Klubi i futbollit Partizani, shume pikepyetje per tu zgjidhur Postuar nga Eni ne 07.06.2012 15:05Njė Partizan i ri. Vetėm tri ditė mė parė ka marrė zyrtarisht jetė skuadra e re kryeqytetase. Nėn emrin Klubi i futbollit Partizani, Ministria e Mbrojtjes ka themeluar dhe mė pas regjistruar nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit klubin mė tė ri tė futbollit shqiptar. Njė datė e re themelimi, pronarė tė rinj, seli e re, vlerė kapitale e re dhe njė logo e re. Dikasteri i Mbrojtjes zotėron 100% tė aksioneve tė kėsaj shoqėrie anonime, e cila u regjistrua nė QKR mė 4 qershor 2012. Tashmė, skuadra e Ministrisė ka marrė formė zyrtare.
Lajmi i gjateNjė Partizan i ri. Vetėm tri ditė mė parė ka marrė zyrtarisht jetė skuadra e re kryeqytetase. Nėn emrin Klubi i futbollit Partizani, Ministria e Mbrojtjes ka themeluar dhe mė pas regjistruar nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit klubin mė tė ri tė futbollit shqiptar. Njė datė e re themelimi, pronarė tė rinj, seli e re, vlerė kapitale e re dhe njė logo e re. Dikasteri i Mbrojtjes zotėron 100% tė aksioneve tė kėsaj shoqėrie anonime, e cila u regjistrua nė QKR mė 4 qershor 2012. Tashmė, skuadra e Ministrisė ka marrė formė zyrtare.
Detajet e regjistrimit 25 maj 2012 ėshtė data e themelimit tė Partizanit tė ri. Me emrin Klubi i futbollit Partizani, subjekti me formėn ligjore shoqėri anonime, ėshtė regjistruar nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit mė 4 qershor 2012, me numėr NIPT-it, L21804007A. Aksionar i vetėm i skuadrės sė re ėshtė Ministria e Mbrojtjes, e cila zotėron 100% tė aksioneve. Kapitali fillestar i klubit ėshtė 35 milionė lekė tė vjetėr. Me seli nė Komandėn e Doktrinės dhe Stėrvitjes nė Rrugėn e Dibrės, objekti i subjektit tė regjistruar ėshtė:
1. Organizimi i aktiviteteve sportive nė fushėn e futbollit.
2. Krijimi i ekipeve zinxhir pėr sportin e futbollit, si dhe pjesėmarrja nė garat sportive tė organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.
3. Futja nė tregun e lojtarėve pėr tė blerė futbollistė sipas nevojave tė ekipit.
4. Aktivitete tė tjera nė fushėn e futbollit pėr interes tė shoqėrisė.
5. Aderimi dhe regjistrimi si klub nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit dhe nė tė gjitha llojet e aktiviteteve tė futbollit kombėtar e ndėrkombėtar.
Administratori aktual i skuadrės sė Partizanit, Gjergji Thaka, ėshtė pėrzgjedhur edhe si pėrfaqėsues ligjor i klubit tė ri qė prej datės sė themelimit me njė afat 3-vjeēar, qė skadon mė 28 maj 2015. Tre janė pėrzgjedhur si anėtarė tė kėshillit mbikėqyrės tė skuadrės, Mentor Beqa, Orjana Ibrahimi dhe Edmond Arizaj. Tė tre kėta janė me afat emėrimi pėr tre vite deri nė fund tė majit 2015. Margarita Klemasi dhe Eneda Rahmani janė dy ekspertėt kontabėl tė autorizuar, tė cilėt do tė qėndrojnė nė kėtė detyrė deri mė 28 maj 2014.
