21.05.2013 08:39
Menu
· Fillimi
· Kampionati
· Kupa e Shqiperise
· Skuadra
· Europa
· Historia
· Ekipet e moshave
· Forumi
· Partizani TV
· Dyqani
Dyqani
8476213-19247572
Me shume komente
Vizitoret
· Miq ne faqe: 2

· Anetare ne faqe: 0

· Anetare gjithsej: 440
· Anetari me i ri: Urani
Xhani: Pėr Partizanin falimentova, nuk ma merr dot njeri
Skuadra"Kjo ėshtė intervista mė e vėshtirė qė kam dhėnė ndonjėherė. Shumė njerėz sot mė urrejnė, shumė tė tjerė mendojnė se jam e keqja, shumica beson te Ministria e Mbrojtjes. Por, te kush Ministri?! Po 15 milionė eurot qė harxhova unė?!”. Albert Xhani nė tė gjithė fushėn!

- Pėrshendetje, ku ėshtė tani Albert Xhani?

- Jam gjithnjė aty ku kam qenė, nė Tiranė. Ndėrkohė, familja si gjithnjė nė Greqi. Nuk kanė ndryshuar shumė gjėra nė jetėn time. Dhe, nėse doni tė dini pėrgjigjen e duhur, patjetėr qė po vazhdoj tė punoj pėr ringjitjen e Partizanit.

- Si gjithnjė apo jo?

- Nuk ka vend pėr ironi. Shoqėria aksionere gėzon njė funksionim tė brendshėm serioz. Ne po mundohemi ta riaktivizojmė atė, qoftė dhe duke shitur aksionet.

- Kthehemi pak nė kohė. Nė maj tė 2008-ės Partizani ishte nė vend tė dytė dhe humbi kampionatin nė njė ndeshje tė fundit. Qė nė atė moment nuk pati mė ditė tė bardha. Ēfarė ndodhi?

- Shoqėria aksionere Partizani kishte vite tėra qė hidhte shumė tė mėdha parash dhe asnjėherė kėto nuk ktheheshin pas. Megjithėse duhet tė funksiononim si biznes, nuk jemi shqetėsuar qė nuk kemi arkėtuar shumė prej pasionit qė kishim pėr Partizanin.

- Mund tė ndalojmė pak kėtu. Nėse thoni qė nuk keni arkėtuar para, mos ndoshta ėshtė dhe mos dija juaj si shoqėri, njė farė dėshtimi?

- Nė ēkuptim…

- Po nėse menaxhohej mirė hapėsira publicitare, shitjet e lojtarėve dhe tė ardhurat nga biletat, ndoshta diēka arkėtohej, apo jo?

- i kemi provuar tė gjitha. Kemi qenė ne tė parėt qė kemi ndezur fishekzjarret, kemi blerė e kemi shitur lojtarė, madje e kemi mbushur edhe stadiumin plot. Nuk eci, nuk kishte fitim. E mbanim kėtė punė pėr pasion.

- Duket e dyshimtė, ju vetė nuk mendoni se keni pėrgjegjėsi?

- Po dhe kėshtu mund tė jetė por unė nuk besoj se shoqėria s’duhet t’i japė kujt llogari se si funksionon.

- Meqėnėse Partizani ėshtė subjekt shumė publik, po themi. Megjithatė ēfarė ndodhi pas 2008-ės?

- Deri nė atė vit, shoqėria kish shpenzuar 15 milionė euro. Besojoni apo jo, janė tė gjitha me fatura. Nė 2008-n kishim shpresėn e fundit pėr ringjitje. Atė vit kishim shpenzuar rreth 500 mijė euro pėr tė formuar skuadrėn. i bėra madje kontratat tri vjeēare. E dini kė kisha nė skuadėr? Muzakėn, Shehin, Osmanin, Devollin, Dhėmbin, Shkėmbin tanimė kampion, Bakajn. Mendoni pak tani kėtė skuadėr 4 vite mė parė. Kėta lojtarė. Ne na e vodhėn kampionatin.

