23.05.2013 20:04
Menu
· Fillimi
· Kampionati
· Kupa e Shqiperise
· Skuadra
· Europa
· Historia
· Ekipet e moshave
· Forumi
· Partizani TV
· Dyqani
Dyqani
8476213-19247572
Me shume komente
Vizitoret
· Miq ne faqe: 2

· Anetare ne faqe: 1
Eni

· Anetare gjithsej: 440
· Anetari me i ri: Urani
E ardhmja e paqarte, Thaka rri me shpresa, Musta drejt largimit
SkuadraKa shumė dilema pėr tė ardhmen e tė kuqve tė kryeqytetit, ku sė pari pritet krijimi i sh.a-sė sė re dhe dalja nė ankand, gjė qė vė piketat pėr sezonin e ri

Partizani i sezonit 2011-2012 e ka mbyllur me sukses misionin e tij, duke u ngjitur nė Kategorinė e Parė. Njė javė pas pėrfundimit tė kampionatit askush nuk mund tė thotė me siguri se cila ėshtė e ardhmja e tė kuqve tė kryeqytetit.

Pas finales sė Kategorisė sė Dytė, administratori i skuadrės, Gjergji Thaka, pohoi se pas asaj ndeshjeje nuk kishte Partizan, kėshtu qė u mbetet pėr detyrė dikastereve qeveritare, qė tė vendosin pėr tė ardhmen e tė kuqve.

Prej kohėsh ėshtė thėnė se ėshtė bėrė gati dosja pėr regjistrimin e shoqėrisė sė re aksionare tė Partizanit, procedurė tė cilėn do ta bėnte Ministria e Ekonomisė dhe jo e Mbrojtjes. Pas regjistrimit nė QKR, u tha se Partizani do tė dalė nė ankand, ku ekziston interesi pėr ta blerė skuadrėn legjendare.Mėsohet se e ardhmja e Partizanit mbahet “peng” nga Ministria e Ekonomisė, qw, ndonėse e ka nė tryezė dosjen, nuk e merr nismėn pėr t’i pėrshpejtuar proceduarat.

Sezoni i ri

Burokracia e institucioneve mund t’i kushtojė shtrenjtė Partizanit, pasi klubi ėshtė shumė prapa pėr tė plotėsuar kriteret e pjesėmarrjes nė sezonin e ri. Ėshtė thėnė se Partizani i sezonit tė ri nuk mund tė ecė nė gjurmėt e skuadrės qė sapo mbaroi kampionatin, sepse nuk ėshtė kjo rruga, qė duhet ndjekur pėr ringritjen e Partizanit.

Nėse Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Ekonomisė nuk pėrshpejtojnė procedurat, nuk ėshtė ēudi qė Partizani tė mos ekzistojė nė edicionin e ardhshėm. Qė Partizani tė kthehet sa mė shpejt nė vendin qė i takon, duhet tė mendojė qė tani dhe jo nė momentet e fundit, siē ėshtė vepruar nė 4 sezonet e fundit. Sirenat e alarmit pėr Partizanin janė dhėnė edhe nga FSHF-ja.

Sekretari Eduard Prodani, pas ndeshjes me Kėlcyrėn, u bėri apel instancave shtetėrore qė tė veprojnė shpejt, pasi skuadra ėshtė prapa nė plotėsimin e kritereve. Ai pohoi se kėtė vit nuk do tė ketė asnjė lėshim apo falje, pavarėsisht emrit qė do tė ketė klubi.

Pėr momentin Partizani konsiderohet i shpėrbėrė dhe askush nuk mund tė japė njė datė se kur mund tė nisė puna dhe kush do tė jenė ata qė do ta nisin projektin e “demave” tė sezonit 2012-2013.

Thaka: Nuk mund te vazhdohet keshtu

Drejtori i klubit, Gjergji Thaka i ka idetė e qarta. Kuptohet qė nuk kėrkon luks, por qė edhe skuadra e tij tė trajtohet normalisht, ashtu sikurse kundėrshtarėt qė do tė ketė, tė cilėt kanė njė emėr shumė mė tė vogėl dhe njė histori tė papėrfillshme pėrpara asaj tė tė kuqve, por qė po tentojnė ta pėrmirėsojnė.

“Do tė vazhdoj tė lodhem edhe pėr 24 orė,– thotė Thaka,– pasi nesėr (sot) kam njė takim nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe shpresoj tė mė japin njė pėrgjigje… atė qė unė pres”.

Por ēfarė po pret Gjergji i Partizanit, i cili prej kohėsh po “copėtohet” gratis?