E ardhmja
Askush nuk di tė thotė se cili prej dy Partizanėve qė janė tashmė zyrtarisht tė regjistruar nė QKR do tė marrė pjesė nė kampionat, ai i Albert Xhanit, apo ky i krijuar vetėm disa ditė mė parė nga Ministria e Mbrojtjes. Duket se gjithēka ėshtė nė dorė tė Gjykatės sė Apelit. Skuadra e sezonit tė kaluar ishte praktikisht nėn varėsinė e Dikasterit tė Mbrojtjes, por juridikisht, Gjykata e Shkallės sė Parė i dha tė drejtė Albert Xhanit si pronar i stemės dhe klubit tė Partizanit. MM e ka ēuar ēėshtjen nė Apel dhe pritet vendimi i kėsaj gjykate pėr tė parė se ēfarė do tė ndodhė. Megjithatė, fakti qė Ministria e Mbrojtjes regjistron njė skuadėr tė re me emrin Partizani, do tė thotė se ka peshuar mirė gjithēka dhe ka menduar edhe rastin mė tė keq, nėse Apeli mund ti japė sėrish tė drejtė Xhanit. Pritet qė vetėm pas vendimit pėrfundimtar tė Shkallės sė Dytė, Federata Shqiptare e Futbollit tė vendosė se cilin prej dy klubeve do tė njohė dhe do ta pėrfshijė nė kampionat.
PARTIZANI I VJETER Njė histori lavdie
Partizani ėshtė themeluar mė 4 shkurt 1946. Deri tani, skuadra qė u themelua nga Ministria e Mbrojtjes numėron 15 tituj kampion, 15 Kupa Shqipėria, njė Superkupė Shqipėrie dhe njė herė fitues i Kampionatit Ballkanik. Pas viteve 90, klubi u drejtua pėr disa sezone nga donatorė italianė dhe nė 1998 president bėhet Albert Xhani. Ai arriti ta ngjiste skuadrėn nga Kategoria e Dytė (sot e Para) nė Kategorinė e Parė (sot Superiorja). Nė fund tė sezonit 2008-2009, skuadra ra nė Kategorinė e Parė. Por, gjatė sezonit qė pėrfundoi, ajo njohu rėnien mė tė madhe, duke luajtur nė Kategorinė e Dytė. Tashmė, e ka siguruar ngjitjen nė tė Parėn.
PARTIZANI I RI Deri tani ka vetėm emrin
Partizani i ri, i krijuar dhe regjistruar nė QKR nga Ministria e Mbrojtjes, ka njė logo tė re, pronar tė ri, kapital fillestar tė ri dhe seli tė re. Dikasteri i Mbrojtjes zotėron 100% tė aksioneve dhe data e themelimit tė skuadrės sė re ėshtė 28 maji 2012. Selia e klubit ėshtė nė Rrugėn e Dibrės, te Komanda e Doktrinės dhe Stėrvitjes. Subjekti nėn emrin Klubi i Futbollit Partizani u regjistrua mė 4 qershor 2012 nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit. 35 milionė lekė tė vjetėr ėshtė kapitali fillestar i klubit tė kuq. Ndėrkaq, Gjergji Thaka ėshtė pėrzgjedhur si pėrfaqėsuesi ligjor i kėtij subjekti.
Ēfarė do tė bėhet me trofetė?
Dy ditė mė parė, kėshilltari i ministrit tė Mbrojtjes dhe njėkohėsisht njė prej tre anėtarėve tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Partizanit tė ri qė ėshtė regjistruar tri ditė mė parė nė QKR, Mentor Beqa, pėr Panorama Sport deklaroi: Regjistrimi tashmė ka pėrfunduar dhe ne do tė fillojmė punėn pėr tė ndėrtuar skuadrėn. Pavarėsisht regjistrimit tė skuadrės sė re, do tė pritet vendimi i Gjykatės sė Apelit dhe mė pas ai i Federatės Shqiptare tė Futbollit se cilėn prej dy skuadrave do tė njohin, atė tė Albert Xhanit, apo atė tė krijuar sė fundmi nga dikasteri i Mbrojtjes. Gjykata e Shkallės sė Parė njeh si pronar tė klubit Partizani, Albert Xhanin. Ēėshtja ndodhet nė Shkallėn e Dytė tė Gjykatės, nė njė kohė qė edhe Federata Shqiptare e Futbollit do tė presė vendimin e Apelit dhe mė pas do tė pėrcaktojė ekipin qė do tė marrė pjesė nė kampionat. Por, tashmė, njė prej dilemave ėshtė edhe ēėshtja e trofeve tė shumtė qė ka fituar kjo skuadėr. Nė rast se Partizani i krijuar nga Ministria arrin tė hyjė nė kampionat dhe tė bėhet pjesė e garės, atėherė mbetet pėr tu shqyrtuar edhe ēėshtja e titujve. Njė skuadėr me logo tė re dhe datė themelimi tė re nuk mund tė trashėgojė trofe tė fituar nga njė skuadėr tjetėr. Deri tani, Partizani ka fituar 15 tituj kampion, 15 Kupa Shqipėria, 1 Superkupė tė Shqipėrisė dhe ėshtė shpallur edhe 1 herė kampion i Ballkanit.