- Kush jua vodhi?

- Ok, supozojmė se nuk na e vodhėn, dolėm tė dytėt. Nėse dilja kampion, ato para kompania i rimerrte mbrapa. Ndėrkohė nga Kupa Uefa nuk fitonim pothuaj asgjė. Cfarė tė bėnim? Pasi kishim humbur miliona euro i ishim afruar titullit disa herė dhe as nė sezonin qė kisha yje nuk e fituam. Tė vazhdonim tė shpenzonim? Kush skuadėr nė botė e bėn kėtė? Shikoni Arsenalin. Nuk ka fituar asgjė kėto vitet e fundit.

- Mos bėjmė krahasime me Botėn. Pra ju pranoni qė nė atė pikė patėt njė farė falimenti sportiv?

- Nėse shihni trofetė po edhe mund ta themi. Por kishte arsye, shumė faktorė, na kanė sulmuar shumė.

- Ju si aksioneri kryesor, nuk mbani pėrgjegjėsi?

- Po, mbaj edhe unė. Por fundja unė isha burimi i parave. Tani do mė thoni qė harxhova 15 milionė euro. Pse e bėra. Ku ishin gjithė ata gazetarė, ministra e poltikanė kaq dashamirės dhe euforikė 10 vite mė parė. Atėherė thonin erdhi njė sulltan. Pse ata nuk parashikuan qė unė do tė dėshtoja. Nuk flitet kėshtu.

- Pse Partizani u dorėzua?

- Vitin pasardhės, ne nuk kishim njė skuadėr tė madhe. Por kishim njė skuadėr tėrė shpirt. Trajneri Shpėtim Duro bėri njė punė tė shkėlqyer. Tirana ishte superfuqi dhe me ne doli barazim dy herė 2-2. Ne fituam nė Peqin, nė Elbasan, fituam nė Kavajė. Mundėm Dinamon qė doli e treta, barazuam me Vllazninė. Gjashtė trajnerė kundėrshtarė hoqėm me fitoret tona. Madje shkuan nė gjysėmfinale Kupe, po FSHF kishte gabuar nė rregullore dhe pėrfitoi Flamurtari. E megjithatė ramė nga Kategoria. Gjyqtarėt u treguan tė pamėshirshėm.

- Ndėrkohė, kriza financiare ju kish prekur. Ju nuk paguanit mė rroga?

- Asnjė lojtar qė luajti atė sezon me Partizanin nuk na hodhi nė gjyq sportiv pėr mungesa financiare. Ok?!

- Njė vit mė parė ju hodhi Shkėmbi dhe fitoi 140 milionė lekė tė vjetra prej kontratės sė tij?

- Nuk ka pėr t’i marrė asnjėherė ato para.

- Me siguri do t’i marrė sepse ka vendim Gjykate Sportive. Natyrisht, kjo ėshtė temė tjetėr. Ka shumė akuza qė ju implikojnė dhe juve nė lidhje me ēėshtjen e terreneve tė Partizanit?

- Sqarohuni mė mirė…

- A jeni paguar nga pronarėt e tokės nė mėnyrė qė tė mos bėni shumė zhurmė dhe t’i dorėzonit terrenet pa kundėrshtime?

- E kuptoni ēfarė thoni? Cfarė domethėnė kjo akuzė? Shiko, kur ne privatizuam Partizanin dhe e shndėrruam nė shoqėri aksionere, arritėm tė privatozinim vetėm stemėn dhe logon, pra veprimtarinė. E kėrkova pafundėsisht terrenin sportiv, madje investova aty. E doja si kapital tė shoqėrisė qė t’i rritej vlera, por asnjėherė nuk ma dhanė.

- Ndoshta e donit qė nė vend tė terreneve tė ndėrtonit palate?

- Jo, jo mos mė konsideroni kaq naiv. Ne investuam aty, investuam gati 500 mijė dollarė. Bėmė fusha, hotele, mensa. Ne ishim model. Edhe Kombėtarja bėnte stėrvitje ten e nė 2003.

