23.05.2013 11:44
Menu
· Fillimi
· Kampionati
· Kupa e Shqiperise
· Skuadra
· Europa
· Historia
· Ekipet e moshave
· Forumi
· Partizani TV
· Dyqani
Dyqani
8476213-19247572
Me shume komente
Vizitoret
· Miq ne faqe: 1

· Anetare ne faqe: 0

· Anetare gjithsej: 440
· Anetari me i ri: Urani
Java 19: Dopio-Bleta, Partizani fiton nė Prrenjas
KampionatiPartizani fiton sėrish dhe tashmė mund tė konsiderohet praktikisht nė Kategorinė e Parė. Tė shkėputur pesė pikė nga vendi i dytė, tė kuqtė do tė luajnė dy prej tre takimeve tė mbetura nė fushėn e tyre. Surprizat duken tė pamundura.

Tė kuqtė shėnojnė dy gola, krijojnė raste pafund dhe fundosin ekipin prrenjsak. Mes euforisė sė zjarrtė tė tifozerisė, forcave tė shumta tė policisė dhe mes njė pranie tė madhe tė deleguarish dhe drejtues tė lartė tė ekipit tė Partizanit qė kishin ardhur pėr tė qenė afėr ekipit tė tyre, “demat” marrin njė fitore tė rėndėsishme dhe vazhdojnė tė kryesojnė tė shkėputur Grupin B.

Goli ka munguar pėr kryesuesit e Partizanit deri nė minutat e fundit. Tė besuarit e Rirės kanė arritur ta mbajnė baraspeshėn deri nė minutėn e 80-tė, ku nuk kanė mundur t’i pėrballojnė mė sulmet e kryeqytetasve.

Dopieta e mesfushorit Ergin Bleta mjafton qė Partizani tė kalojė njė transfertė tė vėshtirė. Lojtarėt vendės kanė luajtur fort dhe kanė kėrkuar deri nė fund qė minimalisht tė shmangnin humbjen, por nuk ia arritėn qėllimit.

Sfida ka nisur e vrullshme dhe e tillė ka qenė deri nė fund, edhe pse rastet konkrete pėr gol nuk kanė qenė tė shumta, kjo edhe pėr faktin se terreni ishte shumė i rėnduar.

Vendėsit, tė motivuar si asnjėherė mė parė pėr tė arritur njė rezultat pozitiv, kanė bėrė gjithēka nė fushė duke dhėnė maksimumin, por nuk ka mjaftuar. Pjesa e parė, edhe pse ka sjellė raste pėr tė dy ekipet, nuk ka pasur gola. Maho dhe Bleta kanė tentuar disa herė nga jashtė zone, por nuk kanė arritur tė shėnojnė.

Ndėrsa pjesa e dytė ka qenė ajo ēka pritej nga trajneri Perlat Musta, i cili nuk ka qenė i qetė deri kur Bleta zhbllokon rezultatin nė minutėn e 80-tė. Pas njė aksioni tė gjatė nga mesfusha e kuqe, Bleta ėshtė ai qė ka mundėsinė pėr tė shėnuar dhe nuk toleron. Mesfushori i gjendur nė zonė nė pozicion diagonal, nuk gabon nė gjuajtjen e tij. Ai shkund rrjetėn e portės sė mbrojtur nga Asamemi, duke ēuar peshė tifozerinė e kuqe tė pranishme nė stadium.

Prrenjsakėt qė po mendonin pėr njė barazim pa gola, e panė veten tė ēorientuar. Pas gjashtė minutash vjen edhe goli i dytė i Partizanit, qė shuan shpresat e prrenjsakėve pėr tė barazuar. Ėshtė sėrish Bleta nė tė 86′-ėn qė e dyfishon rezultatin. Shifrat i japin qetėsi trajnerit Musta dhe tifozerisė sė kuqe.

Nuk ka me histori. Vėrshėllima pėrfundimtare e kryesorit Greca nuk vonon duke ju dhėnė tė kuqve njė tjetėr fitore shumė tė rėndėsishme, qė i lejon tė qėndrojnė sėrish nė vendin e parė dhe tashmė ngjitja nė Kategorinė e Parė ėshtė vetėm ēėshtje javėsh.

