Xhani kerkon te shlyeje rrogat, pastaj te nise stervitja
Postuar nga Eni ne 12.07.2010 14:12
Partizani i sezonit tė ri duhet tė presė ende, pasi akoma nuk dihet me ekzaktėsi se kur do tė nisin pėrgatitjet nė terren. Para disa ditėsh, presidenti Albert Xhani, pėr “Sportin shqiptar”, atė qė po ndodh me atė e pėrkufizoi me shprehjen: “ngjallet i vdekuri”. Nė kėtė prononcim Albert Xhani do tė pohonte se grumbullimi i parė i Partizanit pritet tė ndodhė mė 10 korrik dhe pas datės 15 tė kėtij muaji, tė kuqtė do tė transferoheshin nė Greqi pėr tė kryer njė fazė pėrgatitore trijavore.

Sipas kėtij projekti tė presidentit Xhani, i bie qė sot tė marrė rrugė Partizani i sezonit 2010-2011, por me shumė gjasa kjo gjė nuk do tė ndodhė sot, mbase tė hėnėn. Aksionari numėr njė i tė kuqve pėr momentin ndodhet nė Greqi, ku po merret me disa punė tė tij personale, nga tė cilat pritet tė burojnė edhe financat e Partizanit tė sezonit tė ri.
Lajmi i gjate

Dihet qė lojtarėt qė janė kontaktuar prej kohėsh nga Xhani i kanė vėnė njė kush atij, qė tė vishen tė kuq, ku mė parė duhet tė paguhen. Pra, pritet qė kėtė vit tė ketė njė panoramikė ndryshe nga sezonet e shkuara, pasi nuk do tė ketė kontrata tė firmosura, pa marrė nė dorė njė pjesė tė mirė tė shumės, qė do tė pėrfitojnė si lojtarė tė Partizanit tė edicionit 2010-2011.

Nga burime tė ndryshme pranė drejtuesve, por edhe vetė lojtarėve ėshtė rėnė dakord qė pėrgatitjet pėr sezonin e ri tė nisin nė momentin qė ata do tė paguhen. Mėsohet se ka qenė insistimi i vetė Xhanit qė stėrvitjet tė mos nisin pa u paguar sė pari lojtarėt. Presidenti Albert Xhani, por edhe stafi i tij i afėrt duken optimistė, pasi mendohet se kėsaj radhe gjėrat do tė funksionojnė si duhet dhe shumė shpejt do tė nisė puna nė terren. Nė adresė tė lojtarėve tė Partizanit tė sezonit tė kaluar kanė mbėrritur oferta edhe nga ekipe tė ndryshme. Por e pėrgjithėshmja ėshtė se edhe pėr disa ditė ata do tė presin presidentin Albert Xhani, pėr tė konkretizuar ato qė kanė biseduar nė javėt e fundit. Nėse gjėrat mbeten nė kėtė status edhe pas datės 15 korrik, atėherė durimi i “demave” pritet tė soset dhe ata do ta kėrkojnė fatin nė vend tjetėr. (Sporti Shqiptar)