· Miq ne faqe: 3
· Anetare ne faqe: 1
Eni
· Anetare gjithsej: 333
· Anetari me i ri: Gibbs
|
|
|
Java 29: Partizani - Burreli 4-1 |
|
 Ishte thėnė qė java e 29-tė tė ishte java e sė vėrtetės pėr Partizanin, pasi do tė mėsohej se ērrugė do tė merrte objektivi sezonal, kur dihej se kryeqytetasit mbeteshin nė dorė tė rivalėve. Partizani e ka bėrė detyrėn e tij, pasi nė stadiumin Selman Stėrmasi ka fituar 4-1 ndaj Burrelit. Por suksesi i djeshėm i demave nuk ka asnjė vlerė, pasi Elbasani, Kamza dhe Lushnja kanė fituar, megjithėse luanin nė transfertė. Partizani priste shumė qė kjo javė tė luhej ndershmėrisht, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do tė kishin mundėsi tė hynin nė objektiva, qė kishin tė bėnin me rikthimin nė kategorinė superiore. Megjithėse ka mbetur edhe njė javė pėr tu luajtur, tė kuqtė e pranojnė se nuk kanė thuajse asnjė shans pėr tė pėrfituar, pasi mėnyra se si u luajt dje tregon se pėr rivalėt sipėr tyre ėshtė thjesht njė formalitet.
Dje ėshtė parė njė Partizan mė ritmik nė lojė dhe nė asnjė rast tė kuqtė nuk e vunė nė diskutim fitoren. Goli i parė shėnohet nga Rizvanolli nė minutėn e 25-tė, i cili krosin e dhėnė nga Sheta e dėrgon nė rrjetė. E veēantė ishte mėnyrė e festimit tė Rizvanollit, i cili i dha Shetės 2-3 goditje me grusht (jo prej vėrteti) nė trup. Pesė minuta mė vonė ėshtė pėrsėri Sheta qė nga e djathta pason pėr Mahon, i cili shėnon golin e dytė. Nė minutėn e 43-tė Maho pengohet nė zonė nga njė mbrojtės i Burrelit dhe gjyqtari Cjapi akordon penallti dhe ėshtė Karapici qė godet nga pika e bardhė dhe 3-0 pėr Partizanin.
Me kėtė rezultat mbyllet pjesa e parė. Nė pjesėn e dytė miqtė arrijnė tė shėnojnė golin e nderit me anė tė Pjetranit nė minutėn e 51-tė, ndėrsa dy minuta para pėrfundimit ėshtė pėrsėri Rizvanolli qė me kokė topin e krosuar nga Maho e dėrgon nė rrjetė dhe 4-1 pėr Partizanin. Megjithėse ndeshja pėr tė kuqtė kishte mbaruar, ata nuk u larguan nga fusha, pasi prisnin pėrfundimin e ndeshjes Luftėtari-Kamza. Fundi ka qenė i dhimbshėm dhe nuk kanė munguar lotėt dhe dėshpėrimi nė fytyrat e futbollistėve dhe tifozėve tė Partizanit.
Partizani - Burreli 4-1
Partizani: Mustafa (Xhika 46′), Hallaēi, Shala, Pinari, Sheta (Hithi 56′), Buna, Karapici, Capa, Ishka (Braho 46′), Maho, Rizvanolli. Trajner: G. Haxhiu
Burreli: Doēi, Gjoka, Dika, Kadiu (Hysa 53′), Pepa, Berberi, Kola (Kasmi 69′), Ēoba, Balluku, Pjetrani, Ramadani. Trajner: V. Gjoni
Shėnues: Rizvanolli 25′, 88′, Maho 30′, Karapici 43′ (11-m) / Pjetrani 51′
Gjyqtarė: K. Cjapi, I. Tartari, E. Hasanaj (Fier) |
|
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
|
|
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.
Ju lutemi te futeni ne faqe.
Nuk ka asnje vleresim.
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
11.09.10 - Pogradec

|
-
|
|
|
|
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.
|
|