Te merkuren ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" te kryeqytetit, "Partizani" dhe "Malmoe" e Suedis zhvilluan takimin e dyte te turit te pare per " Kupen e Kupave te Evropes".
Loja nisi me sulm te ekipit tone dhe shpejt u dėgjua vėrshėllima e gjyqtarit pėr pozicion artificial jashtė loje. Pėr minuta te tera u bene pėrpjekje pėr te carė mbrojtjen e ngjeshur te "Malmoes",qe kishte angazhuar ne kėtė detyre taktike 6-8 lojtare, ajo rreshtohej 4-4-2. Deri ne minutėn e 28 do te kishim njė pamje te tille, lėvizje te shumta kryesisht ne zona te ngushta nga mbrojtja deri ne mesin e fushės, por pa qartėsinė e duhur dhe kryesorja te organizuara jo drejt nga ana taktike.Me ne fund,si papritur doli njė e carė dhe Ballgjini u gjend i vetėm ne qendėr para portierit, por gjuan jashte. Ky moment shtoi shpresat se pozicionit artificial jashtė loje, qe zbatonin suedezet iu gjet ilaēi. Vijojne 2-3 gjuajtje pa rezultat te Ragamit e Fagut, ndėrkohe qe "Malmoe" ndonėse me fanatizėm ne mbrojtje, gjen rruge edhe pėr te rrezikuar me ane te Kinvallit 3' dhe 20' e Sjobergut 15'.
Ne pjesėn e dyte te lojės, "Partizani" shton ritmin me deshiren per te shėnuar, por perseri rrugėt per realizimin e kėsaj loje janė te ngushta e te paqarta.Ato i ngjanin shpesh veprimeve te kryera ne pjesėn e pare,qe i nxirrte perseri futbollistet e "Partizanit" mjaft lehte ne kurthin e pozicionit jashtė loje artificial,te organizuar me mjeshtėri nga Suedezet.
Ne minutėn e 68 I.Lame depėrton brenda zones se rreptėsisė, pengohet nga mbrojtėsit e "Malmoes" dhe gjyqtari jep 11-metersh,gjuan Ragami dhe pret portieri Moler.
Humbi njė rast ideal qe u pasua dhe nga ngurrimet ose pasaktėsia ne gjuajtje nga Lame apo Berisha me pas. Minutat rrjedhin drejt 90-tes me te njėjtat pamje derisa vėrshėllima e gjyqtarit pėrfundon lojėn. "Mallmoe FF" ėshtė kualifikuar per ne turin e dyte me njė gol te shėnuar ne takimin e pare.
Pse nuk u kualifikua "Partizani"?
Kjo pyetje ndoshta nuk do te ishte bere neqoftese "Partizani" nuk do te ishte aq larg asaj paraqitjeje dinjitoze,me te cilėn ka krijuar tradite dhe emėr te mire.Ne fakt ai i pati te gjitha mundesite e kushtet qe te kalonte me sukses kėtė tur dhe pse jo te pretendonte per me tej,por kete nuk e arriti sepse,ne rradhe te pare ekipi u drejtua dobėt,veproi taktikisht pa krijimtari dhe nuk shfrytėzoi as rastet qe ju krijuan.
Qe ne fillim duam te theksojmė mendimin se ne kėtė ndeshje trajnerėt dhe ekipi i "Partizanit",mesa duket qe me nisjen e lojės, hynė me njė ndjenje euforie,me mendimin se e njohim kundėrshtarin dhe se njė gol disavantazh nuk pėrben ndonjė pengese te madhe per tu kualifikuar.Kjo ndikoi pastaj,qe me kalimin e minutave,kur loja nuk po ecte,disa futbolliste te kalonin ne anėn tjetėr,deri ne caste pasigurie e si pasoje ne uljen e theksuar te rendimentit cileor te lojes,por a ishte i njohur kundershtari?
Ne nji interviste per gazeten tone lidhur me ndeshjen e pare ne Malmo,trajneri B.Birce theksonte se "Malmoe" eshte skuadra me e mire e Suedis ne lojen ne mbrojtje dhe se sulmuesit tane jo nji here u bene pre e pozicionit jashte loje.Pra,qe loja e kundershtarit te njihej,kjo do te ishte gje e mire qe do ti vlente skuadres sone te pergatitej ashtu sic duhej.Megjithate sic e tregoi ndeshja pozicioni jashte loje u be ai lemsh qe ngaterroi,hutoi dhe deri ne nji fare mase paralizoi shpesh sulmet e futbollisteve tane.Kjo nuk tergon gje tjeter vec qe kjo njohje mbeti ne shikim dhe se nuk ju kushtua as teorikisht as ne terrenin praktik pergatitje serioze,megjithese dihej se kundershtari ashtu do te luante,madje e kishte ate armen e vet me te forte.