- Por nė fund i morrėn pronarėt?

- Edhe pėr kėtė shoqėria jonė e ka fajin? Pronarėt falsifikuan tapitė qė ia kishin shitur njė herė italianėve gjatė Luftės dhe shteti pranoi, u fut nė mes dhe u bėnė palė. Tė njėjtat tapi u pėrdorėn prapė dhe pa asnjė pėrgjegjėsi shteti ia dha. Por shteti nuk ia hoqi terrenet Partizanit, ia hoqi futbollit. Nuk i ia hoqi vetėm Albert Xhanit! Kėtė duan tė bėjnė dhe me Dinamon.

- Aty ishte falimentimi i Partizanit?

- Falimentim sportiv sepse financarisht shoqėria nuk ka faleminetuar kurrė.

- Si nuk paska falimentuar. Nuk paguani rroga, nuk jeni aktivė…

- i shlyejmė tė gjithė detyrimet njė mė njė. Pėr kėtė arsye asnjėherė nuk na ka kapur ligji i falimentimit.

- Nga Superiorja, nė tė Parėn dhe nė Dytėn. Ēfarė ndodhi?

- Ndodhi ajo qė ne nė vėshtirėsi tė mėdha financiare si shoqėri aksionere, nuk kishimm mė burine. Financimet e mia personale mbaruan sepse kaluan shifrėn 15 milionė euro, terren nuk kishim ku tė luanim, vlera ra, atėherė ēfarė do tė bėnim?! Nga piėkpamja sportive ishim dhe jemi tė rrėnuar.

- Ju i shitėt aksionet te Laēi, apo jo?

- Po, 40%, po jam penduar qė e kam bėrė.

- E konsideroni njė gabim?

- Po, e konsiderojq ė kam bėrė gabim.

- Nė gjithė kėto vite, pse nuk keni shitur aksionet?

- Kemi pasur gjithnjė tratativa, por tė huajt nuk afrohen. E as nuk kanė pėr t’u afruar kurrė nė futbollin shqiptar. Sepse klubet kėtu nuk kanė kapital. Janė vetėm stemė, logo, emėr. Pra duhet tė ndėrtosh njė kompleks nga e para. Ju mendoni se unė nuk kam dashur? Mund edhe tė mos kem ditur, por askush nuk u afrua, askush.

- Si kanė qėnė raportet tuaja me poltikėn?

- Kur isha shumė i pasur dhe Partizni lėvrinte shumė para ishte gjithēka OK. Mė pas jo. Vetėkuptohet. Kjo ka ndodhur me shumė njerėz.

- Si janė raportet tuaja me mediat?

- E njėjta situatė. Nė fillim vetėm mė lavdėronin. Sot ngaqė dhe unė jam natyrė e butė gjithė mė shajnė.

- Patjetėr qė nga asportive duhet kritikuar apo jo?

- Nuk jam kundėr, mund tė thonin qė shoqėria dėshtoi nga ana sportive, qė Xhani nuk e administroi si duhet, etj, etj. Por tė thoni qė duhet tė ikė. Ku tė ikė. Ajo ėshtė shtėpia ime. E kam blerė, e kam me gjyq. Pse nuk i thotė njeri atyre pronarėve tė tokės sė Partizanit tė ikin?!

- Partizani ėshtė njė monument kulture, tė gjithė duan ta shohin mirė?

- Atėherė le tė kontribuojnė. Aksioneri kryesor jam unė, dhe derisa ligji tė ma japė kėtė tė drejtė do jem unė.

- Si janė raport me presidentin e FSHF-sė, Duka?

- Me ulje dhe ngritje, herė shumė miq, e herė jo. Megjithatė patjetėr qė kemi qenė pėrgjithėsisht nė njė mendje pėr mėnyrėn se si zgjidhen hallet e futbollit nė Shqipėri.

- Pse mendoni se Ministria e Mbrojtjes u kujtua sėrish pėr Partizanin?