FSHF pret Apelin pėr tė vendosur
Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė nė pritje tė vendimit tė Gjykatės sė Apelit pėr ēėshtje Partizani, nė lidhje me faktin se cila prej skuadrave do tė marrė pjesė nė kampionat. Ministria e Mbrojtjes, e cila ka hedhur nė gjyq Albert Xhanin duke kėrkuar tė rikthejė logon dhe stemėn e klubit, humbi nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė. Kjo e fundit i dha tė drejtė Xhanit. Dikasteri i Mbrojtjes e ka dėrguar ēėshtjen nė Apel, ku ėshtė zhvilluar vetėm njė seancė dhe ajo e radhės ėshtė lėnė pėr nė fund tė qershorit. Tashmė, federata ėshtė nė pritje tė vendimit tė gjykatės. Njė sezon mė parė, institucioni u nxitua nė vendimin e tij duke njohur skuadrėn qė krijoi praktikisht Ministria e Mbrojtjes. Por, pas vendimit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė rezultoi se Xhani ishte pronari i klubit dhe stemės. Tani, FSHF nuk dėshiron tė pėrsėrisė gabimin e njė viti mė parė, kėshtu qė do tė presė. Ndėrkaq, nėse Apeli i jep tė drejtė Xhanit, atėherė skuadra do tė vazhdojė tė luajė nė Kategorinė e Parė nė kampionatin e ardhshėm. Por, ajo qė pritet me interes ėshtė fakti se ēfarė do tė ndodhė me skuadrėn e re qė ėshtė regjistruar nė QKR tri ditė mė parė. Nė tė tilla kushte, Partizani i ri duhet ta nisė gjithēka nga fillimi, praktikisht duhet tė luajė nė Kategorinė e Tretė dhe mė pas tė ngjisė shkallėt. Ashtu siē veprohet me ēdo klub tė ri futbolli qė krijohet nė Shqipėri. Sidoqoftė, gjithēka mbetet pėr tu parė. Ndėrkaq, qė pas pėrfundimit tė kampionatit, tė gjithė lojtarėt dhe stafi teknik janė duke shijuar pushimet.
Skuadra e re, Xhani bėn sherr nė QKR
I shpėrqendruar dhe me syzet e diellit nė dorė, i veshur me njė palė xhinse dhe njė T-shirt nė ngjyrė tė kuqe, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, e ndali dje hapin nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit. Disa minuta pasi ora kishte kaluar 09:00 dhe pasi ishte informuar nė Panorama Sport se Ministria e Mbrojtjes kishte regjistruar nė QKR njė skuadėr tė re me emrin Partizani, Xhanit iu desh pak kohė pėr tė rregulluar frymėmarrjen pėrpara se tė ulej nė njė prej sporteleve tė Qendrės sė Regjistrimit.
