· Miq ne faqe: 2
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 332
· Anetari me i ri: Marko
|
|
|
Haxhiu: Tė fitojmė 6 pikėt e mbetura |
|
 Tė kuqtė e kryeqytetit kanė dalė me tri pikė nga transferta e Gramshit. Nė pamje tė parė, duket se gjėrat janė nė rregull, por pėr trajnerin Gerti Haxhiu e rėndėsishme ishte qė Partizani fitoi, pasi loja nuk pati shkėlqimin e duhur. Rikthimi i mesfushorit Artan Karapici ka rezultuar frytdhėnės, pasi numri shtatė i tė kuqve ka arritur tė shėnojė golin e avantazhit pėr demat. Me kėtė gol Karapici ngjitet nė kuotėn e dhjetė golave tė shėnuar dhe pa dyshim ėshtė golashėnuesi mė i mirė i ekipit.
Po ashtu, nė Gramsh edhe sulmuesi Erion Rizvanolli tregoi se vlerat e tij, duke shėnuar sėrish dhe tashmė ėshtė i dyti pas Karapicit, me tetė golat. Pėrballja me Gramshin ka qenė transferta e fundit sezonale pėr Partizanin, i cili dy takimet e mbetura do ti zhvillojė nė kryeqytet, ku sė pari pret Burrelin dhe gjithēka mbyllet me Skraparin. Fitorja ndaj gramshiotėve ka qenė e vuajtėeshme pėr tė kuqtė dhe trajneri Gerti Haxhiu ka mbetur i pakėnaqur nga loja. Eshtė e dyta javė qė fitojmė, por nuk po dalim ende te loja jonė, nuk kemi pasur asnjė shkėlqim.
E rėndėsishme pėr momentin ėshtė tė realizojmė atė miniobjektiv qė vumė pas humbjes me Lushnjėn. Deri tani kemi realizuar gjysmėn, pasi duhet tė fitojmė edhe dy ndeshjet e fundit. Pėr kėtė javė ishim tė bindur se nuk do tė kishte surpriza, prandaj e pata deklaruar se ne bėjmė lojėn tonė dhe nuk kemi nevojė tė mbajmė kufje nė vesh.
Pasi morėm tripikėshin nė Gramsh, kemi pyetur pėr pėrfundimet e javės, e cila nuk ndryshoi asgjė nė rėnditje. Meqenėse dy sfidat e fundit i luajmė nė shtėpi dhe kundėrshtarėt janė disi mė pak tė interesuar pėr kėtė fundsezoni, shpresoj tė mosvuajmė nė marrjen e 6 pikėve. Dihet se objektivat e Partizanit mbeten nė dorė tė ecurisė sė kundėrshtarėve nė kėto dy javė.
Megjithėse ėshtė e vėshtirė tė presėsh nga gabimet e rivalėve, gjithsesi Partizani do tė luftojė deri nė fund. Mė shumė presim nga kjo javė nė vijim, pėr faktin se Partizani luan nė shtėpi ndaj njė ekipi, qė nuk ka shumė ambicie pėr fundin e sezonit.
Ndėrsa tre rivalėt tanė luajnė jashtė fushe. Nė kėto dy javė e shkuara pėr Partizanin tė rėndėsishme kanė qenė pikėt e plota, por shpresoj se nė 180 minutat e mbetura ekipi tė gjejė vetveten edhe nė lojė,- u shpreh pėr Sportin shqiptar pas transfertės sė Gramshit trajneri i demave tė kuq, Gerti Haxhiu. (Sporti Shqiptar) |
|
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
|
|
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.
Ju lutemi te futeni ne faqe.
Nuk ka asnje vleresim.
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
|
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.
|
|