Partizani eshte kualifikuar per ne gjysem finale te Kupes se Shqiperie sot ne stadiumin "Qemal Stafa" pasi ka mbyllur ndeshjen ne avantazh 1-0 dhe eshte treguar me i sakte se Flamurtari nga pike e penalltise.
Ndeshja ka filluar keq per te kuqte pasi ne fillim te pjeses se pare bdeshkohen per te katerten ndeshje rresht me nje penallti kunder. Ashtu si ne ndeshjen e pare (te fituar 1-0 me penallti nga vlonjatet) eshte perseri Ardit Shehaj perballe Orges Shehit, por kete rradhe del fitimtar kapiteni i Partizanit qe shpeton skuadren, pasi do te duheshin tre gola per te marre kualifikimin.
Partizani luan me mire ne pjesen e pare dhe me ne fund arrin te goli ne minuten e 42' te kesaj pjese kur Marjus Ngjela gjuan ne hyrje te zones dhe Arber Capa devijon topin ne rrjete nga rreth 10 metra. Partizani shkon ne dhomat e zhveshjes ne avantazh 1-0, por rezultati total eshte akoma i barabarte 1-1, keshtu qe ne pjesen e dyte Partizani vazhdon te sulmoje, mbase me shume se sa duhet, ne kerkim te golit te dyte.
Te kuqte mbajne me shume topin dhe ushtrojne presion te vazhdueshem ne te gjithe fushen, ashtu sic jemi mesuar ti shikojme ne keto ndeshjet e fundit. Megjithate rastet jane te pakta.
Ne minuten e 75' Partizani ka nje rast te mire pas nje krosimi te Bakallit ne zone, kur dy lojtare nuk arrijne ta devijojne me koke topin. Pese minuta me vone Partizani rrezikon perseri me nje goditje denimi qe devijohet mbi traverse nga portieri mik.
Vlonjatet rrezikojne disa minuta me vone me nje goditje indirekte brenda zone, qe gjuhet jashte. Para goditjes loja kishte ndaluar per disa minuta per shkak te konfrontimeve midis lojtareve te te dyja skuadrave si dhe trajnerit te Flamurtarit Memushi qe shkon deri ne zonen e Partizanit.
Ne minutat e fundit Bega deprton ne zone dhe te kuqte pretendojne per nje penallti per prekje te topit me dore, por loja vazhdon dhe koha e rregullt mbyllet me rezultatin 1-0 qe e con ndeshjen ne kohen shtese.
Pese minutat e para te shteses jane me te mirat per miqte qe dy here krijojne raste te pastra shenimi, ndersa mbrojtja e Partizanit duket se ka humbur perqendrimin. Megjithate pak nga pak skuadra zgjohet dhe kthehet barazpesha ne fushe.
Ne pjesen e dyte shtese vlonjatet mbeten me 10 lojtare. Partizani niset ne kundersulm me Begen qe kalon topin por ndalohet nga mbrojtesi i fundit i Flamurtarit me nje faull te rende qe gjithesesi ndeshkohet vetem me te verdhe, e dyta per te. Perseri tarjneri mik memushi hyn ne fushe duke protestuar kartonin e kuq.
Partizani ben sulme te njepasnjeshme dhe godet dhe traversen. Megjithate mbrojtja vlonjate nuk le shum hapesira dhe miqte kane dhe nje rast te mire shenimi ne kundersulm, por ndalohen nga Shehi. Koha shtese mbyllet keshtu pa gola dhe jane penalltite qe do te vendosin fituesin.
Vlonjatet fillojne te paret dhe eshte Denis Mema qe nuk gabon, 0-1 per miqte. Marjus Ngjela i pari per te kuqte, por pret portieri Mocka. Halim Begaj shenon per vlonjatet dhe 0-2. Luan Pinari shenon per Partizanin 1-2. Eshte perseri Shehaj perballe Shehit, dhe perseri sulmuesi vlonjat nuk arrin te shenoje, gjuan jashte. Besmir Bega shenon per Partizanin dhe 2-2. Bledion Guga dhe Artan Karapici shenojne penalltite e katerta, ashti si dhe Ermir Strati dhe Arber Capa qe shenojne penalltite e pesta dhe rezultati eshte akoma i barabarte 4-4.
Eshte perseri kapiteni Shehi qe i jep mundesine e fitores Partizanit duke pritur penalltine e gjashte te vlonjateve dhe Karabeci siguron kualifikimin duke mposhtur portierin Mocka. Feste ne "Qemal Stafa" dhe Partizani ne gjysem finale.
Ne kete raund Partizani do te prese per shortin per te mesuar kundershtarin qe do te jete Dinamo, Tirana ose Shkumbini. Ndeshjet gjysme finale do te luhen ne 8 dhe 22 prill.
tashi na futen friken me kete.
Nejse ishalla nuk i kane lene mendte FSHF-ne qe te penalizoje gjithe keto ekipe. Vllaznia te shikoje te fitoje ndonje ndeshje ne fushen e lojes.... se nuk fitohet as Kupa as kampionati me letra
ca bohet me ca bohet se po lem nom ngjithe boten,mire per kampjonat po ne per kupe,hajde FSHF hajde.
ishalla so e vertet,po ne David Beckam erdhi nga LA per te lujt me Milanin dhe lujti ne kupe pse do qisin kto noi rregullore tjeter,si mor vesh per kok time, o bo sallat puna, se merr vesh njeri at FSHF ton
ka ardhe koha qe partizani te arrije ne 20 vjet te ardhshme si man. Utd. Ne angli te fitoje cdo vit nje trofe duke kaluar edhe minjte e tiranes r duke qene ne nje mendje me red forever.
Nje artikull per merkaton e klubit:
http://www.panoram a-sport.com/ballin a/hallaci-goditja- e-pare-e-partizani t-capa-vetofrohet- e-pres-nje-ftese-n ga-demat/
Lojtari ne Kupen e Shqiperise, ka te drejte te marre pjese ne nje sezon vetem me nje ekip.
Dinamo ka perdor Bakajn. kete rregull e kane shkelur edhe Elbasani, Flamurtari dhe Partizani me Bakallin dhe Gjondeden