Debati
Punonjėsi i QKR-sė e njeh menjėherė Xhanin dhe e pret me mirėsjellje. Mė nxirr pak ekstraktin e Partizanit qė ka regjistruar Ministria e Mbrojtjes pėrpara dy ditėsh, ishin fjalėt e presidentit tė kuq. Mjaftojnė vetėm disa sekonda dhe letrat e printuara janė gati nė dorėn e Xhanit, pasi ky i fundit bėri njė pagesė simbolike (njė detyrim i institucionit). Kreu i skuadrės kryeqytetase, pasi i hedh njė sy ekstraktit, shpėrthen: Po si ka mundėsi qė e keni regjistruar, ėshtė absurde! Partizani ėshtė i imi. Gjykata mė ka dhėnė tė drejtė, ėshtė e jashtėligjshme ajo qė po ndodh, i drejtohet Xhani punonjėsit. Ky i fundit ia kthen menjėherė: Ne kemi pėr detyrė tė regjistrojmė ēdo subjekt apo klub, mjafton qė gjithēka tė jetė nė rregull. Qoftė edhe nėse ndryshon vetėm njė germė nga njėri subjekt nė tjetrin, ne e regjistrojmė. I tensionuar dhe me njė vėshtrim paksa tė egėr, presidenti kėrkon tė flasė me juristin e institucionit. Por, kėrkesa e tij ngjan e kotė nga punonjėsi i QKR-sė. Nė atė ēast, i lind ideja tjetėr dhe rrėmben njė letėr e njė stilolaps. Formulon ankesėn dhe e le te sporteli i institucionit. Qėndron edhe disa minuta nė hyrje tė QKR-sė duke shfletuar me vėmendje ekstraktin dyfaqėsh tė Partizanit tė ri dhe largohet me nxitim. Sigurisht, e ndjen se nuk ėshtė njė prej mėngjeseve tė tij mė tė mira nė krye tė Partizanit.
Ankesa
Pasi ėshtė njohur me ekstraktin e subjektit Klubi i futbollit Partizani, qė ėshtė regjistruar pėrpara tri ditėsh nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ka bėrė njė ankesė dhe e ka dorėzuar nė sportelin e institucionit. Sipas tij, regjistrimi i njė klubi tė ri nga Ministria e Mbrojtjes me kėtė emėr ėshtė i jashtėligjshėm.
Tri gjyqet qė mbajnė varur tė ardhmen e Partizanit
Partizani pėr gati dy vite orvatet nėpėr dyert e gjykatave. Mė shumė se pėr futboll, qė pas rėnies sė ekipit nga elita, pėr tė kuqtė janė lakuar kryesisht terma si padi, akuza, i akuzuar e tė akuzuar. Gjyqet mė tė diskutuara, tė lakuara sigurisht edhe nga mediat, seancė pas seance, kanė qenė tri. Sė pari ai mes Albert Xhanit dhe Paro Laēit, qė tė dy aksionarė tė kėtij klubi; i pari me 60 pėr qind, ndėrsa i dyti me 40. Gjithēka nisi mirė pėr kėta tė dy, por me kalimin e muajve mosmarrėveshjet u shtuan dhe dukej se veēse drejtėsia mund tė sheshonte gjithēka. I dyti gjyq, ai qė lindi nė njė kohė kur palėt po merreshin me ēėshtjen e parė. Rudina, bashkėshortja e Albertit, e paditi kėtė tė fundit, pasi pretendonte qė ai i kishte shitur aksionet pa e pyetur. Dhe meqenėse ky investim ishte kryer nė njė kohė kur ata ishin tė martuar dhe Xhani nuk e kishte informuar atė, atėherė ligji ishte me Rudinėn. Nuk u mbyll me kaq, pasi vetėm pak muaj mė vonė nė skenė doli Ministria e Mbrojtjes, e cila u fut nė gjyq me presidentin Albert Xhani, duke pretenduar logon e kėtij klubi. Shumė seanca janė zhvilluar dhe shumė tė tjera janė shtyrė, teksa disa anuloheshin pėr mungesėn e tė akuzuarve, apo tė palės paditėse, pėr mungesė tė avokatėve, apo edhe pėr mungesės sė trupės gjykuese. Sot e kėsaj dite, Partizani vazhdon me tė njėjtėn odise, atė tė gjyqeve. Me shpresėn qė shumė shpejt do tė vijė edhe njė zgjidhje. (Panorama Sport)
Partizani ėshtė vetėm njė; Kujdes: hibridi del noksan!
Partizan, ai i krijuar nė fundvitin 1945. Qoftė edhe pėr emėr, I padorėzuar deri mė sot. Por ecuria nė degradim e klubit nė pėrgjithsi dhe skuadrės nė veēanti nė epokėn Xhani bėri qė ndjeshmėria e atyre qė e kanė dashur dhe jo vetėm atyre tė rritet e tė paduruar pėr tė pritur pėrfundimet e rrugės gjyqėsore ku ėshtė futur klubi i kuq, kanė nxituar nė lloj - lloj artificash, ku mė e spikatura pėr keq ėshtė moda e prekjes sė emrit e stemės.