Kjo ishte fitorja e katert rresht per Partizanin qe ngjitet ne kuoten e 43 pikeve. Ne tre ndeshjet e mbetura te kuqte do te presin Delvinen ne Tirane, do te udhetojne drejt Cerrikut dhe e mbyllin ne Tirane duke pritur Kelcyren.

Domosdova – Partizani 0-2

Shėnues: Bleta 80’, 86’

Domosdova: Asamemi, Rira, K.Lleshi, Shuli, Kreka, Pura, Allko (Bozha 80’), Duka, Nezha (Skura 46’), Ēeka (Sula 70’), Llojku.
Trajner: L.Rira.
Partizani: Myrta, Miska, Bozha, Ēulhlaj (Xhafa 73’), Bleta, Gjeēi (Ēobaj 75’), Batha, Lleshi (Tata 65’), Smaka, Gjoka, Maho.
Trajner: P.Musta.
Gjyqtarė: S.Greca, M.Qose, E.Malo (Lushnjė)

Renditja - Grupi B

1.Partizani 43 13 4 2 28-9
2.Tepelena 38 12 2 5 36-22
3.Naftėtari 36 12 3 4 32-10
4.Turbina 32 9 5 4 29-21
5.Albpetrol 30 8 6 5 23-17
6.Bilisht S. 23 7 2 10 22-26
7.Memaliaj 21 6 3 10 20-25
8.Sopoti 21 5 6 7 16-21
9.Pėrmeti 19 6 4 9 21-29
10.Delvina 19 6 1 12 24-35
11.Domosdova 15 5 3 11 17-30
12.Kėlcyra 15 4 3 12 16-38








blog comments powered by Disqus
Temat e komentuara se fundi ne forum
  Tema Shikime Pergjigje I fundit
Hasan Lika
Lojtaret dhe stafi
12 1 Redbull
22.05.2013 17:05
Merkato
Partizani
728 38 Eni
22.05.2013 16:29
Lulezim Sallaku
Lojtaret dhe stafi
14 0 Eni
21.05.2013 20:56
Partizani B
Partizani
50 6 Eni
21.05.2013 16:15
Arber Capa
Lojtaret dhe stafi
11 1 Eni
21.05.2013 16:05
Instagram fk_partizani
E dua PARTIZANIN

Dhuroni ne Facebook duke perdorur PayPal, Karta Debiti ose Krediti


Deri tani $950.24
Futu ne faqe
Pseudonimi

Fjalekalimi



Nuk je anetar?
Kliko ketu per tu regjistruar.

Harrove fjalekalimin?
Kerko nje te ri ketu.
Shoutbox
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.

22.05.2013 16:13
lexo me shum dhe te tema ne forum http://partizani....4#
post_274
per merkaton

22.05.2013 16:13
flm edi jan postuar edhe si lajme

22.05.2013 14:44
Nje artikull per merkaton e klubit: http://www.panoram
a-sport.com/ballin
a/hallaci-goditja-
e-pare-e-partizani
t-capa-vetofrohet-
e-pres-nje-ftese-n
ga-demat/

20.05.2013 19:02
te nji nga gazetat kosovare se mbaj mend tamam. mbase express

20.05.2013 17:56
ku ishte ky lajmi?

20.05.2013 17:03
http://partizani..
../index.php
poerdorni forumin e faqes tani per tani

20.05.2013 16:02
“Gjysma e lojtarėve tė Prishtinės do tė kalojnė nė Partizan sezonin qė vjen” ka then presidenti Prishtines

20.05.2013 15:53
12 gola ai mbrojtesi Krasniqi Smile

20.05.2013 15:45
mbase dalin te mire

20.05.2013 15:44
u paska pelqy dhe Mazrekaj dhe nja 3 te tjer pervec Krasniqit

Koha e renderit: 0.53 sekonda 1,172,034 Vizitore