- Kėtė nuk e di, dikush e ka shtyrė. Kanė menduar “hė se gjyq ėshtė fitojmė dhe marrim stemėn dhe ja japim njė Xhani tjetėr”. Po nuk funksionon kėshtu. Pse, ju mendoni se ata vėrtet kanė fituar titullin dhe vendin e parė nė Kategori tė dytė?!

- Patjetėr qė po?

- Mos mė bėni tė qesh. Janė gjithsej 2 milionė lekė tė reja dhe gjyqtarėt kanė qėnė shumė dashamirės. Gjyqtarėt kanė qėnė pėrcaktues nė sezonin e Partizanit. Unė i falėnderoj ata, por ata duhet tė lajnė shumė borxhe pėr atė qė kanė bėrė sidomos vitin qė dolėm tė dytėt nė Superiore.

- Tė gjithė janė tė bindur dhe kėshtu ka qėnė, qė skuadra e krijuar dhe e zbirtur nė fushė ka qėnė e pėrfaqėsueses me drejtues nga Ministria e Mbrojtjes. Si e toleruat njė gjė tė tillė?

- Sepse doja. As kėtė se kuptoni qė po mos doja unė, Partizani nuk dilte nė fushė. Ju mendoni se ata janė heronj. Ata janė njerėz tė cilėt kanė kuptuar dhe nuhatur qė ndoshta gjyqi i jep tė drejtė Ministrisė dhe nė momentin e privatizimit mund tė pėrfitojnė dicka. Ka shumė njerėz qė janė tė njėjtė dhe atėherė kur Partizani kaloi nga italianėt te unė. Sa pėr vlera sportive ata vetė e dinė shumė mirė qė gjyqtarėt kėtė vit kanė qėnė pėrcaktues. Mos gėnjeni mė. Si thoni qė Xhani fundosi Partizanin, thoni dhe kush i ngjiti hė pėr hė.

- Cfarė po ndodh me gjyqin?

Partizani dhe stema e tij dhe historia janė tanimė pronė e shoqėrisė aksionere me aksioner tė vetėm shumice mua. Nuk ka shans tė ndryshojė kjo gjė. E patė shkallėn e Parė. Ma dha mua gjyqin. E tė mendodh qė pushteti mė ka hedhur nė gjyq; Ata e dinė shumė mirė qė dokumentat shkojnė nė FIFA. Atyre pak u intereson pozita sportive e Partizanit, ata duan rregullat.

- Por a nuk e kuptoni se jeni bėrė i pakėndėshėm dhe se tifozėt nuk ju duan?

- Thoni vėrtet kėshtu? Po nėse unė gjej 2 milionė euro dhe pėr dy vite jam kampion pėr kė do thėrrasin tifozėt? Mendoni vėrtet se tifozėt janė baroemtri pėr tė trajtuar njė ēėshtje gjyqėsore?!

- Ok, suzpojmė qė gjykata ia jep tė drejtėn Ministrisė?

- Atėherė nuk kam cfarė them. Ata do tė vazhdojnė rrugėn e nisur, por do tė jeni tė bindur qė me kėto ligje, frymė e infrastrukturė do tė gjejnė thjesht njė tjetėr Xhani e kaq. Do ta rrėnojnė dhe atė dhe kaq.

- Nėse fitoni ju gjyqin?

- Partizani do tė vijojė rrugėn. Do tė luajmė nė Kategori tė Parė. Nėse do kemi fuqi financiare pėr tė paguar me qera ambjente pėr t’u stėrvitur e lojtarė, OK. Nė tė kundėrt, do tė shohim zgjidhjet alternative. Jemi tė hapur kush dėshirontė blejė aksione. Jemi kėtu pėr kėtė.

- A ka amerikanė tė interesuar?

Po, i kam dėgjuar dhe unė qė kanė shkuar te Harasani. Po ēi keni kėto? Ju mendoni qė amerikanėt nuk do vinin direkt te pronari po do shkonin te njėri qė do tė pėritojė.

- Me kėto parashikime duket sikur Partizanin nuk do e shohim lart pėr shumė kohė?

