Partizani ėshtė vetėm njė, titujt s'i merr asnjė shoqėri
Artikulli i publikuar sot ne gazeten e perditshme sportive "Panorama Sport" qe u botua dhe ne faqen tone (lexojeni), sjell shume fakte te rendesishme dhe informacione mbi zhvillimet e fundit persa i perket regjistrimit te shoqerise se re.
Megjithate deshirojme te bejme nje sqarim ne lidhje me permbajtjen e artikullit ku ne disa pika informacionet apo me sakte opinionet, besojme se jane te pasakta. Kjo vlen si per kete artikull por edhe per te tjere qe shpesh japin informacione te ndryshme dhe kontradiktore.
"Klubi i futbollit Partizani" qe u regjistrua nga Ministria e Mbrojtjes ne 28 maj 2012 eshte thjesht nje shoqeri e re qe do te kontrolloje Partizanin, por kjo nuk eshte data e themelimit te skuadres.
Skuadra eshte vetem nje, ai klub legjendar me emrin Partizani qe njohim te gjithe qe eshte themeluar ne 4 shkurt 1946. Jo cdo here qe ndryshojne drejtuesit duhet patjeter qe te dnryshoje data e themelimit. Data e krijimit nuk ndryshon as ne vitin 2000 (Shoqėri Anonime PARTIZANI SH.A.u krijua ne 6 nentor 2000 dhe u regjistrua ne QKR ne 22 nentor 2000) kur e mori Xhani me shoqerine e tij qe regjistroi, e as tani qe Ministria e Mbrojtjes regjistroi nje tjeter shoqeri ne 2012. Per me teper ne kohen qe Albert Xhani mori drejtimin e klubit Partizani, nuk ka pasur asnje ligj per privatizimin e klubeve sportive.
Thjesht se nje shoqeri anonime ka ne pjesen e emrit te vet fjalen "Partizani" nuk i jep automatikisht te drejten e historise se klubit dhe prezantimit te saj. Kjo eshte e vlefshme si per "FK Partizani" te Xhanit qe shfrytezoi nje moskokcarje te Minsitrise disa vite me pare per te regjistruar logon, ashtu edhe per shoqerine e re "Klubi i futbollit Partizani" qe u regjitrua tani.
Ne fakt edhe gjyqi qe ka shkuar tashme ne Gjykaten e Apelit, behet per logon e Partizanit, apo me sakte logon qe eshte perdorur se fundi, te cilen Ministria thote se Xhani e ka pervetesuar pa te drejte. Edhe nese gjyqi nuk fitohet nga Ministria e Mbrojtjes, ky vendim nuk ka te beje shume me Partizanin dhe historine e vet, por vetem me ate logo qe eshte perdorur kryesisht ne dekaden e fundit. Minsitria me pas mund te perdore nje logo tjeter te ngjashme apo nje nga logot qe ka perdorur Partizani me pare. Shume klube te huaja kane ndrruar me pare logo por edhe vete Partizani me pare, qe ka pasur nje logo ne forme ylli me shkronjen "P" ne mes, me pas me top futbolli ne mes e me pas ate aktualen qe gjithashtu ka disa forma.
Pra titujt do ti mbeten gjithnje Partizanit. Nuk ka dy skuadra, por jane dy shoqeri qe po kerkojne te drejten e menaxhimit te ketij emri te madh, qe eshte nje i vetem dhe i paperseritshem. Neser mund te falimentoje edhe shoqeria e re e krijuar nga Ministria dhe mund te vije nje tjeter kompani apo shoqeri qe ta marre Partizanin, por nuk do te ndryshoje asgje asnjehere persa i perket rekordeve, titujve, kupave, dates se krijimit e gjithe arritjeve qe ka bere skuadra jone gate historise se vet. (Partizani.net)
Komentoni me poshte dhe jepni mendimet tuaja. Ju lutemi te respektoni njeri tjetrin dhe mos perdorni ofendime.
Nje artikull per merkaton e klubit:
http://www.panoram a-sport.com/ballin a/hallaci-goditja- e-pare-e-partizani t-capa-vetofrohet- e-pres-nje-ftese-n ga-demat/