Duhet sqaruar qė nė fillesė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr nostalgjira, qė edhe tė tilla puro qofshin, janė shumė mė tė justifikuara se sa pehlivanllėqet pėr tI ikur tė vėrtetės. Pavarėsisht justifikimeve, anashkalimeve e anatemimeve, sot pronar i stemės e emrit tė Partizanit ėshtė Albert Xhani. Aq e vėrtetė ėshtė kjo saqė njė institucion qendror siē ėshtė Ministria e Mbrojtjes e ka hedhur nė gjyq vlefshmėrinė e kėtij akti, duke kėrkuar qė Xhani tia kthejė emrin e stemėn dikasterit, qė ėshtė dhe materniteti i kėtij klubi. Thjesht fare: meqė Ministria ia kėrkon Xhanit kėtė nė rrugė gjyqėsore, do tė thotė se Xhani ėshtė pronari! Ēfarė vjen prapa ėshtė lojė fjalėsh e, nė jo pak raste, demagogji.
Nėse nė atė dikaster nuk ka njerėz tė aftė qė tė bindin gjykatėn se vėrtet kur stema e emri i Partizanit i kanė kaluar Xhanit, ky akt ėshtė kryer nė shkelje tė ligjit, pra nėse Xhani e paska marrė kėtė tė drejtė me tė drejtė tė Zotit, le tia lėnė sėrish atij dhe tė gjejnė formėn e duhur pėr tia marrė. Njė nga to ėshtė falimenti i shoqėrisė aksionere. Njė veprim juridik qė bėhet nė dritė tė diellit e ska nevojė pėr asnjė lloj prove, pasi Partizani i Xhanit ėshtė I mbaruar prej vitesh.
Thėnė kjo, duken krejt aventureske idetė e marra qė kanė lindur apo stisen nė atė dikaster pėr ndryshim emri karagjozllėqe tė tipit Ali Hoxha e Hoxhė Alia apo prekje tė stemės. Madje duke patur kurajon e ēartur qė edhe ta regjistojnė nė QKR! Duke Harruar se edhe nėse ia dalin ta bėjnė kėtė, duhet tė shkojnė nė FSHF e tė tėrheqin Partizanin qė kanė patur deri mė sot ai ėshtė i Xhanit dhe ta nisin garėn me Farkėn nė Kategori tė Tretė!
Eshtė e shėmtuar kjo edhe ngaqė jemi ende nė rrugė e sipėr tė njė procesi gjyqėsor pikėrisht pėr kėtė. Ngjan si ato kėrcėnimet e dikurshme tė kinezėve pėr shkeljen e hapėsirės ajrore nga amerikanėt!
Sidoqoftė, duke llogaritur tė mirėqenė Partizanin e Xhanit, ky i Minsitrisė mund tė etiketohet bebe 2 Partizan.
Njė bebe 3 duket se po ngjizet kėto ditė me riaktivizimin e aksionerit tjetėr tė shoqėrisė, Paro Laēi. Ky i fundit ka bėrė dhe njė kėrkesė zyrtare pranė FSHF-sė e Ministrisė sė Mbrojtjes, ku, pėr hir tė garės, kėrkon tė nisė invesitmet te skuadra aktuale. Ideja ėshtė: nėse fitoj nė gjyq, vazhdoj tė jem unė presidenti dhe tė mė njihen shpenzimnet e kryera; nė tė kundėrt, shpenzimet zerohen e skuadra kalon nė varėsi tė diaksterit, apo Xhanit. Shkurt, riksu i Laēit bėhet me idenė e mbarė qė skuadra tė ketė para pėr tė filluar aventurėn nė Katėrgori tė Parė. Pėr kėtė iniciativė ende nuk ka pėrgjigje, as nga Federsata e as nga dikasteri.
Eshtė kėshtu njė lloj hallalkatje pa sens. Por, Partizani ėshtė njė dhe vetėm njė. Ēdo pėrpjekje e denatyruar pėr ta marrė nė formė tjetėr ėshtė veēse njė hibridizim, qė duke qenė i sforcuar smund tė prodhojė veēse njė Paztizan tė Plagosur! (Sport Ekspres)