Bejme perseri pyetje cbene trajneret per kete lloje loje? A nuk ka variante qe ti pergjigjen e ta neutralizojn ate?
Futbolli yne ka pare edhe ekipe te tjera brenda e jashte shtetit,qe kane aplikuar < ofsajtin artificial > dhe shpesh skuadrat tona i jane kundervene ketij varianti me sukses.Dhe kjo eshte arritur ne saje te nje pergatitje serioze debati e konsultimi edhe me specialistet e tjere.Ndersa per kete ndeshje me sa dime,puna pergatitore u mbyll vetem ne guacken e dy trajnereve te "Partizanit".
Lidhur me kete edhe nje fakt tjeter ."Partizani" per minuta te tjera vazhdonte te luante ne te njejten linje e pa rezultat,ndersa trajneret qendronin inaktivn ne stol,ata nuk i pame te nderhyjne gjate lojes per te orientuar e per ta ndryshuar ate.Fjala nuk eshte vetem per pozicionet jashte loje,por edhe per veprime te tjera te lojtareve ne fushe.Keshtu,ndersa Musta,Berisha e Hysi luanin me pergjegjesi e me shpirt gare,Ragami sidomos,si dhe Starova apo Ahmetaj,etj nuk po i kryenin rolet e tyre.E megjithese "Malmoe" ishte gjithnje ne variant mbrojtjeje,"Partizani" ne vend qe ti jepte lojes karakter krejtesisht sulmi,sepse i tille ishte dhe objetivi yne,vazhdonte te mbetej me 5 vete ne mbrojtje (!) dhe sulmi mbetej pa u mbeshtetur nga mbrojtesit anesore,qe rralle e kaluan mesin e fushes.Me tutje Fagu ngulte kembe me kot te cante < murin > prej 3 mbrojtesash deri ne minuten e fundit,apo shoket e tij hidheshin ne veprime konfuze dhe perseri nuk u duk roli i drejtuesit.Edhe nderrimi qe u be ne minuten e 75-te,ishte i vonuar e pa efekt.
Perse jane trajneret??
Ata jane qe drejtojne,ndryshe mbeten spektatore.Rolin e tyre te vertete ata duhet ta luanin edhe ne rastin e 11-metershit.Me te drejte te lind dyshimi.Pse duhet ta gjuante ate Ragami,i cili vetem disa jave me pare kishte humbur nje te tille ne ndeshjen me "Finlanden" dhe ne kete ndeshje po luante dobet?
A mund te kishte futbollisti ne rrethana te tilla,pergatitjen e plote,sidomos ate psikologjike,per te shenuar ate gol qe mund te kishte ndryshuar krejt situaten e kesaj ndeshjeje?Per cudi edhe ne momente te tilla decizive,trajneret qendrojne inaktiv dhe erdhi pasoja e hidhur,topi shkoi ne duart e portierit.
Duke permendur ketu disa nga shkaqet e moskualifikimit te "Partizanit",duhet te theksojme se ne ndeshje te tilla ku matemi me futbollin evropian,ndjenja e pergjegjesise edhe nga drejtuesit e klubeve sportive e specialisteve duhet te jete me e madhe.Vecanarisht pjesmarrja ne edicionin e kupave kerkon te aplikohet ne radhe te pare metoda e konsultimit dhe e miratimit te varianteve te lojes edhe ne rreth me te gjere specialistesh, vete klubit "Partizani" nuk i mungojne as specialistet e as forumet e ketij lloji.
U perket drejtuesve tane te futbolli,specialisteve,trajnereve te ekipeve tona pjesemarrese ne Kupat e Evropes qe ti analizojne thelle se bashku me Federaten e Futbollit e te nxjerrin mesimet.
Ma ha mendja se ai e ben kastile per ta zvarrit si ceshtje. Por besoj se nuk mund te vazhdoj te mos paraqitet sa te doje ai. Puna eshte se kjo e le gjendjen te ndere.