Ndeshja me Skraparin zhvendoset ne Kruje
Postuar nga Eni ne 14.05.2010 14:14
Partizani nuk do tė luajė tė shtunėn ashtu siē ishte parashikuar nė Selman Stėrmasi, por do tė zhvendoset nė fushėn e skuadrės sė Kastriotit nė Krujė. Njė njė gjė e tillė ėshtė bėrė e ditur dje nga drejtuesit e skuadrės sė kuqe, tė cilėt kanė arritur edhe akordin me FSHF-nė, duke pėrfituar edhe nga fakti qė skuadra vendase e Kastriotit do tė luajė takimin e saj ndaj Shkumbinit nė transfertė.
Kemi vendosur tė luajmė nė fushėn e Krujės, duke qenė se ėshtė njė fushė me kushte mė tė mira se ajo e Selman Stėrmasit, ėshtė shprehur shefi i klubit tė Partizanit, Bujar Labinoti. Megjithatė njė nga arsyet e vėrteta tė kėtij spostimi tė skuadrės ėshtė edhe eleminimi i pagesės pėr fushėn e Selman Stėrmasit.
Lajmi i gjate

Dihet qė mardhėniet mes dy skuadrave dhe drejtuesve tė tyre janė tė mira dhe pikėrisht kėto janė shfrytėzuar qė Partizani tė luajė nė Krujė. I kemi bėrė njė kėrkesė drejtuesve tė skuadrės sė Krujės, pėr tė zhvilluar ndeshjen qė kemi me Skraparin dhe dhe ata nuk e kanė refuzuar. Mė pas kemi bėrė edhe njė kėrkesė nė FSHF, e cila ėshtė miratuar, ka vazhduar Labinoti.
Ndėrkohė, Partizani kėtė sezon e ka nisur pikėrisht me njė ndeshje miqėsore ndaj Kastiorit. Me skuadrėn e Kastriotit kemi mardhėnie shumė tė mira. E kemi nisur kėtė sezon futbollistik me njė ndeshje miqėsore ndaj tyre dhe pse tė mos e mbyllim, po me njė ndeshje kampionati nė kėtė qytet, ka pėrfunduar Labinoti.
Ndeshja mes Partizanit dhe Skraparit pritej qė tė ndiqej nga njė numėr i madh i tifozėve tė kuq, nė rast se do tė zhvillohej nė Tiranė. Tifozėt i kanė kėrkuar skuadrės qė tė fitojė nė ndeshjen ndaj Skraparit, pėr tė lėnė kėta tė fundit jashtė Kategorisė sė Parė.
Mungesat
Kur duhen edhe vetėm dy ditė nga ndeshja e fundit e kampionatit me Skraparin, te skuadra e Partizanit mungojnė plot gjashtė lojtarė nė stėrvitje. Ardit Beqiri prej dy javėsh nuk ka qenė pjesė e grupit, pėr shkak tė njė dėmtimi. Nga ana e stafit mjekėsor ende nuk dihet se kur futbollisti do tė rrikthehet sėrish nė stėrvitje. Futbollisti ėshtė parė nė ambientet e klubit, por jo me qėllimin pėr tu stėrvitur.
Ne tė njėjtat pozita me Beqirin, janė edhe dy futbollistėt e tjerė, Sheta dhe Bakalli. Ky i fundit ka ende probleme, megjithatė nuk do tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen me Skraparin. Ndėrsa Sheta pas njė forme tė mirė nė ndeshjen me Burrelin njė javė mė parė, gjatė kėsaj jave ka zhvilluar stėrvitje tė diferencuar.
Kėta tre futbollistė kanė munguar pėr shkak dėmtimesh, por janė edhe tre lojtarė tė tjerė qė nuk dihen arsyet e mungesave tė tyre. Dje ka qenė dita e tretė pėr Bunėn, i cili vazhdon tė mungojė nė stėrvitje. Mesfushori durrsak nuk ėshtė parė nė ambientet e klubit dhe nuk dihet arsyeja e vėrtetė e mosstėrvitjes sė tij. Buna gjatė fazės sė dytė tė kampionatit, kur ėshtė bėrė edhe pjesė e Partizanit ka treguar njė formė tė mirė, duke qenė se pėr rreth tre javė ai ka qenė i dėmtuar.
Njė tjetėr mungesė pėr trajnerin Haxhiu dje, ka qenė edhe Braho. Edhe pėr sulmuesin gjirokastrit nuk dihet arsyeja e mungesės dhe nė klub nuk gjendet dikush qė mund ta thotė.
Dje ka munguar edhe qendėrmbrojtėsi, Rajmond Shala. Ky i fundit nė ndeshjen e kontrollit qė ka zhvilluar trajneri Haxhiu nė mesjavė, ka qenė i programuar pėr tė qenė nė 11-tėshen bazė. Nė rast se futbollisti nuk bashkohet me pjesėn tjetėr tė skuadrės nė stėrvitjen e sotme, atėherė Haxhiu pritet tė mendojė pėr zėvendėsimin e tij.
Nė takimin ndaj Skraparit, Partizani do tė vuajė edhe mungesėn e Ishkės, qė vazhdon tė stėrvitet i diferencuar. (Sport Ekspres)