· Miq ne faqe: 3
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 332
· Anetari me i ri: Marko
|
|
|
Edmond Dosti, 21 gola per titullin e 92/93 |
|
 Nė sezonin 1992-1933, Partizani 15 herė kampion i Shqipėrisė fitoi edhe titullin e fundit kampion, por dhe Kupėn e Shqipėrisė (trofeu i 13-tė). Lojtari special qė kontribuoi maksimalisht nė pronėsimin e titullit kampion nuk ishte askush tjetėr, por Edmond Dosti, atėherė 24 vjeē, e qė njėherėsh fitoi edhe Kepucėn e artė, si golashėnuesi mė mirė i sezonit me 21 gola, e duke u radhitur nė historinė e Partizanit pėrkrah emrave tė mėdhenj tė klubit.
Edmond Dosti, sot 41 vjeē (ka lindur mė 5 shkurt tė vitit 1969) ėshtė njė ndėr tetė golashėnuesit mė tė mirė historikė tė Partizanit, qė kanė fituar Kėpucėn e artė, duke u radhitur pėrkrah emrave tė mėdhenj si Refik Resmja (9 herė), Panajot Pano (3 herė), Robert Jashari (3 herė), Agim Murati (3 herė), Loro Boriēi (2 herė), Zihni Gjinali (1 herė), Dorian Bylykbashi (1 herė). Partizani ka 8 lojtarė qė e kanė fituar bashkėrisht nė total 22 herė Kėpucėn e artė.
Pas katėr vitesh tė bukura te Partizani, aventura e Edmondit vazhdoi nė Kroaci, Slloveni, Korenė e Jugut e pėr tu ndalur nė Austri, ku nė tė kėtė tė fundit vari dhe kėpucėt nė gozhdė nė moshėn 36-vjeēare. Rekordin pėr mė shumė gola nė njė sezon si lojtar i njė klubi europian e mban ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, i cili nė njė sezon tė vetėm ka shėnuar 22 gola pėr Olimpian nė Slloveni. Njė karrierė gati 20 vjeēare. Tashmė Dosti jeton nė qytetin austriak tė Klagenfurtit.
Dosti, jeni golashėnuesi mė i mirė i sezonit 1992-1933 me 21 gola, e qė dhatė njė kontribut tė ēmuar nė fitimin e titullit tė 15-tė Partizanit nė atė, e qė pėr fat tė keq ėshtė edhe i fundit i fituar nga tė kuqtė.
Nė fakt, jam dalluar gjithmonė pėr nuhatjen e golave dhe me cilėndo skuadėr qė kam luajtur, si nė Shqipėri, Slloveni, Kore apo Austri, thuajse kam realizua nė ēdo ndeshje. Edhe pse nė kampionatin shqiptar rekordin e mbaj me Partizanin, 21 gola, nė kampionatin e Kategorisė sė Parė, apo Superiore siē quhet sot, me Laēin nė sezonin 1988-1999, atėherė nė Kategorinė e Dytė, kam realizuar 36 gola. Nė atė kohė, vetėm Refik Resmja me Partizanin kishte mundur tė shėnonte mė shumė gola, 59, ndėrsa nė sezonin 2003-2004, Vioresin Sinani ka shėnuar po 36 gola, por duke pasur nė dispozicion 36 ndeshje.
Le ta nisim nga fillimi. Si e veshėt fanellėn e Partizanit?
Futbolli ėshtė jeta ime. Jam rritur pranė klubit tė Partizanit, pasi dhe shtėpia ime edhe atėherė, por dhe tani ndodhet ngjitur me kompleksin sportiv tė Partizanit. E kam filluar futbollin nė moshėn 7 vjeēare nėn drejtimin e njė trajnerit Besnik Ēela, i cili sot punon nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit e nė grupin e lojtarėve ishin Ledio Pano, Ylli Shehu, Edmond Kaēaēi, Niko Frashėri, Edmond Alite. Mė pas kaluam te tė rinjtė e Partizanit, te Shpresat, pasi atėherė ekzistonin edhe ekipet e tilla dhe trajner kisha Panajot Panon.