“E vetmja mundėsi ėshtė qė skuadra tė dalė nė ankand, pra, me fjalė tė tjera, tė gjejė njė sponsor, ose disa, qė pėr sezonin e ardhshėm skuadra tė ketė financa tė garantuara, pse jo edhe tė pranueshme. Vetėm kėshtu mund tė marrė kuptim emri i madh i Partizanit dhe tė tentojė tė ringjitet nė Superiore. Unė vazhdoj tė shpresoj tė marr njė pėrgjigje tė mirė”.

Nė kohėn qė po prononcohej, Thaka ishte duke ndjekur takimin kualifikues Apolonia – Lushnja. “Mjafton tė ndiqni kėtė ndeshje dhe e kuptoni qė kemi disnivele me njė pjesė tė mirė tė skuadrave qė do tė jenė nė Kategorinė e Parė nė sezonin e ardhshėm”.

Sidoqoftė, nėse merr pėrsipėr njė ankand, mė parė duhet tė mbyllėsh njė gjyq qė vazhdon prej kohėsh, midis ish-presidentit Xhani dhe Ministrisė sė Mbrojtjes. “Unė nuk di tė them shumė pėr kėtė ēėshtje, madje as qė kam dėshirė tė komentoj gjyqe. Por kam dėgjuar qė seanca e radhės do tė zhvillohet nė shtator. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė skaudra do tė shpėrbėhej, pra nuk do tė kishte mė Partizan”, pėrfundon komentin e tij, drejtori i klubit, Gjergji Thaka.

Perlat Musta, thuajse i ikur

Nuk ka shumė ditė qė ėshtė mbyllur kampionati i Kategorisė sė Dytė dhe te Partizani ka nisur kaosi. Diēka e tillė pritej, por ka qenė mėrzia pėr humbjen e pėsuar nė finalen e kampionatit, ndaj Tėrbunit, pėr tė pėrshpejtuar frikėn dhe shqetėsimet. Nė fakt, “demat” e kanė tė ardhmen me mjegull dhe nuk dihet se ēfarė do tė ndodhė me ata, pasi do tė vijė shumė shpejt koha e liēensimeve. Por, edhe te stoli do tė ketė shumė ndryshime. Perlat Musta, trajneri i tė kuqėve, ėshtė i pari qė do tė largohet.

“Objektivi ėshtė pėrmbushur dhe tashmė mund tė mendoj dhe tė largohem. Isha i detyruar edhe moralisht tė drejtoja Partizanin, qė pėr mua do tė thotė shumė”. .








blog comments powered by Disqus
Temat e komentuara se fundi ne forum
  Tema Shikime Pergjigje I fundit
Merkato
Partizani
840 47 Forever Red
23.05.2013 19:57
Foto
Partizani
3 0 Eni
23.05.2013 18:57
Alban Hoxha
Lojtaret dhe stafi
51 4 Redbull
23.05.2013 16:43
Superliga 2013/14
Partizani
10 0 Eni
23.05.2013 15:33
Hasan Lika
Lojtaret dhe stafi
17 1 Redbull
22.05.2013 17:05
Instagram fk_partizani
E dua PARTIZANIN

Dhuroni ne Facebook duke perdorur PayPal, Karta Debiti ose Krediti


Deri tani $950.24
Futu ne faqe
Pseudonimi

Fjalekalimi



Nuk je anetar?
Kliko ketu per tu regjistruar.

Harrove fjalekalimin?
Kerko nje te ri ketu.
Shoutbox
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.

22.05.2013 16:13
lexo me shum dhe te tema ne forum http://partizani....4#
post_274
per merkaton

22.05.2013 16:13
flm edi jan postuar edhe si lajme

22.05.2013 14:44
Nje artikull per merkaton e klubit: http://www.panoram
a-sport.com/ballin
a/hallaci-goditja-
e-pare-e-partizani
t-capa-vetofrohet-
e-pres-nje-ftese-n
ga-demat/

20.05.2013 19:02
te nji nga gazetat kosovare se mbaj mend tamam. mbase express

20.05.2013 17:56
ku ishte ky lajmi?

20.05.2013 17:03
http://partizani..
../index.php
poerdorni forumin e faqes tani per tani

20.05.2013 16:02
“Gjysma e lojtarėve tė Prishtinės do tė kalojnė nė Partizan sezonin qė vjen” ka then presidenti Prishtines

20.05.2013 15:53
12 gola ai mbrojtesi Krasniqi Smile

20.05.2013 15:45
mbase dalin te mire

20.05.2013 15:44
u paska pelqy dhe Mazrekaj dhe nja 3 te tjer pervec Krasniqit

Koha e renderit: 0.50 sekonda 1,172,522 Vizitore