· Miq ne faqe: 4
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 332
· Anetari me i ri: Marko
|
|
|
Pinari: Secilit hakun, ska zgjidhje tjetėr |
|
 Po bėhen disa javė qė llogaritė e Partizanit varen nga hapat e rivalėve, qė janė mė lart nė tabelė. Kur kanė mbetur edhe dy sfida nga fundi, nė kampin e kuq ka optimizėm, pasi gjithēka mund tė ndodhė kėtė fundjavė, ku Partizani luan nė kryeqytet, ndėrsa Elbasani, Kamza dhe Lushnja luajnė nė transfertė. Kjo javė e 29-tė ėshtė konsideruar java e sė vėrtetės pėr demat e kuq, gjė tė cilėn e pranon edhe kapiteni Luan Pinari.
Pėr numrin gjashtė tė tė kuqve nė pėrfundim tė kėsaj jave, Partizani do tė arrijė synimin e tij, pasi pritet tė gabojė mė shumė se njė rival. Nuk mund ti fshihemi faktit qė kjo javė do tė jetė ajo e sė vėrtetės pėr Partizanin dhe ato ekipe qė synojnė kategorinė superiore, pasi ky raund ndeshjesh do tė zgjidhė shumė gjėra. Mund tė themi me shumė besim se kjo do tė jetė java jonė, nė tė cilėn Partizani do tė realizojė objektivin e tij. Dihet qė prej dy-tri javėsh ne bėjmė punėn tonė dhe mbetemi nė pritje tė gabimeve tė rivalėve.
Nuk mund tė flas me emra, por mendoj se kėtė tė shtunė do tė gabojė mė shumė se njė skuadėr. Shpresat pėr kėtė gjė janė tė shumta, por besimi ėshtė se njė do tė gabojė,- u shpreh dje pėr mediat kapiteni i Partizanit, Luan Pinari. Pėrpara se kryeqytetasit tė presin hapat e gabuara tė kundėrshtarėve, sė pari duhet qė ata tė bėjėn detyrėn e tyre.
Prandaj ndaj Burrelit tripikėshi konsiderohet detyrim nga tė kuqtė. Ndaj Burrelit nuk do tė jetė njė ndeshje aq e qetė. Ne mund tė jemi tė sigurt vetėm kur tė kemi siguruar fitoren dhe mė pas tė shohim ēfarė kanė bėrė kundėrshtarėt tanė. Aktualisht jemi nė njė moment ku nuk mund tė bėjmė asnjė hap fals.
Pa marrė njė fitore mė parė pėr veten tonė, nuk mund tė shohim rezultatet e skuadrave tė tjera. Ndaj Burrelit fitorja do tė jetė njė detyrim mė shumė edhe pėr tifozėt tanė, - pėrfundon mbrojtėsi me numrin gjashtė i Partizanit, Luan Pinari.
Ndryshon historia, tė kuqtė tifo pėr Skraparin
Partizani ka mbėshtetės nė tė gjithė vendin, ku pa dyshim edhe nė Skrapar janė tė shumtė. Shoqata e tifozėve tė FK Partizanit u ka bėrė thirrje tifozėve dhe skuadrės sė Skraparit qė tė luftojnė fortė kėtė javė, pasi indirekt tė kuqtė mund tė pėrfitojnė nga rezultati i ndeshjes Skrapari-Lushnja. Sipas tifozėve tė kuq, njė fitore pėr skraparlinjtė do tė thotė aromė superligė pėr ekipin e zemrės dhe qėndrim nė tė parėn pėr skuadrėn e vendlindjes.
Edhe kapiteni Pinari e pranon se ka ndryshuar historia, pasi kėsaj radhe janė tė kuqtė qė bėjnė tifo pėr Skraparin. Kjo ėshtė rrjedha e historisė. Gjithmonė Skrapari ka bėrė tifo pėr Partizanin, ndėrsa tani ėshtė Partizani qė bėn tifo pėr Skraparin,- u shpreh dje kapiteni i demave tė kuq, Luan Pinari. (Sporti Shqiptar) |
|
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
|
|
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.
Ju lutemi te futeni ne faqe.
Nuk ka asnje vleresim.
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
|
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.
|
|