Karriera juaj, pėrpara se tė niste me Partizanin kaloi pėrmes ekipeve mė tė vogla, Laē, Kastrioti e Pogradeci. Pėrse ndodhi kėshtu?
Partizani i para viteve 1990, nė fakt gjithmonė ka pasur nė gjirin e tij shumė lojtarė, dhe ne mė tė rinjve, atėherė unė isha 18 vjeē, na ēonte nė ekipe tė tjera pėr tė marrė eksperiencė. Nė sezonin 1988-1989 luajta pėr Laēin, ku shėnova 36 gola, e njė sezon mė pas me Kastriotin, po nė Kategorinė e Dytė, ku vetm nė fazėn e parė realizova 14 gola. Nė fazėn e dytė tė sezonin 1991-1992 kalova tė Partizani ku shėnova po 14 gola. Sezonin pasardhės, atė 1992-1993, fitova gjithēka me Partizanin, dolėm kampion, fituam Kupėn e Shqipėrisė.
Dhe ju personalisht atė sezon fituat njė garė tėrėsisht individuale.
Po, me 21 golat e realizuar (Partizani realizoi nė total 53 gola nė 22 ndeshje) u shpalla golashėnuesi mė i mirė i vendit, duke fituar garėn me tė madhin Kujtim Majaci, njė nga konkurrentėt e mi mė tė fortė, e qė nga ana e tij kishte fituar edhe ai njė herė me Apoloninė Kėpucėn e artė (1985-1986, 20 gola). Mė ka mbetur diēka pishman, e kam brengė edhe sot e kėsaj dite, pasi nuk mė dhanė njė trofe simbolik si golashėnuesi mė i mirė, pra njė statujė nė formėn e kėpucės sė artė. Mė vjen keq, pasi me ēdo ekip, kudo, dhe nė ēdo aktivitet zyrtar, apo turne miqėsor apo kupė promocionale mund tė kem koleksionuar mbi 15 trofe personalė apo medalje tė personalizuara, qoftė si golashėnuesi mė mirė apo dhe lojtari mė i mirė i aktivitetit. Nė shtėpinė time nė Austri, nė Kapfenburg, por dhe nė Tiranė, i kam ekspozuar nė njė vend tė veēantė.
Pas kėtij suksesi tė trefishtė me Partizanin nis edhe karriera juaj ndėrkombėtare. Cili ishte stacioni i parė?
Shqipėria kishte tė paktėn tre vjet qė ishte hapur me botėn ndėrkombėtarė tė futbollit dhe shumė lojtarė kishin nisur tė sistemoheshin jashtė, duke zgjedhur si destinacione mė sė shumti Greqinė, Rumaninė, Bullgarinė, apo dhe Skocinė, siē ishte rasti i Rudi Vatės. Unė u nisa drejt Kroacisė gjatė merkatos verore tė vitit 1993, ku pėr gjashtė muaj luajta pėr skuadrėn Jadran Poreē, njė ekip i Kategorisė sė Dytė, nė atė kohė. Pas njė paraqitjeje tė kėnaqshme kalova me pas nė Slloveni, me Olimpija Ljubljana.
Sa sezone luajtėt me Olimpijan?
Dy sezone, 1994-1995 dhe 1996-1997. Vitin e parė shėnova 19 gola, ndėrkohė qė nė renditjen e golashėnuesve tė skuadrės sllovene, vinte njė tjetėr shqiptar, beratasi Kliton Bozgo (18 gola). Ishte vėrtet nėj garė e bukur midis nesh dhe kėtė e pėrcillte edhe media sllovene. Sė bashku me Klitonin, edhe ky kishte fituar Kėpucėn e artė nė Shqipėri (1990-1991, 29 gola), shkuam nė tė njėjtin vit pėrmes menaxherit tė njohur tė FIFA-s, Nexhmedin Haxhiut dhe njė menaxheri kroat Jovica Nakoviē.
