Feste dhe endrra, por cfare do te behet me Partizanin? Postuar nga Eni ne 08.05.2012 19:23Tifozet dhe lojtaret kane qene "binomi" i suksesit kete sezon, por vetem kaq nuk mjafton ne K1, pasi rivalet jane me te forte. Nderkaq ultrasit kembengulin duam "Duam finalen ne Qemal Stafa, me drita, do te ishte e denje per Partizanin".
"Ska Dinamo as Tiron po ka vetem Partizon"
Me kete kor, futbollistet e kuq pas ndeshjes kane udhetuar drejt kthimit ne kryeqytet pas suksesit ne Cerrik. Nje kor qe e ka kthyer autobuzin ne stadjum. Te gjithe te qeshur, me shpresa endrra, sepse ngjitja ne Kategorine e Pare eshte nje sukses i te gjitheve, lojtare-tifoze, per te kaluar dhe tek stafi drejtues.
Lajmi i gjateTifozet dhe lojtaret kane qene "binomi" i suksesit kete sezon, por vetem kaq nuk mjafton ne K1, pasi rivalet jane me te forte. Nderkaq ultrasit kembengulin duam "Duam finalen ne Qemal Stafa, me drita, do te ishte e denje per Partizanin".
"Ska Dinamo as Tiron po ka vetem Partizon"
Me kete kor, futbollistet e kuq pas ndeshjes kane udhetuar drejt kthimit ne kryeqytet pas suksesit ne Cerrik. Nje kor qe e ka kthyer autobuzin ne stadjum. Te gjithe te qeshur, me shpresa endrra, sepse ngjitja ne Kategorine e Pare eshte nje sukses i te gjitheve, lojtare-tifoze, per te kaluar dhe tek stafi drejtues.
Nje sakrifice dhe mund per te arritur objektivin. Sakrifica,sepse aspekti ekonomik nuk ka ndikuar thuajse per asnje momentet, pasi te gjithe futbollistet kane ditur ti fshehin pakenaqesite dhe te mos tregojne se shpeshhere jane parate ato qe na karakterizojn. Jo, te gjithe ata te bashkuar drejt nje qellimi dhe duke falenderuar sidomos ata, tifozet, shpirti i vertete i skuadres.
Nese Partizani ka ngritur koken, meriten e kane ata,"Ultrasit" e kuq "Guerrils" dhe "garda e vjeter", te cilet s'kane munguar ne asnje trasferte dhe kane kenduar nga minuta e pare e deri tek e fundit.
Edhe ne Cerrik perpos sharjeve te vendasve, qe kishin mbushur stadiumin "Nexhip Trungu" ne mbeshtetje te skuadres se tyre, ata kane ditur te ruajne qetesine dhe nuk i jane pergjigjur ne asnje moment cerrikasve. Nje shembull per te gjithe ultrasit.
Mund te kishte qene e lehte te braktisnin Partizanin, e braktisi qeveria, por ne menyre te vecante e braktisi presidenti Xhani, por jo ata nuk e bene kete dhe i dhane futbollisteve "fuqi" te mbinatyrshme per te perballuar edhe veshtiresite me te medha. Madje per te treguar dashurine e tyre te masdhe, ne Rrogozhine i kane pritur me feste e fishekzjarre. Nje feste e perbashket, e gjitha ne nje rruge te shkrete, ne oret e para te mbremjes, pa pasur nevoje per te tjere. Skuadra dhe tifozet, nje binom qe ka arritur suksesin.
Nderkaq ideja per te luajtur finalen kundra Terbunit ne "Qemal Stafa" me drita, ka marre forme dhe mund te behet reale. "Duam te shofim nje ndeshje te denje per Partizanin" shprehen tifozet.
E ardhmja ?
Persa i perket te ardhmes, duket se gjerat s'jane dhe aq mire. Ne fakt askush nuk e di se cfare do te ndodhe ne mbyllje te sezonit. Ku do te shkojne keta futbolliste? Partizani do vazhdoje keshtu apo Ministria e Mbrojtjes do vazhdoje te investoje? Po me presidentin Xhani cfare do te ndodhe? Pyetje qe per momentin nuk gjejne akoma pergjigje, por me shpresen qe dicka do levize. Flitet per shitje aksionesh, gjyqe ne apel dhe per investitore amerikane, por akoma nuk ka ndonje gje konkrete.
Feste kudo qe shkon Partizani
Autobuzi i tifozeve eshte dekoruar me flamurin e Partizanit perpara se te nisej per ne Cerrik dhe gjate gjithe rruges, flamuri eshte valevitur ne dritaret e tij, duke u nderuar shpesh edhe nga policia rrugore e postoblloqet. Perpara se te niseshin per ne Cerrik, tifozat dhe autobuzi kane bere nje ndales ne Laprake, ku eshte festuar ne nje lokal me birra dhe pije te tjera, nen ritmet e kengeve popullore dhe te Partizanit.
Pas fitores ne Cerrik,"te kuqte" pergatisin sfiden e fundit ndaj Kelcyres dhe ngjitjen
Si dhurate per suksesin e arritur ne Cerrik,trajneret Perlat Musta dhe Marko Pelinxhi u kane dhene futbollisteve dy dite pushim dhe rigrumbullimi do te behet te merkuren ne kodrat e liqenit. Sigurisht ndeshja e fundit per te "kuqte" ndaj Kelcyres do jete thjesht nje formalitet, pasi miqte jane ne fundin e renditjes te grupit B dhe nuk pretendojn per asgje.
Nderkohe lajme te mira kane ardhur nga infermieria. Demtimi i Mario Xhafes i cili mendohej se mund t'ia mbyllte atij sezonin para kohe, nuk ka qene aq i rende sa mendohej. Lojtari pritej te mungonte per dy jave, por ne fakt ai do te jete vetem 4-5 dite larg fushave dhe do ti bashkohet skuadres per finalen e Kategorise se Dyte.
Gjoka,heroi i nje pasditeje "te cmendur"
3 jane golat qe ka shenuar Gevin Gjoka, sulmuesi i te kuqve ne keto pese ndeshjet e fundit.
Nese Partizani do te ngjitet ne kategorine e Pare, ashtu si eshte 99% e mundur, pasi ndaj Kelcyres pritet nje fitore pa shume mund, nje merite te madhe ka dhe Gevin Gjoka. Ai ne Cerrik realizoi golin tre pikesh, pasi rezultati ishte fiksuar ne 1-1.
Ai gol i Gjokes ishte nje gol me te vertete i rendesishem, qe i dha Partizanit fitoren ne nje nga fushat me te veshtira e ne nje terren jo te pershtatshem.
"Pata frike se mos portieri do ma priste, por kur e pashe qe topi kaloi ne rrjete, u gezova pa mase" u shpreh Gjoka pas ndeshjes.
Per Gjoken ky muaj ka qene i "begate" per sa i perket golave, pasi ka realizuar 3 te tille ne 5 ndeshjet e fundit duke i dhene pike te rendesishme ekipit te tij. "Ishte nje ndeshje e veshtire dhe kur Turbina barazoi, mendova se shpresat tona ishin shuar, por per fat te mire arrita te gjej rrugen e rrjetes dhe kjo lumturoi pa mase te gjithe" perfundon Gjoka, qe pas nje faze te kaluar mes demtive dhe problemeve te tjera, eshte rikuperuar plotesisht.