Cila e vertete po e mban peng Partizanin?
Postuar nga Eni ne 19.07.2010 14:03
Partizani, nga njė ekip me emėr e lavdi nė futbollin shqiptar, jo vetėm nuk ėshtė mė i tillė, por ka afro tri vite qė po shfaqet nė kufijtė e ekzistencės apo mosekzistencės. Aq sa pyetja tani shtrohet e tillė: Tė jetė a tė mos jetė?! Ra nga kategoria nė sezonin 2008 2009, e shtyrė jo pak edhe nga gjyqtarėt e korruptuar, dhe pėrsėri mbeti aty. I pamundur tė ngjitej nė sezonin futbollistik 2009 2010, sepse ekipi nuk u rindėrtua, nuk u pėrgatit dhe nuk filloi tė merrte formėn e denjė tė Partizanit.
Lajmi i gjate
Partizani, nga njė ekip me emėr e lavdi nė futbollin shqiptar, jo vetėm nuk ėshtė mė i tillė, por ka afro tri vite qė po shfaqet nė kufijtė e ekzistencės apo mosekzistencės. Aq sa pyetja tani shtrohet e tillė: Tė jetė a tė mos jetė?! Ra nga kategoria nė sezonin 2008 2009, e shtyrė jo pak edhe nga gjyqtarėt e korruptuar, dhe pėrsėri mbeti aty. I pamundur tė ngjitej nė sezonin futbollistik 2009 2010, sepse ekipi nuk u rindėrtua, nuk u pėrgatit dhe nuk filloi tė merrte formėn e denjė tė Partizanit.
Ai i shndėrrua nė njė ekip tė padenjė tė fitonte edhe me Adėn, Turbinėn, Memaliajn etj. Atėherė, si mund tė kthehej Partizani nė superiore me kėtė lloj ekipi? Duke pasur nė pėrbėrjen e tij 3 4 lojtarė me pėrvojė, ndėrsa tė tjerėt tė rinj, pa eksperiencė, aq mė keq kur nė kategorinė e parė kėrkohet forca, por edhe pjekuria, pėr tu pėrballur me vėshtirėsitė e terreneve, presioneve, gjykimeve qė shkojnė nė favor tė fushave ku luhet etj., ekipi i kuq nuk ia doli dot mbanė.
Presidenti Xhani jo vetėm nuk u kujtua njė herė ti shikonte ku stėrviteshin e si stėrviteshin lojtarėt e tij, a ishin kompletuar me bazėn e nevojshme materiale, a ishin paguar apo jo sipas kontratės, por edhe nė ndeshje zyrtare nuk dukej. Pikėt humbeshin rrugės dhe askush nuk bėnte analiza, nuk kėrkonte rrugėt se si do tė dilej nga kjo situatė. Ardhja e Paro Laēit nė janar 2010 hodhi njė shpresė tė re, se diēka, nė mos gjithēka, do tė ndryshonte.
Afrimi i 9 futbollistėve me emėr dhe pėrvojė me fanellėn e kuqe krijuan njė tjetėr atmosferė, por ishte vonė. Tepėr vonė pėr tė rikuperuar pikėt e humbura gjatė fazes sė parė. Ekipi me Paro Laēin nė drejtim, si administrator, po ecte mirė dhe objektivi mund e duhej tė arrihej. Por pėrsėri nė momentet mė decizive, kur duhesh mė shumė pėrpjekje e bashkėpunim, presidenti futi pėrēarjen me ortakun Laēi, pėrēarjen me trajnerė e futbollistė dhe pasojėn e pamė tė gjithė.
Partizani mbeti pėrsėri nė kategori tė parė. Mosmarrėveshjet e drejtuesve, njė shkak kryesor, por edhe pazaret e ndeshjeve e pikėt qė shkonin nė favor tė kundėrshtarėve tė kuq, bėnė atė qė synonte ndonjė pseudo, qė gjasme i digjet shpirti pėr Partizanin. Por nuk u pa njė herė tė vetme nė ndeshjet qė luante ky ekip. Tė gjitha kėto tani dihen, por nuk dihen shkaqet dhe arsyet pse nuk po ngrihet Partizani.
Pse po i futen pafundėsisht shkopinj nėn rrota kėtij ekipi me emėr dhe traditė tė madhe, si askush tjetėr nė Shqipėri? Janė ngritur e ndėrtuar ekipe pa traditė e histori si Laēi, Gramozi, Kruja etj. Madje Laēi, edicionin e fundit arriti nė Kupat e Europės. Drejtuesit, qė pretendojnė presidencėn, ortakėrinė, administratorin, drejtorin teknik, trajnerin etj., duhet tu thonė me sinqeritet tifozėve tė kuq se pėrse nuk ngrihet Partizani?