- Kėtė nuk e di, varet se si do tė shkojnė punėt e shoqerisė. Nuk mund tja u them njė gjė tė tillė.

- Meqėnėse jemi nė sport ka dhe njė diskutim moral. Ok ju ankoheni pėr tė shkuarėn, pėr paratė e hedhura, pėr shkopinj nėn rota, pėr shtet tė painteresuar e njė mori gjėrash qė dhe mund tė qėndrojnė. Por meqėnėse jemi nė futboll dhe meqėnėse futbolli luhet pėr tė kėnaqur njerėzit nuk vuani kur pothuaj tė gjithė kėrkojnė largimin tuaj?

- Siguristh qė shqteėsohem. Shqetėsohem dhe nga mediat qė shpesh nė vend tė thonė si ėshtė e vėrteta e gjyqit thonė: Merrni armėt dhe hiqni Xhanin.

- Asnjėherė askush nuk e ka thėnė njė gjė tė tillė. A mendoni se dhe ju keni kontribuar qė kjo skuadėr me kaq hisotir tė mos jetė mė nė nviele tė larta?

- E ma thoni, mua qė kam harxhuar 15 milionė euro. Nuk do ta pranoj kurrė. Nėse dikush mendon qė Xhani e rrėnoi kėtė klub, po ju them qė jam vetėm viktima. Po ama jam njė viktimė e zgjuar, sepse tani kam pronėsinė e klubit. Tė tjerėt erdhėn, hodhėn, para i mashtruan dhe ikėn pa pasur qoftė dhe njė copė letėr. Ky ėshtė shteti nė raport me futbollin shqiptar. Nuk ka gjyq tė mė mundė!

Komentoni me poshte dhe jepni mendimet tuaja.








blog comments powered by Disqus
Temat e komentuara se fundi ne forum
  Tema Shikime Pergjigje I fundit
Partizani B
Partizani
11 1 Eni
20.05.2013 21:19
Te rinjte
Basketboll
4 0 Eni
20.05.2013 19:21
Merkato
Partizani
592 29 Eni
20.05.2013 19:07
Oladele Oshobe
Lojtaret dhe stafi
10 1 Redbull
20.05.2013 18:37
Salvador Sulce
Lojtaret dhe stafi
6 0 Eni
20.05.2013 17:01
Instagram fk_partizani
E dua PARTIZANIN

Dhuroni ne Facebook duke perdorur PayPal, Karta Debiti ose Krediti


Deri tani $950.24
Futu ne faqe
Pseudonimi

Fjalekalimi



Nuk je anetar?
Kliko ketu per tu regjistruar.

Harrove fjalekalimin?
Kerko nje te ri ketu.
Shoutbox
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.

20.05.2013 19:02
te nji nga gazetat kosovare se mbaj mend tamam. mbase express

20.05.2013 17:56
ku ishte ky lajmi?

20.05.2013 17:03
http://partizani..
../index.php
poerdorni forumin e faqes tani per tani

20.05.2013 16:02
“Gjysma e lojtarėve tė Prishtinės do tė kalojnė nė Partizan sezonin qė vjen” ka then presidenti Prishtines

20.05.2013 15:53
12 gola ai mbrojtesi Krasniqi Smile

20.05.2013 15:45
mbase dalin te mire

20.05.2013 15:44
u paska pelqy dhe Mazrekaj dhe nja 3 te tjer pervec Krasniqit

20.05.2013 15:32
sikur e donin dhe minjte kete Mazrekajn

20.05.2013 15:31
dhe te faqja e Prishines mazrekaj thoshin ishte me i miri ne fushe te dneshja dje

20.05.2013 15:20
Nga 4-5 lojtaretr kosovare qe kane ndjek dje drejtuesit ne Kosove, mendoj qe duhet insituar sidomos per MENTOR MAZREKAJ. Eshte pa asnje diskutim futbollist me te ardhme. Per mua eshte talenti me i mad

Koha e renderit: 0.53 sekonda 1,169,973 Vizitore