Dosti jeni ndėr legjionarėt shqiptarė qė kanė shėnuar nė kompeticionet ndėrkombėtare tė UEFA-s, si ato tė Ligės sė Kampioneve, Kupėn e Kupave, apo Kupėn UEFA.
Po kam shėnuar 3 gola me fanellėn e Olimpija Ljubjanės, njė prej klubeve mė tė famshėm nė Slloveni, nė njė ndeshje kundėr kampiones sė Bullgarisė, Levski e Sofjes pėr Kupėn e Fituesve tė Kupave, duke e eliminuar kėtė tė fundit, edhe pse nė gjirin e tyre kishin jo pak, por shtatė lojtarė tė Kombėtares bullgare, pikėrisht nė vitin 1994, kur atėherė Bullgaria kishte dalė nė vendin e tretė nė botė nė Kampionatin Botėror tė zhvilluar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Fituam 2-1 nė Sofje, tė dy golat e shėnova unė. Edhe nė ndeshjen e kthimit fituam 3-1, dhe unė shėnova njė gol. Mė pas luajtėm kundėr gjermanėve tė Eintrahtit tė Frankfurtit. Dolėm 1-1 nė Slloveni dhe humbėm 1-0 nė Gjermani. Edhe Kliton Bozgo ka shėnuar gol nė Ligėn e Kampioneve. Mė pas Bozgo shkoi tė Admira Vaker nė Austri dhe tani ėshtė trajner nė njė skuadėr atje.
Sa lojtare shqiptarė tė tjerė kanė luajtur nė Slloveni?
Nė fakt, pėr tė thėnė edhe tė vėrtetėn me emrin e mirė qė krijova nė Slloveni, pas meje erdhėn edhe trajneri aktual i Vllaznisė, Edi Martini te Svoboda Ljubljana, Ilir Sillo, Artan Bano po te Svoboda e qė sot drejton Lushnjėn, Gjergji Dėma, Edmond Dalipi, trajneri aktual i Skraparit. Nė Slloveni kanė luajtur edhe Geri Ēipi (NK Maribor), Enekeleid Dobi (ND Beltinci) dhe Klodian Arbėri (NK Maribor), Mahir Halili (ND Gorica), Redi Jupi (NK Slavija), Viktor Paēo (NK Maribor).
Jeni ndėr tė parėt futbollistėt shqiptarė qė keni luajtur pėr njė skuadėr aziatike, nė Korenė e Jugut
Nė Kore shkova pėrmes lidhjeve qė kishte menaxheri im, Nexhmedin Haxhiu, ku luajta pėr ekipin Atom. Pas eksperiencės sė shkurtėr nė Kore u ktheva nė Austri, ku e nisa aventurėn austriake me Eisenshtadt nė Kategorinė e tretė, njė karrierė prej tetė sezonesh tė pandėrprera. Nė Kore ka luajtur edhe Adnan Ocelli, i cili aktualisht ėshtė trajneri nė Kroaci, pasi ka luajtur nė kėtė vend. Ishte interesant, se atėherė nė Kore fushat ishin me bar tė verdhė dhe jo me jeshil. Mbaj mend se Maradona, i cili kishte ardhur nė njė ndeshje miqėsore tė Argjentinės me Korenė e Jugut i bėri njė reklamė tė madhe. Gjithsesi, nuk arrita tė mėsoj gjuhėn koreane.
Dosti, jeni nje legjionar qė keni shėnuar mė shumė gola me skuadrat jashtė shtetit. Sa keni realizuar nė total?
Nuk kam lėnė skuadėr pa i shėnuar tė paktėn njė gol. Janė mbi 100 tė tillė. Mė thjesht, mesatarja ime e shėnimit tė golave shkon mbi 15 gola nė sezon, e duke pėrfshirė dhe ato qė kam realizuar nė Shqipėri janė vėrtet shumė. Jam krenar pėr ato gola, pasi shumė prej tyre janė realizuar nė mėnyrė spektakolare, si me roveshjatė, nga pozicione tė vėshtira.
