83-84 R1
 1982/83 Partizani Albania  154-171 Hungary Honved 90-81 64-90 R1
 1983/84 Partizani Albania  180-163 Czechoslovakia Inter Slovnaft 89-80 91-83 R1
  Partizani Albania  124-171 Italy Virtus 69-78 55-93 R2
 1984/85 Partizani Albania  164-181 Switzerland Vevey Basket 87-79 77-102 R1
 1985/86 Partizani Albania  162-175 Greece Aris 81-80 81-95 Pr
 1986/87 Partizani Albania  145-158 France Pau-Orthez 63-73 82-85 R1
 1988/89 Partizani Albania  156-192 Italy Scavolini Pesaro 72-84 84-108 R1
 1991/92 Partizani Albania  146-208 Greece Aris 79-98 67-110 Pr
 1992/93 Partizani Albania  133-232 Bulgaria CSKA Sofia 75-107 58-125 R1
 
Trofete 
  • Kampionate Meshkuj: 33
1951, 1952, 1953, 1954, 1956, 1958, 1959, 1960, 1964, 1968, 1969, 1970, 1972, 1973, 1974, 1975, 1976, 1977, 1978, 1979, 1980, 1981, 1982, 1983, 1984, 1985, 1986, 1987, 1988, 1989, 1991, 1992, 1996
  • Kupa Meshkuj: 16
1951, 1952, 1960, 1970, 1972, 1975, 1976, 1978, 1980, 1982, 1983, 1984, 1987, 1989, 1990, 1995
Partizani kampion 1989
 
Femrat
 
Basketbolli i femrave nuk ka pasur te njejtin sukses qe kane pasur meshkujt, por gjithesesi kane qene nje skuader dinjitoze. Femrat e Partizani kane fituar nje here kampionatin.
  • Kampionate Femra: 1
1989
SHPËRNDAJE KËTË LAJM

SuperLiga

Partizani.Net | 2002-2015