A mund ta thoni tė vėrtetėn, apo njė tjetėr lojė, qė po bėni me Partizanin, nuk ju lejon? Nėse dikush flet nė emėr tė Partizanit vetėm pėr ti rrėmbyer godinat, ambientet e terrenet sportive, thuajeni mė mirė hapur. Qė edhe ne, tifozėt e kuq, ta mbledhim mendjen, se klubit tė kuq i ka dalė tymi pėrfundimisht. Tė gjithė e dinė lojėn me ish-pronarėt, me pseudopronarėt, etj., etj., por nuk u takon njerėzve me gjak tė kuq ta eliminojnė nga skena e futbollit shqiptar Partizanin.
Se pastaj i lihet dorė e lirė zaptimit tė pronave tė kėtij klubi. Ndoshta kėtu dhe askund tjetėr, mund tė qėndrojė e vėrteta qė fshihet dhe mban peng Partizanin. Por e vėrteta do tė dalė njė ditė nė dritėn e diellit, dritė e cila, me rrezet e saj, do tua verbojnė sytė atyre qė po mundohen ti privojnė mijėrat e tifozėve tė kuq pėr ta parė ekipin e zemrės sėrish triumfues nė fushėn e blertė. Kėta tifozė, qė nuk i ka asnjė ekip tjetėr nė Shqipėri, po vuajnė shpirtėrisht gjendjen e Partizanit.
Po kush po i bėn ata tė vuajnė kaq shumė? Kjo lojė e pistė nė kurriz tė Partizanit njė ditė do tė mbarojė, por nuk dimė cili do tė jetė rezultati. Nuk dimė cili do tė jetė fati i ekipit tė kuq. Partizani po vuan drejtimin e dėshtuar tė drejtuesve dėshtakė dhe kjo ėshtė e keqja mė e madhe, por edhe lakminė e pseudopronarėve. Tė dyja palėt janė bėrė bashkė, pėr ta fundosur. Gjithashtu, edhe heshtja e FSHF-sė dhe e institucioneve pėrkatėse tė shtetit, siē ėshtė MKTRS-ja, ėshtė vrastare pėr ngjyrat e kuqe.
A nuk iu dhimbset atyre njė situatė e tillė tek Partizani, ekipi mė me emėr nė Shqipėri? Pse nuk bėhet falimentimi i SHA-ve respektive, kur ato nuk paguajnė lojtarėt sipas kontratave? Ai qė pretendon pronėsinė dhe ekskluzivitetin mbi Partizanin, kushdo qoftė, nėse nuk ka para, le ta dorėzojė ekipin, mos ta mbajė peng, ta zvarritė si tė ishte i dorės sė tretė, se ka tė tjerė qė i dalin pėr zot. Edhe nėse nuk ka tė tjerė, i dalin pėr zot tifozėt e kuq, brenda e jashtė vendit, sikurse e kanė treguar.
Nuk e kuptojmė pėrse presidenti Xhani komunikon vetėm nėpėrnjet shtypit dhe nuk preferon tė takohet me ortakun e tij, Paro Laēi? Kėshtu siē po veprohet tani, Partizani vetėm sa lihet pezull, zgjat agoninė (na vjen keq nėse emra tė tillė tė nderuar, si Neptun Bajko, Ylli Shehu dhe Shahin Berberi, pėrdoren si kamerdare shpėtimi nė sytė e opinionit, ose si fasada, pėr tė mbuluar qėllimet e mbrapshta tė ndokujt, apo pamundėsinė financiare pėr ti vėnė shpatullat legjendės sė kuqe).
Nė deklarata apo nė letra pa vlerė tė drejtuesve tė moēėm dhe tė rinj jemi mėsuar tė dėgjojmė dhjetėra herė pėr Partizanin e madh, por nė fakt ai ėshtė katandisur nė njė Partizan tė vogėl Velo, si jetim, pa para, pa ambiente, pa terrene stėrvitjeje, pa njė njeri tė denjė, qė ti dalė zot dhe ta zhvillojė cilėsisht nė tė gjitha drejtimet.
Fatkeqėsisht, edhe ata qė drejtojnė futbollin shqiptar, nuk po e kuptojnė se tė shuash Partizanin, ke shuar futbollin shqiptar, tė shkatėrrosh dhe eliminosh ekzistencėn e kėtij ekipi, ke eliminuar historinė mė tė ndritshme tė futbollit tonė tė viteve 60 90; ke eliminuar historinė e tė madhit, legjendės Panajot Pano, i cili vdiq me vuajtjet nė shpirt pėr katandisjen e fanellės sė kuqe.
Njėherazi, ke eliminuar historinė e dhjetėra e dhjetėra futbollistėve tė shquar, si Boriēi, Shllaku, Janku, Shaqiri, Dalipi, Ziu, Muhedini, Berisha, Canaj, Murati, Fagu, Musta, Hysi, Lika, Duro, Shehu, Ahmetaj, Londo e deri tek brezat e tjerė, qė luajnė edhe sot, si Allmuēa, Bakaj, Muzaka, Malindi, Karabeci etj. (Sporti Shqiptar)