Kampion nė Shqipėri me Partizanin, po me skuadrat jashtė shtetit ku keni luajtur a keni dalė?
Po, pėrveē Partizanit, skuadrės sė zemrės sime, njė fanellė qė e kanė ėndėrruar pėr ta veshur me qindra e qindra djem e sportistė. Gjithashtu, kam dalė kampion nė Slloveni me Olimpjan, por kam fituar edhe kupėn.
Cila ka qenė arma mė e fortė e Edmond Dostit pėr tė shėnuar kėtė numėr tė jashtėzakonshėm golash?
Unė jam njė lojtar tipik zone, lojtar goli. Teknik, tė dyja kėmbėt i pėrdorja shumė mirė, por dhe kokėn, edhe pse jam shtatshkurtėr. Po tė hyja nė 16-she nuk tė falja. Kam pasur njė nuhatje tė lindur pėr gol dhe kam qenė gjithmonė njė problem i pėrhershėm pėr mbrojtėsit e portierėt kundėrshtarė. Njė nga trajnerėt mė tė famshėm tė Sllovenisė e qė ka drejtuar edhe Olimpijan, Danilo Popivoda, u bė shumė shpejt adhuruesi im. Mė thoshte gjithmonė, se kisha njė lehtėsi tė habitshme pėr tė shėnuar gola. Mė thoshte se isha njė Asen Panchev i ri, njė prej futbollistėve mė tė famshėm tė Bullgarisė.
Kombėtarja shqiptare ka qenė disa herė afėr nėnshkrimit me trajnerė austriakė, si Hans Krankl, Herbert Prohaska, pavarėsisht se nuk ka nėnshkruar me ta.
Po, janė dy ish-futbollistė dhe trajnerė tė mėdhenj. Yjet e Austrisė janė Pecei, Hans Krankl, Toni Polster, Herbert Prohaska, Dietmar Konstantini, ky i fundit ėshtė dhe trajneri aktual i Austrisė. Krankl do tė ishte njė trajner shumė i mirė i Shqipėrisė, gjithmonė ka treguar respekt pėr futbollistėt shqiptarė. Vitin e kaluar, pas shkarkimit tė Ari Hanit, unė i ofrova Federatės Shqiptare tė Futbollit, Kurt Jarėn, njė trajner shumė i madh, por tratativa nuk pėrfundoi. Jara apo Krankl janė trajnerė qė kėrkojnė shumė disiplinė dhe tė pavarur nė vendimet e tyre. Me ta luajnė vetėm ata qė e meritojnė.
Keni luajtur katėr ndeshje me pėrfaqėsuesen shqiptare nė vitet 1991-1995, kundėr Gjeorgjisė, Uellsit, Lituanisė dhe Ēekosllavakisė, pra e njihni ambientin kuqezi. Sa kanė kontribuar trajnerėt e huaj nė futbollin shqiptar?
Kur unė kam luajtur me Kombėtaren trajnerėt kanė qenė shqiptarė. Gjithsesi, pėrsa u pėrket trajnerėve. Pėr italianin Xhuzepe Dosena nuk mund tė thuash ndonjė gjė, pasi drejtoi Shqipėrinė vetėm nė dy ndeshje. Pėr gjermanin Brigel, do tė thosha se e ndihmoi shumė fati, pasi Shqipėria ishte eksperienca e tij e parė si trajner i njė ekipi pėrfaqėsues. Pėr Oto Bariēin, mund ta them me plot gojėn qė ka qenė trajneri mė i mirė qė ka drejtuar Kombėtaren tonė. Nė Austri ka pasur njė emėr tė madh, pasi ēoi Salzburgun deri nė finalen e Kupės UEFA, nga ana tjetėr gėzon njė emėr tė madh nė vendin e tij nė Kroaci. Holandezi Ari Han nuk la ndonjė gjurmė tė dukshme.
Shqipėria tashmė ka njohur edhe kundėrshtarėt pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2012. Nė vėshtrimin tuaj si i shihni kundėrshtarėt dhe mundėsitė e Kombėtares sonė?
Ėshtė njė grup i vėshtirė. Trajneri i Kombėtares sonė, Josip Kuzhe, bėri deklarata realiste pas hedhjes sė shortit, duke theksuar se synon tė lėrė pas Bjellorusinė. Tė luash kundėr Francės e Rumanisė ėshtė njė punė e vėshtirė, por dhe kundėr Bosnjės tani ėshtė pak e sikletshme, pasi thuajse tė gjithė lojtarėt boshnjakė luajnė nė ekipe tė mėdha europiane.
Skeda
Edmond Dosti
Datėlindja: 5 shkurt 1969
Roli: Sulmues
Ekipet: Partizani, Laēi, Kastrioti, Pogradeci, Olimpija Ljubjana (Slloveni), Atom (Koreja e Jugut), Eisenstadt (Austri)
Kampion: Me Partizanin (1992-1993), me Olimpija Ljubjana (1993-1994)
Ndeshje me Kombėtaren: 5 (1911-1995)
Golashėnuesi mė i mirė i sezonit 1992-1993: 21 gola
Partizani Kampion 1992-1993
Ilir Shulku, Klodian Papa, Shahin Berberi, Adnan Ocelli, Afrim Myftari, Artan Bano, Alfons Muca, Sokol Meta, Altin Satka, Ardian Zhenga, Alban Tafaj, Andon Nikolla, Fabian Ziu, Edmond Dosti, Nikolin Coclli, Dritan Hoxha, Gert Jashari, Erjon Kasmi, Amarildo Zela, Denis Ndoci, Ardian Zhupa, Avenir Dani, Marko Pelinxhi, Ylli Shehu, Gent Lici, Ardian Aliaj, Edvin Kumaj. Trainer: Sulejman Starova.
Si e bėja tė vuante trajnerin e Sllovenisė
Sllovenia ėshtė njė ndėr 32 finalistet e Kampionatit Botėror Afrika e Jugut 2010. Tre vjet mė parė, Shqipėria barazoi pa gola nė tė dyja ndeshjet kundėr Sllovenisė, pėr mė tepėr qė trajneri i tyre Matjazh Kek ėshtė pėrmendur edhe si njė kandidaturė pėr stolin e Shqipėrisė. Pikėrisht Kek ka qėnė njė nga kundėrshtarėt e Edmond Dostit. Ėshtė normale rritja e Sllovenisė nė futboll, pasi investohet vazhdimisht, sidomos nė infrastrukturėn sportive. Sllovenia ėshtė njė vend me diēka mė shumė se 2 milionė banorė, ku 800 mijė prej tyre janė tė huaj. Sa pėr kuriozitet, trajneri Matjazh Kek ka qenė kundėrshtari im, kur unė luaja nė Slloveni pėr Olimpija Lubljanėn. ka qenė shok skuadre me beratasin Kliton Bozgo (ne foto bashke me Dostin), ky i fundit ka qenė edhe lojtari qė ka shėnuar mė shumė gola pėr Mariborin, po tė kemi parasysh vetėm periudhėn kur Slovenia doli si shtet mė vete pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė. Kek luante si mbrojtės dhe tė them tė drejtėn vuante shumė pėr tė mė markuar. Nuk duhet tė harrojmė se Mariborin ka luajtur edhe Geri Ēipi. Gjithsesi, nė Kombėtaren aktuale tė Sllovenisė luajnė lojtarė qė luajnė nė Itali, Gjermani, Holandė, Angli, Portugali, Francė, Rusi, Izrael, pra kanė njė grup futbollistėsh profesionistė. Nuk duhet tė harrojmė faktin tjetėr se Sllovenia ka disa trajnerė me emėr si Srecko Kataneci, Danilo Popivodėn, Bojan Prasnikarin, Branko Oblakun.
Salihi po bėn njė sezon tė madh
Nė kampionatin austriak luajnė aktualisht disa lojtarė shqiptarė, Hamdi Salihi, Roland Gėrcaliu dhe Atdhe Nuhiu. Po, pėr mua Hamdi Salihi ėshtė duke bėrė njė sezon tė madh nė kampionatin austriak, - thotė Dosti. Tė luash me Rapidin e Vjenės e tė shėnosh rregullisht gola pėr kėtė skuadėr ėshtė njė gjė e madhe. Salihi ka bėre sezone tė mėdha me Riedin dhe e meriton tė jetė pjesė e ekipit mė tė madh e mė tė famshėm. Kam parė disa ndeshje tė tij nė stadium, madje dhe gola tė tij. Nuhiu? Ėshtė vėrtet njė lojtar mė tė ardhme. Ėshtė pjesė e Kombėtares austriake U-21 dhe madje Atdhe Nuhiu i ka shėnuar edhe dy gola kundėr Shpresės sė Shqipėrisė, pasi tė dyja skuadrat ndodhen nė tė njėjtin grup kualifikues pėr Kampionatin Europian U-21 2011. Ėshtė njė djalė i talentuar. Me tė vėrtetė mė duket ēudi qė Kombėtarja jonė nuk e ka kėrkuar atė. Nuhiu ishte fillimisht pjesė e skuadrės sė Klagenfurtit, e qytetit ku jetoj, ndėrkohė qė ka kaluar te SV Ried, pasi Salihi iku tė Rapidi i Vjenės,
Golashėnuesit e kuq
Edmond Dosti ėshtė njė ndėr tetė golashėnuesit mė tė mirė historikė tė Partizanit, qė kanė fituar Kėpucėn e artė, duke u radhitur pėrkrah emrave tė mėdhenj si Refik Resmja (9 herė), Panajot Pano (3 herė), Robert Jashari (3 herė), Agim Murati (3 herė), Loro Boriēi (2 herė), Zihni Gjinali (1 herė), Dorian Bylykbashi (1 herė).
Goli mė i bukur
Janė shumė tė tillė dhe tė realizuar me mėnyra tė ndryshme. Njė gol qė e kam gjithmonė parasysh ėshtė i realizuar me rovjeshatė dhe ėshtė realizuar kundėr Vllaznisė. Por, ia vlen ta kujtoj edhe njė super-gol tė realizuar kur luaja me Laēin nė njė takim kundėr Erzenit, njė gol perfekt pėr nga realizimi
"Mungon infrastruktura"
Nė Shqipėri mungon infrastruktura cilėsore sportive. Pėrveē Tiranės e Dinamos, e ndonjė Bese nė rrethe, tė tjerat nuk kanė fusha stėrvitore cilėsore. Nė Austri edhe skuadra tė kategorisė sė pestė kanė ambiente stėrvitore me fusha mė tė mira se tė vetė stadiumit kombėtar Qemal Stafa.
Brezi im
Nga brezi im qė ka shkėlqyer nė Kroaci e Slloveni kanė qenė Kliton Bozgo, Besnik Prenga, Adrian Aliaj, mė kėtė tė fundit kemi shkuar bashkė nė njė ditė nė Kroaci, pasi edhe kishim luajtur bashkė te Partizani. Aliaj shkoi nė Belgjikė dhe unė Slloveni. Nė Kroaci luajtėn edhe Adnan Ocelli dhe Ylli Shehu.
Kopje Pipo Inzagi
Jam konsideruar nga tė gjithė trajnerėt si lojtari i lindur pėr tė shtyrė topin nė rrjetė. Jam tifoz i Milanit dhe mė pėlqen kur mė krahasojnė me Pipo Inzagin, por dy nga trajnerėt e njohur si Danilo Popivoda dhe Branko Oblaku mė cilėsonin shpesh si njė Panchev tė ri.
Ndeshjet me Kombėtaren
Kam luajtur kur trajner ka qenė Agron Sulaj, Bejkush Birēe, Neptun Bajko dhe Astrit Hafizi. Ndeshja ime i parė ėshtė ajo kundėr Ēekosllovakisė nė Qemal Stafa (1 maj 1991) pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 1992. Humbėm atė takim 2-0. Luajta si zėvendėsues. Gjithsesi, kam luajtur edhe kundėr Greqisė nė Patra, e mė pas edhe kundėr Gjeorgjisė, Uellsit dhe Lituanisė
Mėsova nga Pano
Edmond Dosti, golashėnuesi mė i mirė i Partizanit nė sezonin 1992-1993, kujton legjendėn e madhe tė futbollit shqiptar, Panajot Pano, tė ndarė nga jeta mė 19 janar nė Shtetet e Bashkurara tė Amerikės: E kam pasur trajner te Shpresat, kur Pano drejtonte sė bashku me Lin Shllakun nė vitin 1983. Nga profesor Pano, kėshtu e thėrrisnim ne, kam mėsuar shumė gjėra nga futbolli.
KĖPUCĖT E ARTA TĖ PARTIZANIT
Sezoni Lojtari Gola
2004/05 Dorian Bylykbashi 24
1992/93 EDMOND DOSTI 21
1978/79 Agim Murati 14
1977/78 Agim Murati 14
1976/77 Agim Murati 12
1969/70 Panajot Pano 17
1964/65 Robert Jashari 14
1963/64 Robert Jashari 9
1962/63 Robert Jashari 18
1961 Panajot Pano 17
1960 Panajot Pano 12
1958 Refik Resmja 6
1957 Refik Resmja 11
1956 Refik Resmja 17
1955 Refik Resmja 23
1954 Refik Resmja ??
1953 Refik Resmja ??
1952 Refik Resmja ??
1951 Refik Resmja 59
1950 Refik Resmja ??
1949 Loro Boriēi 12
1948 Zihni Gjinali 11
8 lojtarė qė e kanė fituar bashkėrisht nė total 22 herė Kėpucėn e artė
20 fituesit e fundit tė Kėpucės sė artė
Sezoni Golashenuesi Klubi Gola
2008/09 Migen Memelli Tirana 22
2007/08 Vioresin Sinani Vllaznia 20
2006/07 Vioresin Sinani Tirana 23
2005/06 Hamdi Salihi Tirana 29
2004/05 DORIAN BYLYKBASHI PARTIZANI 24
2003/04 Vioresin Sinani Vllaznia 36
2002/03 Mahir Halili Tirana 20
2001/02 Indrti Fortuzi Tirana 24
2000/01 Indrit Fortuzi Tirana 30
1999/00 Klodjan Arbėri Tomori 18
1998/99 Artan Bano Lushnja 22
1997/98 Dorian Bubeqi Shkumbini 26
1996/97 Viktor Paco Flamurtari 14
1995/96 Altin Cuko Laēi 21
1994/95 Arben Shehu Luftetari 21
1993/94 Edi Martini Vllaznia 14
1992/93 EDMOND DOSTI PARTIZANI 21
1991/92 Edmir Bilali Vllaznia 20
1990/91 Kliton Bozgo Tomori 29
1989/90 Kujtim Majaci Apollonia 19
Golashėnuesit sipas ekipeve
Partizani: 8 lojtarė (22 herė nė total)
Tirana: 12/15
Vllaznia: 6/7
Dinamo: 4/9
Tomori: 4/4
Flamurtari: 2/3
Besa: 1/2
Skėnderbeu: 2/2
Apollonia: 1/2
Laēi: 1/1
Shkumbini: 1/1
Luftėtari 1/1
Lushnja 1/1
Gjithsej 13 ekipe kanė nxjerrė 41 golashėnuesit mė tė mirė nė kampionat
Dash Frasheri, Albania Sport |
|
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
|
|
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.
Ju lutemi te futeni ne faqe.
Nuk ka asnje vleresim.
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
|
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.
|
|